Author: Hamdi Kumanova

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë, ose 56 për qind, kanë besim në Bashkimin Evropian, sipas rezultateve të anketës së vjeshtës nga Eurobarometrit për vitin 2024. Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës shprehin të njëjtin nivel besimi ndaj BE-së si qytetarët e Maqedonisë. Ndër vendet e tjera kandidate për anëtarësim, besimi në BE është më i lartë në Shqipëri me 81 për qind, përpara Malit të Zi me 75, Kosovës me 70 dhe Gjeorgjisë me 58 për qind. Moldavët shprehin besim më të ulët në BE sesa qytetarët e Maqedonisë, me 52 për qind, që megjithatë tregon se shumica e qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Rreshjet e borës që nisën një ditë më parë, kanë mbuluar zonat më të larta përfshirë këtu edhe Kodrën e Diellit dhe bashkë me këtë pritet të fillojë sezoni i ri turistik informon  Tetovasot.Autoritetet atje thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një sezon pozitiv  dimërorë. Kjo qendër turistike është zbukuruar nga reshjet intensive që vazhdojnë të shtojnë trashësinë e borës në ato zona malore. Përkundër reshjeve të dendura të borës, rrugët janë të kalueshme për në Kodër të Diellit, por nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes. Temperaturat minimale…

Lexo më Shumë

“Si në një film të keq krimi, në mes të Shkupit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një dyqan të njohur të pajisjeve, në parkun e qytetit” thonë nga LSDM. “Ndërsa dyqani ishte ende duke punuar, kriminelët me kapuç në kokë dhe mjete shpërthyese kryen një grabitje të armatosur të pacipë. Qytetarët nuk janë më të sigurt jo vetëm në rrugë por edhe në dyqane. Siguria e qytetarëve është tërësisht e prishur për shkak të paaftësisë së Toshkovskit. Vetëm një ditë para kësaj grabitjeje të armatosur është djegur flamuri i Maqedonisë dhe është gjuajtur automatiku. Sulmuesit nuk janë…

Lexo më Shumë

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar institucionet që sipas tij në kohë rekord sanuan dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Ai thotë se të gjitha sfidat i tejkalojmë bashkë. Postimi i plotë: Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale e cila në Kodin penal të Maqedonisë është paraparë si – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 22, si dhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3. I dyshuari 33-vjeçar dhe më 15 korrik 2023, në Hanioti të Republikës së Greqisë, së bashku me një person tjetër të panjohur për momentin, me dashje i kanë marrë jetën tashmë të ndjerit Orhan Bajrami dhe…

Lexo më Shumë

Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit, -3 në Mavrovë, -2 Krushevë, -1 Berovë, 0 Ohër, Pretor, Prilep, 1 Tetovë, Manastir, Dibër, Kriva Pallankë, 2 Strumicë, Vinicë, 3 Shkup- Zajçev. Rid, Kumanovë, Shtip, 4 Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Kavadar, 5 Gjevgjeli. Lartësia e borës arrin në 22 cm në Berovë, 10 në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, 7 Krushevë dhe Pretor. Gjatë natës ka mbizotëruar mot me reshje shiu, ndërsa në male me borë. Në disa vende ka fryrë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Lexo më Shumë

Nga 1 janari qytetarët do të përballen me tarifa më të larta të energjisë elektrike, por ende nuk dihet saktë përqindja e rritjes së çmimit. Sh.A. ESM tashmë i ka ofruar EVN Home çmimin prej 62 euro për megavat-orë, që paraqet një rritje prej 3.3% krahasuar me 60 euro aktuale, përcjell INA. Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) javën e ardhshme do të shpallë vendimin përfundimtar, pasi të jenë finalizuar tenderët e energjisë elektrike për humbjet në transmetim dhe shpërndarje. Kryetari i KRRE, Marko Bislimoski thotë se komponenta kyçe për çmimin përfundimtar është kostoja e humbjeve në rrjet dhe analizat janë…

Lexo më Shumë

Medai Shaholli Sipas zv/ ministrit të Punëve të Brendshme Astrit Iseni, do të hapet procedurë disciplinore për policin që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë! Edhe pse disa media proqeveritare të afërta me VREDl-n e vonuan publikimin e lajmit për skandalin me flamurin shqiptar për gati dy orë, lajmi kishte marre dhenë dhe nuk mund të mbahej më pa u informuar opinioni. Që skandali të dukej më i butë media pro VRED-it sajuan zbutjen e skandalit përmes zv/ ministrit Iseni, i cili vjen nga VRREDl, ku tha se do të ketë masë disciplinore për policin që baltosi flamurin shqiptar. Le të…

Lexo më Shumë

S’dihet nëse Qeveria do të merr borxh shtesë nga banka kineze Eksim, për të përfunduar ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se kjo autostradë, e cila po ndërtohet gati 11 vjet, do të kushtojë më shumë se 600 milionë euro, aq sa është shpenzuar deri më tani. “Nga do të vinin ato para, përsëri nga banka kineze Eksim?” Kjo kredi ndoshta do të vazhdohej, por ne nuk jemi duke menduar për këtë sepse po bëjmë çmos që të mos ndodhë. Kemi 16 rrëshqitje që po i zgjidhim dhe në varësi të mënyrës se si do të zgjidhen në…

Lexo më Shumë

Pothuajse gjysma (49.6%) e të rinjve nuk janë përfshirë asnjëherë në ndonjë organizatë apo klub, duke përmendur si arsye detyrimet e tyre ekzistuese në shkollë apo në punë. Dy të tretat e të rinjve në rajonin e Pollogut nuk kanë punuar kurrë individualisht ose në grup për të zgjidhur ndonjë problem në komunën e tyre. Nëse do të kishin mundësi të largoheshin, 76.3 përqind e të rinjve thanë se do të largoheshin nga vendi, transmeton Portalb.mk. Këto janë pjesë e gjetjeve kryesore nga hulumtimi “Nevojat e të rinjve në nivel lokal”, i realizuar në rajonin planor të Pollogut, nga Shoqata qytetare “Të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me ngjarjet e djeshme në Shkup gjatë shënimit të 28 Nëntorit. Toshkovski tha se Policia e RMV-së tashmë dhe se janë ndaluar tetë persona. “Tashmë janë arrestuar tetë persona. Katër pjesëmarrës në një përleshje dhe 4 personat e tjerë u arrestuan pasi për ta kemi dyshimin 319 të Kodit Penal, që bën fjalë për nxitje të urrejtjes racore dhe fetare, për të cilën parashikohet dënim me burg prej 1 viti, njëri prej tyre është i mitur dhe tre janë të rinj nga mosha 18…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për ligjin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ky ligj, i miratuar nga qeveria e kaluar, është i paplotë, dhe se ka qenë vetë qeveria e shkuar që e ka çuar këtë ligj për mendim në Komisionin e Venecias. Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti u shpreh se Komisioni i Venecias ka nënvizuar se dy nga nenet kyçe të ligjit, të cilat lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Kjo sipas tij ka…

Lexo më Shumë