Tridhjetë shtëpi në një zonë banimi në Uellsin jugor janë evakuuar pasi një gropë e madhe u shfaq në mes të rrugës. Sipas mediave britanike, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg pasi vrima prej rreth 15 metrash u shfaq në Nant Morlais, Pant, Merthyr, më 1 dhjetor. Oficerët e këshillit dhe policia janë në vend duke punuar me agjenci të tjera. Një deklaratë nga Këshilli Merthyr tha: “Nuk nevojitet ndihmë apo mbështetje e mëtejshme në këtë moment, por faleminderit të gjithëve që e kanë ofruar atë. Siguria është prioriteti ynë kryesor”. Ata lëshuan gjithashtu një paralajmërim, duke…
Author: Hamdi Kumanova
Një gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL) thotë se është rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë derisa po ecte pranë Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi. Jano Chkadua, avokat i gazetarit Beka Beradze, i tha REL-it se klienti i tij tha se po ecte pranë një proteste kundër Qeverisë mëngjesin e 1 dhjetorit kur u kap nga forcat e sigurisë. Beradze i tha avokatit të tij se nuk ishte duke punuar në atë kohë dhe po ecte me miqtë pranë shtëpisë së tij, në zonën e protestave të nxitura nga vendimi i Qeverisë këtë javë për t’i pezulluar bisedimet…
Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër AIDS e gjeti Shqipërinë edhe me 119 persona të tjerë të infektuar me HIV/AIDS, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Drejtuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha për Zërin e Amerikës se këtë vit u raportua edhe për disa bebe të lindura me HIV pozitiv. Diagnoza e vonë dhe shoqërimi i HIV-it me sëmundje të tjera mbeten shqetësime kryesore. Në Shqipëri janë shtuar këtë vit edhe 119 persona të infektuar me HIV, nga të cilët 30 janë femra, 89 meshkuj, 4 fëmijë, 14 të rinj dhe 101 të rritur, sipas të…
MPJ e Italisë dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, mirëpret ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka dënuar ashpër sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit. Në një reagim të bërë në platformën “X”, MPJ e Italisë e cilëson sulmin të neveritshëm. Tutje thonë se kanë mirëpritur reagimin e shpejtë të KFOR-it dhe EULEX-it ndaj autoriteteve dhe popullit të Kosovës. “Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor të Zubin Potokut, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit. Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i autoriteteve dhe popullit të Kosovës,…
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me veprimin më të fundit të Joe Biden, përpara dorëzimit të detyrës. Pasi Biden i fali dënimin djalit të tij, Hunter Biden, Trump e ka krahasuar me rebelët që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021. “A i përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh? Një abuzim dhe dështim i tillë i drejtësisë!”, postoi ai në Truth Social. Trump i është referuar vazhdimisht të burgosurve si “pengje”, pavarësisht se një gjykatës e ka hedhur poshtë më parë këtë…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut në veri më 29 nëntor, kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonën e prekur. “Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha KFOR në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Kosova e bëri këtë kërkesë në përputhje me marrëveshjen…
Veriu i vendit kohëve të fundit ka qenë bazë e shpërthimeve të shumta, si në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ashtu edhe në komunën e Zveçanit dhe stacionin policor. E shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit ka lënë pasoja të mëdha, ku edhe sot në mëngjes Mitrovica është zgjuar pa ujë të pijshëm. Kështu bën të ditur gazetari Urall Boshnjaku. “Mitrovica u zgjua pa ujë të pijes, dhe kjo për fat të keq ka ndodhur pa paralajmërim”, u shpreh Boshnjaku. Tek pjesa ku ka ndodhur shpërthimi në Varagë të Zubin Potokut, ka vazhdimisht patrullime nga Policia e Kosovës,…
Në kuadër të asamblesë së përgjithshme të 24-të të Dhomës Amerikane, e cila u zhvillua javën e kaluar, u ndanë çmime për praktikat më të mira të përgjegjësisë sociale (CSR) për kompanitë anëtare. Kompania Zegin u vlerësua si kompani me një nga praktikat më të mira shoqërore, përmes projektit “Partneriteti i Donacioneve”, i cili mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Oda Ekonomike Amerikane. Njohja i referohet garës humanitare “Zegin Spectrathon – një garë heronjsh në të gjitha ngjyrat” si pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin e personave me autizëm, e cila është në fokus të Zeginit për këtë vit. Nëpërmjet garës…
Për 6 muaj, Mickoski mbërriti autoritarizmin, për të cilin Gruevskit iu deshën 10 vite”, kështu akuzon LSDM pushtetin aktual. Ata thonë se po vërehet një tendencë jodemokratike që në vend se të ndërtohet sistemi i pavarur gjyqësor, Mickoski, përmes kërcënimeve, përpiqet ta robërojë dhe të vendos nën kontroll të plotë partiak. Është e qartë se qëllimi i OBRM-PDUKM-së asnjëherë nuk ka qenë të krijohet gjyqësori i pavarur. Përkundrazi, strategjia e tyre është e qartë: me shantazhe, kërcënime dhe arrestime, duan të vendosin një gjyqësor që do të shërbejë ekskluzivisht për interesa partiake të kësaj qeverie. Kjo është e palejueshme dhe…
30 ditë paraburgim për një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj. Shtetasi I RMV-së ka qenë I rekrutuar për të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, si pjesë e një formacioni të ushtrisë ruse. Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare gjatë ditës së djeshme më 29 nëntor, në PTHP-në për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dorëzuar kallëzim penal kundër shtetasit të RMV-së me iniciale J.K për vepërn e kryer penale “pjesëmarrje në ushtri të huaja, polici apo formacione paraushtarake dhe parapolicore”.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar. “Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe I njejti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me arrestimet për përdhosje të flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar shqiptar, përcjell TV21. Ademi thotë se nuk ka trajtim të njëjtë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin. “Përderisa shqiptarët, përshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion nuk ka, madje as për policin, për të cilin paralajmërohet vetëm procedurë diciplinore, jo edhe penale. Ai sot shëtitet lirshëm duke u krekosur me gjestin “patriotik” të tij. E gjithë kjo drejtësi selektive realizohet nën slloganin “Македонија повторно твоја””, ka shkruar Ademi.

