Author: Hamdi Kumanova

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për të formuar një koalicion pro-perëndimor. Votimet e 1 dhjetorit janë mbajtur një javë pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në këtë shtet, në të cilat një kandidat pro-rus, i të djathtës ekstreme, ka arritur të kalojë në rundin e dytë zgjedhor. Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Banorët e Rumanisë – vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – janë në pritje të rezultateve përfundimtare, pasi…

Lexo më Shumë

Elon Musk po përpiqet të detyrojë gjykatën të ndalojë kalimin e OpenAI në një entitet fitimprurës, tregon një dosje e re. Në një mocion të paraqitur të premten, avokatët e Musk i kërkuan Gjykatës së Qarkut të SHBA për Qarkun Verior të Kalifornisë që të lëshonte një urdhër kundër OpenAI, duke e penguar atë të përfundonte kalimin e saj nga një kompani jofitimprurëse në një kompani fitimprurëse. Nëse pranohet, kërkesa për një urdhër ndalimi do të pengonte tranzicionin fitimprurës të OpenAI dhe do ta detyronte kompaninë të ndalonte partneritetin e saj me Microsoft. Musk dhe CEO i OpenAI Sam Altman…

Lexo më Shumë

Gjendja socio-ekonomike e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Që nga përfshirja jonë në ekzekutiv, kemi filluar të ndërmarrim hapa konkretë për të përmirësuar mirëqenien ekonomike të qytetarëve, duke dëshmuar se ndryshimi është më shumë se një premtim, është realitet i bazuar në vepra. Zotimet për ne janë të shenjta kur qytetarët të japin përgjegjësi t’i përfaqësosh në ekzekutiv. Andaj koalicioni VLEN që kur u bë pjesë e ekzekutivit, si prioritet të saj ka vënë mirëqenien ekonomike të qytetarëve si dhe zotimet e dhëna për të njëjtën. Si rrjedhojë me kënaqësi informojmë qytetarët se në buxhetin e vitit të ardhshëm…

Lexo më Shumë

Komisioni rregullator për energjetikë sot pritet të kumtojë nëse dhe për sa do të shtrenjtohet rryma nga 1 janari Në tenderin e fundit të EVN HOUM u ofrua çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari. Kryeminsitri Hristian Mickoski disa herë deri më tani në deklarata për mediumet tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse…

Lexo më Shumë

Sot në orët e mëngjesit në Kumanovë është djegur edhe vetura e Prokurorit Xhelal Bajrami, ku sipas informacioneve të para jozyrtare persona kanë përdorur paisje për bllokim të kamerave. Siç njoftoi Klan Maqedoni mëngjesin e sodit se një rast tjetër i djegies së zyrës ishte ajo e Fitor Jakupit, këshilltarit të BDI-së në Kumanovë ku disa persona të panjohur ia kanë vënë flakën zyrës së tij. Këtë ai vetë e konfirmuar në rrjetin social facebook ku shkruan: “Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u…

Lexo më Shumë

Regresi për pushim vjetor këtë vit do ta marrin të gjithë, si punëtorët në sektorin privat ashtu edhe ata në sektorin publik. Mbi 84 mijë të punësuar në administratë do të marrin nga 11 mijë denarë K-15. Për të punësuarit në sektorin privat, K-15 këtë vit do të jetë rreth 16.800 denarë, ose 40% e pagës mesatare të paguar gjatë tre muajve të fundit. Pagesa duhet të realizohet deri në fund të vitit, ndërsa ligjërisht mund të fillojë të paguhet nga muaji maj. Kushti për pagesën e K-15 është që punëtori të ketë punuar të paktën gjashtë muaj gjatë vitit…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi, ndërsa në pjesët më të larta të vendit ka mbetje të borës “Në qafën malore të Mavrovës ka ndalim qarkullimi për automjete të rënda. Ndalim për automjete të rënda është vendosur edhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, në drejtimin fshati Lisec – Kodra e Diellit, kurse për pjesën tjetër të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirët)”, thonë nga LAMM. Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate kanë njoftuar se kanë shpallur konkurs për punësimin e 101 punonjësve Në Konkurs janë të caktuara kushtet dhe procedura për aplikim dhe përzgjedhje. Bazuar në nenin 71 dhe 72 të Ligjit për Punët e Brendshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 42/14, 116/14, 33/15, 5/16, 127/16, 142/16, 190/ 16, 21/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV-së” Nr.108/19, 275/19, 110/21 dhe 89/22), dhe në lidhje me Rregulloren për mënyrën e selektimit dhe përzgjedhjes së personave që themelojnë marrëdhënie pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”…

Lexo më Shumë

Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një shkollë në Çellopek, sepse fëmijët shqiptarë në një aktivitet kulturor kishin veshur uniforma që përkujtojnë historinë dhe krenarinë e kombit shqiptar, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së. “Kjo është vazhdimësi e politikave antishqiptare që po zbatohen muajt e fundit, duke sulmuar çdo shprehje të identitetit dhe historisë shqiptare. Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim. Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk lejoi dhe si do të lejojë që aktivitete të tilla të shndërrohen në…

Lexo më Shumë

Këshilltari komunal në komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi përmes një shkrimi ka njoftuar se i është djegur zyra e tij private në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas tij, incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. “Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë”, ka shkruar Fitor Jakupi. https://www.facebook.com/fitor.jakupi/posts/8891563434241991?ref=embed_post

Lexo më Shumë

Objekti i Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme për sa i përket infrastrukturës. Objekti i kësaj Qendre shëndetësore pothuajse asnjëherë nuk është renovuar. Ky institucion shëndetësor ka një fasadë të dëmtuar dhe pamje aspak të mirë, edhe pse aty ofrohen disa shërbime shëndetësore. Është ndërtuar para 80 viteve dhe asnjëherë nuk janë bërë investime serioze për të përmirësuar gjendjen e objektit. Autoritetet e pushtetit qendror premtojnë përmirësimin e gjendjes, por për këtë do të duhet të pritet viti i ardhshëm. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se tërësisht ky objekt…

Lexo më Shumë

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viqentijeviqit, i arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të kryer kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në zonën e Zubin Potokut më 29.11.2024. Caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Millosh Delloviq. Në një konferencë për media pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Prishtinës, avokati Delleviq tha se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë. Sipas avokatit, i pandehuri ka thënë se në kohën kur ka ndodhur sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ka qenë në…

Lexo më Shumë