Author: Hamdi Kumanova

Nga ASH-ja e Selës kanë dënuar sulmet në Kumanovë ku përmes një kumtese thonë se Kumanova sërish është zgjedhur si arenë e skenareve të rrezikshme. Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve. Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.…

Lexo më Shumë

Prokurori Xhelal Bajrami, nga Prokuroria Publike e Republikës, thotë se nuk ka dyshime se kush i ka djegur veturën. “Unë nuk dyshoj për askënd dhe as nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga askush. Pres që shumë shpejt autori apo autorët të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka thënë Bajrami për “Fokus”. Mbrëmë në Kumanovë i është djegur vetura e prokurorit Xhelal Bajrami. Përveç veturës së tij, mbrëmë i është djegur vetura dhe dyqani i këshilltarit në komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi nga BDI. Në vitin 2016, Bajrami është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Publike të Republikës. Ai më parë ka…

Lexo më Shumë

Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Sulmet personale, presionet politike dhe manipulimet publike që përshkruan zonja Dameva janë një pasqyrë e qartë e qeverisë jolegjitime dhe të papërgjegjshme, e cila nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit. Kështu ka reaguar BDI, pas dorëheqjes së kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ndërsa lidhet me akuzat dhe kërcënimet që kryeministri Hristijan Mickoski u bën autoriteteve të gjyqësisë. “Kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të garantojë një…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.722 thirrje në Numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente 112. “Nga ato thirrje ‘reale” kanë qenë 60,63 për qind, ndërsa 39,37 për qind kanë qenë për nevoja tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 42,2 për qind, drejt ndihmës mjekësore 23,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,06 për qind e thirrjeve reale në 112″, thuhet në kumtesë. Në njoftim thuhet gjithashtu se në fshatrat Tanushë, Brezë dhe Malinë ka edhe borë edhe erë dhe rruga është e pakalueshme.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,72 % në raport me vendimin e datës 25.11.2024. Nga data 3.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 45,258 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë…

Lexo më Shumë

Këshilli Fiskal, një institucion shtetëror i themeluar nga Kuvendi, në lidhje me Strategjinë Fiskale (2025-2029), i ka dorëzuar legjislativit një opinion me të cilin kërkon që në vitin 2026 të rritet mosha për daljen në pension. Në strategjinë e miratuar nga shumica qeveritare rekomandohet që mosha për të drejtën e pensionit për burrat dhe gratë të zhvendoset në 67 vjeç. Deri tani, vetëm partia Levica ka reaguar ndaj këtij propozimi. Ata thonë se, nëse qeveria ndërmerr një politikë të tillë pensionale, do të shndërrojë punëtorët maqedonas në shërbëtorë dhe e ftojnë Këshillin Fiskal të rishikojë opinionin e tij. Akademiku Abdulmenaf…

Lexo më Shumë

Bashkësitë fetare në vend dolën me deklaratë të përbashkët, duke apeluar për uljen e tensioneve ndërmjet komuniteteve. Në deklaratën e dalë pas takimit të përbashkët u bëhet thirrje qytetarëve të mos bien pre e nxitjeve siç theksojnë për prishjen e bashkëjetesës. Gjithashtu apelojnë që qytetarët të ruajnë respektin e ndërsjellë. “Të jetosh në një shoqëri multikulturore është bekim i madh. Takimi me kultura te ndryshme sjell mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë. Zoti na ka dhënë të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj, ne, krerët e Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arkipeshkia…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm në Kumanovë, disa persona kanë vënë zjarr ndaj disa veturave dhe një objekti, ndërkaq personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokimin e kamerave. Informojmë se institucionet përkatëse dhe përfaqësues të MPB-së kanë inspektuar vendin ku ka ndodhur rasti dhe se gjatë ditës do të dalim me detaje të reja. MPB ka indikacione se në ngjarjet e mëngjesit në Kumanovë përkojnë me qerim hesapesh nga e kaluara nga grupa të caktuara kriminele. MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi Siguria e qytetarëve është…

Lexo më Shumë

Moti i keq në Juglindje të vendit, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore ka shkaktuar probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike. A2 CNN raporton se të paktën 300 familje në fshatrat e njësisë administrative Miras kanë mbetur pa energji. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë drejtorisë rajonale të OSSHE të qarkut të Korçës ndërkohë që pa energji elektrike janë edhe 19 familje në fshatrat Lavdar i Vjetër dhe Lozhan. Të njëjtat burime thanë se një ditë më parë pa energji elektrike kanë qenë mbi 5500 familje në gjithë juglindjen, ku pjesës më të madhe tashmë…

Lexo më Shumë

Luiza Duraki është nje politikane e re dhe me perspektivë në Belgjikë, me prejardhje nga fshati Haraçinë i Shkupit. Ajo vazhdon sukseset politike edhe pas zgjedhjeve të fundit lokale që u mbajtën në shtetin belg dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë nënkryetare e komunës së mirënjohur Anderlecht në Bruksel. “Sot kam bërë betimin si nen-kryetare (Échevine) në Anderlecht. Aftësitë e mia do të përfshijnë mësimdhënien, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat. Këto janë çështje të rëndësishme për fëmijët tanë. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ju për mbështetjen tuaj dhe për besimin në aftësitë e mia. Jam e emocionuar për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot në orën 11 do të ketë paraqitje publike. Dameva javën e kaluar në deklaratë për meidumet tha se ka pasur të drejtë të qëndrojë edhe tetë muaj në krye të institucionit. “Duke pasur parasysh se dy herë ishin sjellë Vendime për shkarkim të kryetarit të Këshillit, më 26.04.2024 dhe më 04.05.2024, e pashë të nevojshme vetëm të definohet data e saktë deri kur duhet ta kryej funksionin në kohëzgjatje prej dy viteve. Për çështjen juridike rreth kohëzgjatjes së mandatit, edhe pse anëtarët e Këshillit kanë qëndrimin e vet, megjithatë u konsultuan edhe ekspertë…

Lexo më Shumë

Të gjithë banorët e fshatit Leunovë, të cilët ishin të bllokuar stuhia e borës janë evakuuar. Edhe vizitorët e një hoteli në Mavrovë, të cilët gjithashtu mbetën të ngujuar si pasojë e bllokimit të rrugëve, janë evakuuar. Autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve. Ndërkaq, komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte të dimrit por pa probleme të theksuara. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë Perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi. Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese ka në zonën malore Mavrovë. Në drejtimin rrugor Tetovë-…

Lexo më Shumë