Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në pikën kufitare “Bllacë” është parandaluar tentativa për kontrabandë të pajisjeve për celularë, përcjell TV21. “Është parandaluar tentativë për kontrabandë të 682 maskave të celularëve, si dhe 61 kabllove, 10 dëgjueseve, mbajtëseve, karikuesve dhe folieve për xham të celularit. Produktet e padeklaruara janë zbuluar nga doganierët në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të një veture të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë me rastin e hyrjes në vend”, thonë nga Drejtoria e Deoganave.
Author: Hamdi Kumanova
Më 02.12.2024, në ora 13:30, në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan E.M. (44) nga Tetova. Tek ai u gjet një automjet tip “Opel Zafira” me targa të Tetovës, pronë e H.M. (62) nga fshati Xhepçisht, i cili të njëjtën ditë, rreth orës 09:00, kishte raportuar se automjeti i ishte marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht. Automjeti i marrë iu kthye pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Nga slogani i LSDM-së “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe,” por edhe nga drejtësia për të cilën shpresonin disa prej pjesëmarrësve në Revolucionin e Larmë, sot sistemi i drejtësisë është në fund, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe prokurori është afër zeros. Shpresa për drejtësi, në të cilën u fokusua LSDM-ja, përfundoi pa lavdi me emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë dhe Zajas, të cilët nuk veprojnë sipas pretendimeve për krim, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga thirrjet e Zoran Zaevit se do të sjellë drejtësi në Maqedoni, ka mbetur vetëm klientelizmi i gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë…
MPB Maqedoni njofton se me datë 03.12.2024 në ora 00:15 në afërsi të fshatit Stojakovë, komuna e Bogdancit, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria personin M.E.(28) nga Republika e Shqipërisë. “Në orën e përmendur, me mjetin Hyundai që drejtonte, ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Ai ndaloi me shpejtësi mjetin dhe u largua me vrap”. “Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit në terren, i njëjti është gjetur dhe privuar nga liria, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (nga katër…
Një gjerman është arrestuar në Graçanicë. I njëjti gjatë verifikimit nuk ka rezultuar se ka hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë. Siç bën të ditur policia, i dyshuari pas inicimit të rasti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nuk jepen detaje tjera.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ky i fundit akuzohet për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vendosë në seancë paraprake nëse do pranojë kërkesën e SPAK për të kaluar dosjen për gjykim ose jo. Më herët, Dogjani ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të trajtuar një rast të grabitjes së pronës publike në Tiranë, konkretisht për një pronë ku ai vetë banon. Dogjani ka shpjeguar se një ndërtues kishte zaptuar një pronë publike dhe kishte legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme një tokë…
Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 41-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer veprën “Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Më 25 nëntor, i dyshuari me dashje ka vënë zjarrin në ambientet e Odës së Avokatëve të RMV-së në rrugën “Metoda Shatorov-Çarlot”, duke shkaktuar kështu rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pronën në përmasa më të mëdha. “Një javë më parë, i dyshuari kishte marrë një sëpatë me dorezë gome, një çakmak me gaz, doreza mbrojtëse dhe 48 çakmakë vajguri. Në mëngjesin kritik,…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së, transmeton TV21. “Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë. Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase. Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku…
Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur pasditen e djeshme në një park në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Për rastin në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) Shkup nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, ku është dërguar i lënduari. “Sot (02.12.2024) nga Spitali Shtetëror Qeveritar “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë Xh.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit është lënduar në park në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ në Shkup”, njofton MPB. Ministria e Brendshme nuk bën të ditur moshën e të plagosurit…
Pas akuzave nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Ziadin Selës përmes një komunikate se nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN, ka reaguar Fatmir Beqir Limanipërmes një postimi në Facebook: Postimi i plotë nga Fatmir Beqir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Pas dorëheqjes nga të gjitha pozitat duhej të siguroja mirëqenien familjare pavarsisht forcës fizike, me të cilën disponoja pas një trajtimi…. Në vend të përkuljes përzgjodha largimin e përkohshëm nga vendlindja, për të gjetur punë dhe të siguroja mjete, të cilat më vonë do të shërbenin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “360 gradë” tha se koalicioni me BDI-në në vitet e kaluara e ka dëmtuar rëndë pozitën e LSDM-së. Ai theksoi se vlerat do të jenë baza më e rëndësishme për koalicionet e ardhshme, duke theksuar se gabime të tilla nuk do të përsëriten. “Ne ishim servil ndaj partnerëve tanë të koalicionit dhe ata abuzuan me gjerësinë tonë. Nuk ia vlen të qëndrojmë në Qeveri apo ta mbajmë Qeverinë për një periudhë më të gjatë, duke e dëmtuar rëndë pozitën tonë”, tha Filipçe. Ai e shpjegoi këtë qëndrim si pjesë të mësimeve…
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive. “Do të shprehim pakënaqësinë tonë për ngritjen ironike të pagës dhe do të kemi një lutje për deputetët që ta votojnë nismën qytetare, për t’Iu kthyer të drejtat…

