Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme duhet të miratojë vendim në lidhje me aplikimet e komunave për projekte infrastrukturore dhe kapitale në thirrjen qeveritare për ndarjen e 100 milionë eurove. Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në mesditë njoftoi se ka mbaruar procedura e përzgjedhjes se cilat projekte do të pranohet dhe cilat jo. “Në seancën e sotme e cila duhet të fillojë për dhjetëra minuta, mendoj se do të miratohet vendim pasi që tanimë formalisht procesi i selekcionimit ka mbaruar. Kështu që, tanimë në periudhën që vijon deri në fund të muajit, institucionet kompetente do t’i nënshkruajnë marrëveshjet…
Author: Hamdi Kumanova
Zhvillimi i infrastrukturës digjitale, avancimi i shkathtësive digjitale të qytetarëve, modernizimi i shërbimeve publike dhe mbështetja e bizneseve në transformimin digjital, janë shtyllat kryesore të Strategjisë Nacionale për Zhvillimin Informatiko-komunikues dhe Telekomunikues, e cila do të hartohet në periudhën në vijim, shkruan Alsat. Në lidhje me atë nëse Strategjia do t’i detyrojë institucionet t’i këmbejnë informatat dhe dokumentet në vend që qytetarët të enden nëpër sportele, ministri Stefan Andonovski thekson se kjo do të parashikohet, megjithatë momentalisht është e pamundur. “Por ajo për momentin është e pamundur pasi që nuk keni fillimisht Platformë për Interoperabilitet të cilën e shfrytëzojnë të…
Në lidhje me incidentin e armatosur të ndodhur më 14 tetor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, pas kallëzimit penal nga MPB kundër tre personave, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë penale kundër tyre për veprën penale – Pjesëmarrja në përleshje nga neni 132 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Prej tyre, për dy prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ndërsa një i dyshuar aktualisht është në arrati dhe nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Për një person tjetër, pjesëmarrësi i katërt në ngjarje,…
Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti organizatë joqeveritare propozimin e VLEN-it për Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art, përcjell TV21. Mickoski tha se qëndrimi i tij është i qartë dhe se për atë nuk janë prioritet, siç i quajti ai “temat etnike”. “Temat etnike dhe nacionale nuk janë prioriteti im. Prioriteti im si kryeministër i kësaj qeverie është që t’ua bëjë juve qytetarëve jetën më të mirë dhe më cilësore. Me atë që do të harxhohen para të qytetarëve në organizata joqeveritare, që do të paraqiten siç mendojnë se do të prezantohen, nuk do t’i sjellë të rinjtë shqiptarë, aty ku…
Kryeministri Mickoski thotë se pas vizitës në Berlin është kthyer me më shumë optimizëm se më herët. Ai nuk deshi të shpalos detaje, por u dërgoi porosi qytetarëve se qeveria e udhëhequr nga ai, do të bëjë çmos për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe integrimin e vendit në BE. “Mendoj se e gjithë ajo që u bisedua atje dhe që e mora si porosi të cilën edhe e dërgova si porosi, ka vlerë të shtuar, nëse krahasohet me gjendjen para vizitës time atje. Në interes të bisedimeve dhe pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët në të…
BDI-ja nuk e mbështet nismën e koalicionit VLEN për Akademinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM. Faton Ahmeti nga kjo parti, e vlerëson të dëmshme nismën e partive shqiptare në pushtet për Akademinë, në formën e prezantuar një ditë më parë duke thënë se bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare dhe jo një akademi të mirëfilltë. “Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast.…
Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Trafik, Gordana Kozhuvarovska sot i dorëzoi 6 vetura të raja ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell TV21. Veturat do të përdoren për modernizim të policisë së trafikur rrugor. “Dy automjete motorike janë tip Dacia Duster dhe katër të tjera Dacia Sandero Stepway, prodhim i vitit 2024, të pajisura me shenja policore dhe pajisje shtesë”, thonë nga MPB./tv21.tv
Në shkollën e mesme komunale “28 nëntori” në Dibër, nga viti në vit ulet numri i nxënësve në vitin e parë. Kjo ndodh jo vetëm nga migrimi i popullatës por edhe nga dëshira e prindërve dhe nxënësve që përfundojnë shkollimin fillor dhe vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme profesionale, në qytetet fqinje të Dibrës, meqë në shkollën e mesme të Dibrës, mungojnë paralelet profesionale. Edhe pse institucionet lokale dhe drejtoria e shkollës të mesme kanë kërkuar në kontinuitet të hapen paralele për shkollim profesional të mesëm, koj nuk ka ndodhë. Viteve të fundit mbi 20 për qind e semimaturantëve nuk…
Bursa e Maqedonisë së Veriut ka publikuar së fundmi buletinin për muajin shtator, ku shihet se si qëndrojnë aktualisht shoqëritë kryesore aksionare sipas kapitalizimit të tyre në treg, përcjell Faktor. E para është sërish Banka Komerciale, kapitalizimi i tregut të së cilës në fund të shtatorit ishte mbi 892 milionë euro, diçka e ngjashme me një muaj më parë. Kjo do të thotë se kjo bankë do të shitej për aq para në të njëjtën kohë nëse të gjitha aksionet e saj do të merreshin nga një pronar i ri në të njëjtën kohë. Duhet thënë se në vendin e…
Ka nisur sezoni i ngrohjes, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë ende vauçerët e qeverisë për blerjen e kondicionerëve inverter. Kanë kaluar tetë muaj nga shpallja e dhënë nga Ministria e Ekonomisë, por ende nuk janë publikuar listat e qytetarëve që kanë plotësuar kushtet dhe as nuk dihet se kur do të jepen saktësisht, transmeton Portalb.mk. Këtë masë për uljen e ndotjes dhe ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së amvisërive e kanë paralajmëruar Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Por vauçerët nuk u shpërndanë deri në zgjedhje. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe “VLEN” u tha se projekti do të realizohet,…
Kryetari i Strugës Ramiz Merko, “zhvishet” nga kompetencat në arsim. Për shkak të akuzave për emërime të paligjshme të drejtorëve të shkollave, Merkos fillimisht i janë marrë kompetencat për dy shkolla fillore.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar disa aktivitete për largimin e deponive të egra, në kuadër të të cilave janë mbledhur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në sipërfaqet publike ose të trafikut. Aktivitetet u zhvilluan në disa komuna të Shkupit, kështu që në komunën Qendër të Shkupit – në bulevardin Nënë Tereza (Vodnjanska) është larguar sasi e madhe e mbetjes së vëllimshme dhe të kopshtit të hedhura në trotuar në afërsi të SHFK “Koço Racin”. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe rrugën Vasil Gjorgov. Ekipet e NP Higjiena Komunale…

