Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, sipas ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024, përcjell TV21. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues, ta ndryshojnë atë deri në përfundim të afatit, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme. Nga MPB gjithashtu njofton se të gjitha kapacitetet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentave të shoferit brenda…

Lexo më Shumë

Si Qeveri kemi kënaqësinë e veçantë të informojmë publikun për fluks rekord të investimeve të huaja direkte. Investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoni gjatë periudhës janar-shtator arritën 838.2 milionë euro, që paraqet një rritje prej 348.4 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një rekord bindës në njëzet vitet e fundit. Pas shumë vitesh në humnerë, për herë të parë shteti ka mundësinë të arrijë fluks të investimeve të huaja direkte deri në 1 miliard euro gjatë këtij viti. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, fluksi i…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë Hanet e Mavrovës dhe Berova me -1 gradë, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Krushevë, 1 Manastir, Kumanovë, Tetovë, Pretor, 2 Prilep, Ohër, Vinicë, 3 Shtip, Strumicë, Veles, 4 Kavadar, Demir Kapi dhe 6 gradë në Gjevgjeli Më shumë reshje të shiut në 24 orët e fundit deri në orën 7 ka pasur në Lazaropole – 4 l/m2, 1l/m2 në Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit. Lartësia e shtresës së borës në orën 7, (në cm), ishte 54 cm…

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta na kujton detyrimin tonë që të mdërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, ku mbështetja dhe mirëkuptimi janë baza e përkushtimit të përditshëm për integrimin e personave të cilët aftësitë e tyre i shprehin në mënyrë të ndryshme, por aq domethënëse, thuhet në mesazhin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta. Këta persona, nënvizohet, janë pjesë përbërëse e mozaikut madhështor të shoqërisë sonë. Me mënyrat unike të manifestimit të njohurisë, energjisë, krijimtarisë dhe talentit, theksohet në mesazh, rrezatojnë…

Lexo më Shumë

Inspektorati i Arsimit hyn në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment me kërkesë të Komisionit Kundër Korrupsionit, për të kontrolluar dosjen studentore të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, transmeton “Telma”. Bëhet fjalë për institucionin e arsimit të lartë i cili i ka lëshuar dokumentet Hristovskit për studime universitare për ekonomi, të cilat janë kusht që qeveria ta emërojë drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Antikorrupsioni kanë thënë se lënda për emërimin e Hristovskit është plotësuar tri herë nga një person anonim I cili ka paraqitur rastin e tij tek ky institucion. “Javën e kaluar, Komisioni Kundër Korrupsionit i…

Lexo më Shumë

Me datë 02.12.2024 në Drejtorinë e Policisë Tearcë, Sh.A. (41) nga fshati Sllatinë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 13:00 në parcelën e tij për deponimin e autopjesëve, për shkak të një mosmarveshje, A.J. nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar. “Në vitin 2005 u vendosë që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentët në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam…

Lexo më Shumë

Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në vend përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti arrin 1.919.695, nga të cilat nga rezidencialet 679.245 janë pri-pejd parapagues, ndërsa 992.157 post-pejd. Numri i post-pejd parapaguesve afaristë arrin 248 293. Janë realizuar 1.409.062.356 minuta bisedime. Të dhënat nga Raporti i Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular (2G/3G/4G) në tremujorin e dytë të këtij viti ishin 1.549.967 parapagus. Nga numri i përgjithshëm i parapaguesve, A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 47,9 për qind, Makedonski Telecom 46,57 për qind, Lajkamobajl…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka nisur një fushatë humanitare me qëllim mbështetjen e fëmijëve të Shkollës “Vasill Gllavinov” në Komunën e Çairit. Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë veshje dimërore për fëmijët e moshës 6 deri në 14 vjeç, duke i ndihmuar ata të përballojnë më lehtë ditët e ftohta të dimrit. Kutitë e donacioneve janë vendosur në ndërtesën e Rektoratit, si dhe në blloqet A dhe B të kampusit të universitetit. Të gjithë të interesuarit mund të dhurojnë nga 2 deri më 14 dhjetor. Ndihmat e kërkuara përfshijnë pallto, shalla, dorashka, xhemperë dhe veshje të tjera dimërore. Organizatorët…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Kërçovës sot la të lirë dhe hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka nga fshati Tuhin i Kërçovës, i njohur për publikimin e materialeve të përgjimeve që ndërlidhen me emra të funksionarëve të lartë të BDI-së, përcjell INA. El Cheka që jeton në SHBA kohë më parë për publikimin e përgjimeve u dënua në mungesë 1 vit e gjysëm burg, por pas ankimimit të vendimit nga avokati i tij lënda u rikthye për rigjykim dhe në seancën e sotme ai u shpall i pafajshëm. Lajmin për fitoren e gjyqit e ka…

Lexo më Shumë

Deklarata e Ministres së Arsimit është fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve për të njejtën duhet të ndërmerren masa konkrete, kështu vlerëson Kreshnik Bekteshi nga BDI sipas tij, pala tjetër duhet kuptuar se UÇK-ja është pjesë e histories së shqiptarëve në këtë shtet dhe e njejta duhet respektuar. “Ajo deklaratë është fyerje e rëndë për shqiptarëtdhe shpresoj që Koalicioni VLEN pas kësaj deklarate nëse nuk ndërmeren masa ndaj ministers së arsimit atëherë më nuk ka çka kërkon në këtë qeveri, ku edhe anëtarë I kësaj qeveria e cila ditëpërditë ri me bashkëmëbas tanë që janë shndërruar në vasal të kësaj qeverie.…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit “ Kthjellët- Turbulltë” të organiztaës, “Transparency International-Macedonia” për muajin nëntor ngjarrja më e Ëurbulltë është shpallur emërimi i paligjshëm i katër anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vendosi që në mënyrë të paligjshme janë emëruar 4 anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, njofton Transparency. Ngjarja e dytë më konfuze ose Turbulltë për muajin nëntor është nisja e procedimit disiplinor ndaj një anëtari të Këshillit Gjyqësor, i cili kërkoi përgjegjësi për gjykatës suprem për një çështje ku…

Lexo më Shumë