Author: Hamdi Kumanova

Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet. “Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan. Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e…

Lexo më Shumë

Njëqind kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë shënuan fitime prej gati 600 miliardë dollarësh vitin e kaluar, mes luftërave në Gaza dhe Ukrainë dhe një situatë përgjithësisht të tensionuar gjeopolitike, shkruan euronews. Kompanitë që prodhojnë armë dhe shërbime tjera ushtarake rritën fitimet e tyre në të gjithë botën me 4.2 për qind, duke arritur fitime prej 598 miliardë euro në vitin 2023, sipas një analize nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes i Stokholmit (SIPRI), shkruan tg. Sipas studimit, në Evropë, fitimet e kompanive të armëve u rritën me 0.2 për qind, një rritje relativisht më e vogël…

Lexo më Shumë

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, profesori amerikan Daniel Serwer, në një intervistë për RTK, e vlerësoi sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër Lepenc si një akt të tmerrshëm që ka mundur të ketë ndikime të mëdha në cilësinë e jetës për popullatën në Kosovë. “Është një akt i tmerrshëm. Sigurisht se do të ndikonte në cilësinë e jetës për një numër të madh të popullatës për një kohë mjaft të gjatë. Por nga Uashingtoni e kam të pamundur ta dijë se kush e ka bërë, më mirë sesa në Beograd e as në Prishtinë. Dhe më duket që…

Lexo më Shumë

Forcat ukrainase kanë nisur një valë të re sulmesh me dronë kamikaz mbi pozicionet e rusëve, si në territorin rus ashtu dhe brenda Ukrainës. Një video e publikuar së fundmi, shfaq operacionet e ukrainasve që kishin shënjestruar autoblindat dhe tanket ruse në fushëbetejë. Në një betejë të ashpër në Zaporizhzhia, dronët ukrainas godasin rusët edhe brenda istikameve që i kishin ndërtuar në atë zonë. Në anën tjetër, sulme të ngjashme pati edhe në pjesë tjera të Ukrainës, ku trupat e Putinit e pësuan keq – duke i goditur me artileri dhe dronë kamikaz. Ndryshe, sot kancelari gjerman Olaf Scholz ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ndryshimet e fundit të personelit në Forcat e Armatosura të Ukrainës “nuk janë të fundit”. Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i bëri këto komente, shkruan tg. Duke komentuar ndryshimet e fundit të personelit në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Zelensky vuri në dukje se këto nuk ishin ndryshimet e fundit të personelit në ushtri. “Ne kemi një plan të qëndrueshmërisë mbarëkombëtare dhe një nga fushat kryesore të saj është aftësia mbrojtëse, e cila përfshin ushtrinë tonë. Ka reforma specifike, vendime specifike. Këto vendime të sakta…

Lexo më Shumë

Jeta e Adem Belit, një prej agronomëve të rëndësishëm shqiptarë, e rrëfyer përmes përshkrimit të të birit, dokumenteve zyrtare dhe fotove domethënëse. Një jetë e ndarë mes kontributit të vyer në disa sektorë të bujqësisë dhe torturave çnjerëzore në qelitë e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Rryma elektrike në veshë dhe goditjet në shputat e këmbëve, i lanë dëmtime të pariparueshme e megjithatë, pas daljes nga burgu, ai vazhdoi të shërbente aty ku ua kishin nevojën, dijeve dhe përvojës së tij! Tulipanët dhe Gladiolat, eksportoheshin me sukses në Holandë, por ato nuk mund të “tregonin” për torturat që ishin bërë…

Lexo më Shumë

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku një person tentoi t’i jap fund jetës, por fatmirësisht vëllai i tij arriti që ta ndalojë. Media mëson se bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit e kishte marrë një armë zjarri dhe ka tentuar që të bëjë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Ferizaj. Në rrethana të dyshimta, një i ri u gjet i vdekur në banesën e tij, në rrugën ‘Enver Topalli’. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe janë zbuluar disa detaje për këtë rast që tronditi familjen e viktimë. Siç merr vesh media, rasti ka ndodhur në orët e pasdite dhe bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete. Posa rasti është raportuar nga familja, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse,…

Lexo më Shumë

Më 3 dhjetor të vitit 1941 ishte krijuar qeveria shqiptare me kryeministër dhe ministër të Punëve të Brendshme, Mustafa Krujën. Qeverisja e tij kishte zgjatur deri më 4 janar të vitit 1943. Në përbërje të kabinetit ishin, Jup Kazazi-Ministër i Partisë Fashiste Shqiptare, Hasan Dosti-Ministër i Drejtësisë, Shuk Gurakuqi-Ministër i Financave, Iljaz Agushi-Ministër i Punëve Botore, Dhimitër Berati-Ministër i Kulturës Popullore, Fuat Dibra-Ministër i Ekonomisë kombëtare dhe Dr. Tahir Shtylla-Ministër i tokave të çliruara. Qeveria e Mustafa Krujës me ndihmesën e dhënë nga Musolini ishte përpjekur për t’i dhënë shqiptarëve një reagim më liberal dhe më autonom. Kështu shqiptarëve iu…

Lexo më Shumë

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992 shpalli 3 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parasheh se: për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është ndaluar një persona nga Kërçova për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë. “Me datë 01.12.2024 në ora 16:20 në magjistralen Gjevgjeli – Demir Kapi, në afërsi të tuneleve Demir Kapi, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihailovë e kanë ndaluar A.S (28) nga Kërçova. Gjatë kontrollit, në automjetin “Volvo” me të cilin ai drejtonte u gjetën tre emigrantë dhe u konstatua se targat i përkisnin një automjeti “Mercedes”. Emigrantët janë transportuar në Qendrën pranuese dhe transitore në Gazi Babë në Shkup, ndërsa automjeti është vendosur në zonën e Qendrës Rajonale Jugore për Çështje…

Lexo më Shumë

Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës sot nisi në prani të policisë dhe inspektorëve para oborrit të shkollës. Kjo, pas paralajmërimeve të ministres së Arsimit Vesna Janevska për kontroll lidhur me veshjen e fëmijëve në festën e 28 Nëntorit, me uniforma të UÇK-së dhe armë plastike në duar. Drejtori i shkollës tha se shfaqja ishte e zakonshme dhe nuk ka pasur kurrfarë tendence për përçarjeje apo nxitjen e tensioneve ndëretnike. Ai dënoi pjesëmarrjen e numrit të madh të policëve dhe inspektorëve në shkollë. “Shfaqje e fëmijëve asgjë më tepër, nuk ka pasur prapavijë…

Lexo më Shumë