Të gjithë banorët e fshatit Leunovë, të cilët ishin të bllokuar stuhia e borës janë evakuuar. Edhe vizitorët e një hoteli në Mavrovë, të cilët gjithashtu mbetën të ngujuar si pasojë e bllokimit të rrugëve, janë evakuuar. Autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve. Ndërkaq, komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte të dimrit por pa probleme të theksuara. Borë me intensitet të dobët ka nëpër tërë Maqedoninë Perëndimore, përderisa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi. Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese ka në zonën malore Mavrovë. Në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për automjete të rënda në drejtim të fshatit Lisec, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore. /Alsat.mk
Data 05.10.2026
Aktuale
- “Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama”/ Berisha: Qëllimi i ndryshimeve në Kod janë telefonat e kryeministrit dhe…
- Privohen nga liria gjashtë të mitur nga Shkupi, kanë kryer grabitje dhe tentim grabitje, vijon kallëzimi
- Irani: Do të godasim bazat dhe anijet luftarake amerikane nëse Washingtoni nis pushtim tokësor
- Pedro Sanchez u dorëhoq pasi protestuesit ngritën çadrat/ BBC: Sondazhet favorizojnë të djathtën në zgjedhjet e 29 nëntorit
- Tensioni rritet në Kuvendin e Kosovës: Policët rrethojnë oborrin për seancën e rëndësishme
- Thirrja e Endrit Thaçit: Bashkimi i partive për miratimin e ligjit të Speciales
- “Universiteti është vendi ku ndërtoni veten dhe të ardhmen“/ Presidentja e “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu mesazh studentëve: Mësoni, përshtatuni, krijoni dhe guxoni
- IBU dhe T3 Vakfı forcojnë bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji



