30 ditë paraburgim për një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të pjesëmarrjes në ushtri të huaj. Shtetasi I RMV-së ka qenë I rekrutuar për të marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, si pjesë e një formacioni të ushtrisë ruse. Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare gjatë ditës së djeshme më 29 nëntor, në PTHP-në për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dorëzuar kallëzim penal kundër shtetasit të RMV-së me iniciale J.K për vepërn e kryer penale “pjesëmarrje në ushtri të huaja, polici apo formacione paraushtarake dhe parapolicore”.…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar. “Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe I njejti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me arrestimet për përdhosje të flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar shqiptar, përcjell TV21. Ademi thotë se nuk ka trajtim të njëjtë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin. “Përderisa shqiptarët, përshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion nuk ka, madje as për policin, për të cilin paralajmërohet vetëm procedurë diciplinore, jo edhe penale. Ai sot shëtitet lirshëm duke u krekosur me gjestin “patriotik” të tij. E gjithë kjo drejtësi selektive realizohet nën slloganin “Македонија повторно твоја””, ka shkruar Ademi.
Për rastin e hedhjes së flamurit shqiptar nga pjesëtari i policisë në Kumanovë, ka reaguar edhe ish-ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke thënë se polici duhej të ishte në paraburgim tani e jo të merren masa diciplinore siç thonë nga VLEN. “Polici dhe policët që edhe mjetet shtetërore i vendosën në funksion për të degradu flamurin kombëtar SHQIPTAR, duhet të ishin në paraburgim, e jo të ndërmerren masa diciplinore siç paralajmërojn Arbeni dhe Izeti! Njejt edhe për huliganët në Prilep. Me drejtësi selektive, ku shteti për njërin është nënë e tjetrin njerkë, nuk shkohet përpara”, shkruan Bekteshi.
“E majta jo vetëm që dënon incidentet dhe trazirat rreth mosrespektimit të flamurit maqedonas, jo vetëm kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Toshkovski, por rikujton edhe një herë platformën maqedonase, e cila ishte kusht themelor për çdo koalicion paszgjedhor me OBRM-PDUKM-në”, thonë nga E Majta. “Incidentet e fundit konfirmojnë se pse qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk ka pranuar që platforma maqedonase të nënshkruhet nga partitë promaqedonase për të krijuar një konsensus kombëtar për të parandaluar shantazhet nga partitë e pakicës shqiptare.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, që dyshohet se së bashku me një person tjetër, kanë vrarë në Greqi shtetasin e Maqedonisë së Veriut, Orhan Bajramin, përcjell Gazeta Express nga Koha.mk. Prokuroria deri te Gjykata Penale ka parashtruar kërkesë për përcaktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit 33 vjeç të RMV-së. “I dyshuari 33-vjeçar, më 15 korrik 2023, në Hanioti të Republikës së Greqisë, së bashku me një person tjetër të panjohur për momentin, me dashje i kanë marrë jetën tashmë të ndjerit Orhan Bajrami dhe rrezikuan…
Pushteti dhe opozita vazhdojnë me akuza e kundërakuza se kush e ka fajin për incidentet gjatë kremtimit të 28 Nëntorit. VMRO-DPMNE thotë se incidentet paraqesin skenar të LSDM-së dhe BDI-së, që përmes eskalimin dhe krijimit të tensioneve etnike, sic thonë, të përpiqen ta mbrojnë kapitalin e tyre të fituar përmes krimit. “Partitë anti-shtetërore LSDM-BDI përmes grupeve të manipuluara të dhunuesve politik shkaktuan sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit përmes aktit të agresionit kundër dinjitetit të popullit maqedonas. LSDM-BDI pas 7 viteve pushtet kanë hyrë thellë në kënetën politike, janë të nervozuar, në panikë dhe të frikësuar për shkak të përballjes me…
Memedali Jusufi Patriotizmi eshte atdhedashuri dhe eshte ndjenja me fisnike e njeriut , ajo nuk duhet te perfundoj duke urryer tjetrin. Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet kur engjëjt na kane zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e njerezve. Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk ka lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës kur u dëmtua kanali Ibër-Lepenc dhe se këtë e di edhe Prishtina. “E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin, nuk na duhej asnjë terrorizëm, çfarë t’i justifikoj askujt”, tha Vuçiq. Ai shtoi se edhe Kosova e di që Serbia nuk e ka bërë. “Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Kjo është…
Ministri i Shëndetësisë, njëherë edhe kryetar i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve. Taravari kërkon nga qytetarët që mos të bien pre e skenarëve, që sipas tij, i bëjnë ata që i pret drejtësia. Reagimi i Taravarit: Si Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas u përdhosën nga grupe huliganësh dhe një zyrtar policor. Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia! Arrestimi…
Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup dje kanë privuar nga liria dy persona të cilët pak më herët kanë kryer një grabitje në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup. Me datë 29.11.2024 rreth orës 20:30, zyrtarët policorë nga PI kanë vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm për veprën penale “grabitje”, e cila aktualisht po kryhej në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup. Në momentin e mbërritjes së punonjësve të policisë, autorët janë parë duke u larguar nga dyqani me armë zjarri në duar dhe nga punonjësit e policisë janë dhënë…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria i mituri, që sipas tyre, ka larguar tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë. Nga MPB shtojnë se i mituri është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, sipas njoftimit, SPB- Kumanovë do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 319 të Kodit Penal. “Zyrtarët e policisë në SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria një të mitur 17 vjeçar nga Kumanova, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar më datë 29.11.2024 në ora 09:05, se është larguar një tabelë nga zyra e Konsullatës së Republikës së Serbisë në Republika…

