Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur sot për incidentin e djeshëm ku u djeg flamuri maqedonas në kryeqytet, në ditën e festimit të flamurit shqiptar. “E dënoj fuqishëm, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative përshkallëzimi për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo. Përgëzoj reagimin me kohë të…

Lexo më Shumë

Me datë 28.11.2024 në ora 18:05 në Policinë e Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Rostushë–Dibër, automjeti i pasagjerëve ,,Skoda” me targa të Ohrit, i drejtuar nga B.P (53) nga Dibra, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë shoferi B.P. i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ka ndëruar jetë. Një këqyrje në vendin e aksidentit, në prani të prokurorit publik, ka kryer ekipi i DPB Gostivar.TS

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë dje pasdite ka privuar nga liria 35 vjeçarin A.B. nga Tetova për shkak se gjatë bastisjes në banesën e tij të kryer me urdhër gjykate është gjetur dhe konfiskuar kokainë. “Me datë 28.11.2024 në ora 18:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.B. (35) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe sende me mbetje kokaine. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me Kris Barton, Komisar për Tregti të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe propozime për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë për integrim më të madh të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrjetet tregtare globale dhe rajonale. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski e njohu Bartonin me prioritetet ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu kënaqësinë për rritjen e vazhdueshme të tregtisë me Mbretërinë…

Lexo më Shumë

Kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis foli për politikën e jashtme të vendit në lidhje me fqinjët e saj Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, duke e quajtur atë “të përgjegjshme” pasi partia në pushtet në Greqi u thirr për mosreagimin ndaj “shkeljes së marrëveshjes së Prespës” dhe bëri thirrje për veton greke për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, krahas vetos ekzistuese bullgare. “Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet zbatuar pa pushim dhe pa asnjë diferencim. Qeveria aktuale si opozitë dhe unë kemi pasur qëndrim negativ ndaj Marrëveshjes së Prespës. Mendoj se ka çështje serioze juridike dhe…

Lexo më Shumë

Profesori Haxhi Janev thotë se nevojitet kthimi i shërbimit të detyruar ushtarak në Maqedoninë e Veriut. Ai në “ClickPlus” tha se gjithnjë e më shumë vende të rajonit po marrin vendime për të rifutur shërbimin ushtarak. Janev thotë se duhet të kthehet dhe se nuk është vetëm dimension i sigurisë por edhe social. “Ne si vend anëtar i NATO-s jemi të detyruar të kemi një rezervë aktive. Ajo rezervë aktive tani nuk ekziston ose ekziston vetëm në letër. Kjo do të thotë që për të krijuar atë rezervë aktive, duke mësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë, aktualisht keni…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për çështjet parlamentare, ka paralajmëruar inspektime për të gjitha universitetet dhe do t’u jepet afat për t’u përmirësuar dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të sanksionohen. Ai gjithashtu theksoi se reformat në arsimin e lartë do të ndodhin dhe ne do të përparojmë si vend. “Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Arsimor do të jenë në të gjitha universitetet dhe të gjithëve do t’u jepet një afat i arsyeshëm nëse nuk i plotësojnë kushtet për t’i larguar dhe nëse kjo nuk ndodh do të sanksionohen sipas ligjit. Duhet dhe do të…

Lexo më Shumë

Memorandum për bashkëpunim për Pishinën e Prespës, por edhe për formimin e Grupit Evropian për Bashkëpunim Territorial në Rajonin Ndërkufitar të Prespës mes komunave Resnjë, Prespë, Pustec dhe Devoll do të nënshkruajnë në fshatin Rëmb, Greqi katër kryetarët e komunave, ndërsa qëllimi i komunave nga të tre vendet është që të angazhohen për vizion të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin konkret, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nikoqir i ceremonisë së caktuar paradite është komuna Prespë, ndërsa përveç kryetarëve të katër komunave, do të marrë pjesë edhe ambasadori i…

Lexo më Shumë

Saimir Kodra, ka reaguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me faktet e publikuara pas goditjes që SPAK i bëri organizatës kriminale të Suel Çelës, ku rezultonte se gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kishte kërkuar kreut të grupit kriminal, dëmtimin e gazetarit Kodra, për shkak se ai kishte publikuar në emisionin e tij, disa investigime për të. Kodra tregoi se banesa e prindërve të tij nuk ishte djegur, ndryshe nga biseda mes Suel Celës dhe gjyqtares. I pyetur për konfliktin mes tij dhe gjyqtares, Kodra tha se ai thjesht ka publikuar investigime që lidhen me punën e saj. “Asgjë më…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot do të vazhdojë debati mbi amendamentet për Buxhetin për vitin 2025. Dita e fundit për amendamentet për thesarin e shtetit është nesër. Për shqyrtim, sipas informacioneve nga Kuvendi janë rreth 150 amendamente. Debati për amendamentet filloi më 19 nëntor dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor. Janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente, prej të cilave 204 janë nga LSDM-ja opozitare. Pas debatit për amendamentet si Propozim i plotësuar, buxheti kthehet në Qeveri për miratim përfundimtar ku sipas afateve ligjore duhet të votohet në Kuvend deri në fund të këtij viti kalendarik. Pritet që seanca…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ditë me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën, thuhet në komunikatën e BDI-së. “Kjo ndërhyrje, në vend që të ruante rendin publik, provokoi tensione të panevojshme dhe krijoi një klimë konfrontimi, duke cenuar të drejtën për të festuar lirshëm këtë ditë simbolike. Njëkohësisht, dënojmë aktin individual të djegies së flamurit shtetëror, që erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shqiptarëve dhe as aspiratat tona për…

Lexo më Shumë

Një grua ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga hetimet e para dyshohet se vetura ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në humnerë disa metra. “Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë…

Lexo më Shumë