Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Përkrahje nga BE për sundimin e ligjit” organizon tryezë të rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 14:30 në sallën e Gjykatës së Apelit Manastir. Njëherësh fjalim do të ketë zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban ku më pas do të pasojë prezantim i procesit të hartimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është të nxisë debat midis ekspertëve për përmbajtjen e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve…
Author: Hamdi Kumanova
Koalicioni VLEN uron shqiptarët anekënd botës ku jetojnë 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë, presidentin Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama, dhe të gjithë zyrtarët e qytetarët e shtetit shqiptarët 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo përpos që është ditë historike shënon edhe finalizimin e përpjekjeve të vazhdueshme dhe ëndrrën tonë shekullore për një shtet etnik në këto troje. Kjo datë e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët na kujton thirrjen senzibilizuese për të qëndruar e festuar bashkë. 28 Nëntori është simbol i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër shekuj, por gjithashtu është edhe një amanet…
Vendkalimi kufitar Markova Noga – Lemos ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm dhe do të hapet në vitin 2027. Me këtë, pas 60 vitesh pas mbylljes së pikëkalimit, do të mund të kalohet sërish mes dy vendeve dhe kjo do të ndikojë shumë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në rajonin e Prespës. Këtë e kanë konfirmuar për Sdk.mk autoritetet greke dhe Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në vend, e cila zbaton projektin “BE për Prespën”, transmeton Portalb.mk. Pika kufitare e Markova Nogës…
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kroaci, z. Milaim Fetai. Në takim u vlerësua roli i ambasadorit Fetai në mbështetjen e vazhdueshme për diasporën nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar dhe maqedonas në Kroaci. U theksua angazhimi i ambasadorit për promovimin e integrimit të diasporës në shoqërinë kroate, duke ruajtur identitetin e tyre kulturor, dhe për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.…
Opinionisti Lirim Gashi ka kritkuar ashpër kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka mbajtur një takim në me diasporën duke iu thënë se po të vijë në pushtet do ta dërgoj Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Gashi pyet Haradinajn se “çfarë do të bëj nëse ata gjyqtarë kushtetues të emëruar nga Hashim Thaçi nuk do ta anulojnë atë draft status?”. Postimi i plotë: Ramush Haradinaj, në një tubim parazgjedhor që mbajti me llumin e diasporës, premtoi se sapo të vijë në pushtet, menjëherë do ta dërgojë draft statusin e Asociacionit të Komunave Serbe për verifikim në Gjykatën Kushtetuese me…
Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë. Sipas viktimave, konflikti ka nisur pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa i dyshuari ka dëmtuar edhe disa orendi shtëpiake. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
Frank Shkreli Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi i tij në amshim, shënon një boshllëk të madh në familjen e tij të ngusht, në komunitetin shqiptaro- amerikan, pjesëtar i të cilit ishte për shumë dekada. Të drejtat e njeriut – jo vetëm në botën shqiptare – por anë e mbanë botës, me ndërrimin e jetës së Profesor Repishtit, pësuan humbjen e njërit prej mbështetsve më të njohur dhe më të fortë në shumë dekada. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane humbën promovuesin më të zellëshëm. Komunizmi humbi njërin prej kritikëve më të ashpër — dhe si ish- i burgosur i regjimit…
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të mbante mësimin për shkak se po mbante plisin dhe kishte të veshura rrobat me motive kombëtare për festën e 28 Nëntorit, është pezulluar nga puna. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu. Ajo ka thënë se me shumë keqardhje ka marrë lajmin për incidentin, të cilin e ka quajtur të papranueshëm “Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike. Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në…
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka shprehur shqetësim të thellë për nivelin aktual të bashkëpunimit diplomatik dhe politik mes dy vendeve, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe nën pritshmëritë historike. Në një deklaratë të fortë, ai ka kritikuar mungesën e vizionit të përbashkët dhe ka bërë thirrje për një qasje më të bashkuar në promovimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. “E pabesueshme se ku kemi lejuar të bien këto raporte. Politika e bën punën e vet, por diplomacia është përtej politikës, si interes jetik i shtetit. Kur bëhet fjalë për raportet e Kosovës me Shqipërinë, ato duhet…
Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie. Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg. Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës. Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i…
Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Gjakovë, ku Policia ka ndalur një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas kontrollit policor, te 40-vjeçari i dyshuar, Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanën dhe kokainë. Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor…
Kryemnistri i Kosovës duke uruar festën e 28 Nëntorit, ka thënë se në Prekaz, vend i shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, do të rindërtojmë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Ai ka thënë se nuk do të kuresjm asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht. Postimi i plotë: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të…

