Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në Daily Click në TV21 tha se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, mund të ndodhë që Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e Bashkimit Europian para nesh. Kovaçevski tha se nëse ndodh kjo, Shqipëria mund të vendosë kërkesa të ngjashme si Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria hyri para nesh, ne tani kemi pengesë nga Bullgaria. Tani mund të na ndodhë që Mali i Zi dhe Shqipëria të hyjnë para nesh. A mund të parashikoni që Shqipëria, vendi fqinjë nuk do të ketë ndonjë kërkesë? Tani dikush do të thotë ata nuk do të hyjnë…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës njofton se dje në Gostivar është arrestuar një person, i cili kërkohej me vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve. “Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ‘Zhivko Brajkovski’ në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29). I cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. “Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Njësiti kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale, tregti e ndaluar dhe kontrabandë e mallrave. Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (1990). Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur: 161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro, 2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane, 2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan, 80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denarë maqedonas,…

Lexo më Shumë

Pesë turistë kanë qenë subjekte të punës së policisë së Korçës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit çek J. K., 38 vjeç, C. G., 39 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, të tre banues në Çeki, pasi në PKK Tushemisht, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantat e këtyre shtetasve janë gjetur 1 mjet prerës (thikë), 10.1 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 251 gramë fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë…

Lexo më Shumë

Bruno Jazaj, punonjës i policisë bashkiake në Vlorë u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës. Në reagimin e parë për gazetarin e News24 Erik Mehmeti, Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave. Pas ndalimit nga policia, gazetari Enrik Mehmeti mëson se dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës. Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Todi dhe…

Lexo më Shumë

Shkruan Ruzhdi Matoshi Duket qartë se Qeveria Mickovski, në mënyrën më perfide është duke instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese, për rënimin e konceptit të barazisë të ndërtuar me shumë mund në një shtet të brishtë si Maqedonia e Veriut. Shfuqizimi i Balancuesit si një ndër mekanizmat për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ishte detyrim që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Me plot të drejtë lind pyetja, si t’i thuhet stop dhe të ndalet ky avaz i nisur nga kjo Qeveri, që me çdo kusht dëshiron ta kthej majorizimin dhe të prish raportet ndër etnike? Në vitin 2008, Gjykata Kushtetuese ndërmori…

Lexo më Shumë

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Sipas tij, vendimi është qartazi anti-kushtetues, sepse sipas tij, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe nuk mund të shfuqizohet. Sipas Kadriut, arsyetimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, se të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë shkelur nga balancuesi në lidhje me deklaratën, nuk qëndrojnë, duke shtuar se diskriminimi është bërë në bazë të barazisë, sepse në konkurs jo të gjitha komunitetet ishin të barabarta për të konkurruar. Kadriu shpreh dyshimin se ka presion politik që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë balancuesin, apo instrumentin që garanton…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka reaguar pas prononcimeve të sotme për shfuqizimin e mekanizmit të “balancuesit”. Ai thotë se shqiptarët nuk janë vegël, por janë ligj, Kushtetutë duke paralajmëruar edhe një herë se do të ketë ligj me të cilin do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut. “Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË! Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN! Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët”. “E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Fituesi i Big Brother Vip 3, Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg. Ish-noteri dhe këngëtari Ejlli është dënuar nga Gjykata e Fierit me një vit burg, pasi falsifikoi dokumentet për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku janë mbivotuar anëtarët shqiptarë që gjenden aty dhe është shfuqizuar balancuesi. Në vijim keni reagimin e tij të plotë! “Turpi ka emër! Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi. Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje. Shqiptarët nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot duhet të mbajë seancën e parë pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi të martën në konferencën për mediat deklaroi se punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale. “Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët”, tha Durmishi. Sa i përket kërkesës së sindikatave për rritjen e pagës minimale…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”. Kasami në një postim në Facebook shkruan se “VLEN po e mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve i rregulloi si fasadë”. “BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!”. “Thjeshtë dhe qartë,…

Lexo më Shumë