Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq. Të dy ministrat do të takohen në Kumanovë, ndërsa temë e bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe, do të jenë proceset e migrimit. Në fund të korrikut të këtij viti, Toshkovski dhe Daçiqi u takuan në Beograd dhe biseduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

Lexo më Shumë

“Mirë që u hoq balancuesi”, tha ish-kryeministri dhe lideri i LSDM dhe deputeti aktual Dimitar Kovaçevski në podkastin “Kërko me Landov” duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mjetit për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo pakicë në administratën publike. “Balancieri” është një zgjidhje e dalë nga Marrëveshja e Paqes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. Por më pas ai u keqpërdor. Maqedonasit janë deklaruar për shqiptarët, romët për turqit, shqiptarët për turqit, vllehët për punësim dhe nuk ka dhënë rezultate”, tha Kovaçevski. Ai konkretisht nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjyqtarëve kushtetues. “Ky është vendim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. “Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. i Pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndlrsa i…

Lexo më Shumë

Me 168 vota pro, Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, njoftoi MPJ. Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut. Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) organizoi Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik 2024-2025, e cila u mbajt në Sallën e Konferencave të IBU-së më 9 tetor 2024. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Lulzim Aliu, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lutfi Sunar, anëtarë të Bordit të Menaxhmentit të IBU-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, diplomatë, politikanë, stafi akademik dhe administrativ i IBU-së dhe studentët morën pjesë në këtë ngjarje. Në fillim të ceremonisë u prezantua një video promovuese e IBU-së, pas së cilës…

Lexo më Shumë

FPÖ ka qenë padyshim partia më e fortë në zgjedhjet austriake. Megjithatë, në kundërshtim me traditën, presidenti Van der Bellen ka refuzuar t’i japë asaj së parës mandatin për të formuar një qeveri. Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka ndjekur një qasje të re për formimin e qeverisë së Austrisë. Këtë herë ai nuk do t’ia japë mandatin për të formuar qeverinë partisë me më shumë vota, siç ndodh zakonisht. Në vend të kësaj, liderët e tre partive kryesore – FPÖ, ÖVP dhe SPÖ – duhet të sqarojnë mes tyre se çfarë lloj bashkëpunimi mund të përfytyrohet. “Këtë herë…

Lexo më Shumë

Tetë persona u vranë dhe një mbetet i zhdukur pasi dy varka prej druri u përmbysën gjatë natës në Rajonin e Veriut të Largët të Kamerunit, njoftoi transmetuesi shtetëror CRTV. Incidenti i parë ndodhi në lumin Logone në divizionin Mayo Danay, ku shiu i dendur shkaktoi valë të dhunshme, duke shkaktuar përmbysjen e saj, thanë autoritetet lokale për CRTV. Pesë nga gjashtë personat në bord u mbytën, ndërsa një mbetet i zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur, i cili dyshohet se ka vdekur. Në një aksident të veçantë në lokalitetin Wina të të njëjtit divizion, një…

Lexo më Shumë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kus”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar…

Lexo më Shumë

Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që ka goditur Floridën. Sipas mediave të huaja, pamjet në televizionin lokal dhe të shpërndara në mediat sociale treguan çatinë “të grisur në copa”. Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur dëmtime brenda stadiumit, por besohet se nuk ka persona të lënduar. Dhe pas shfaqjes së imazheve që tregojnë “çatinë e copëtuar” të stadiumit Tropicana Field, disa pamje të tjera tregojnë një vinç të madh që është rrëzuar në një ndërtesë në Florida. Zyrtarët në Shën Petersburg, një nga qytetet…

Lexo më Shumë

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës. Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës. Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës. Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet. Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar. E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike. /BW

Lexo më Shumë

Me sulmet dhe shpërthimet në veri të Kosovës, Beogradi po synon që të dërgojë mesazhe të qarta. Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, Serbia po vazhdon luftën për Kosovën, dhe se dëshmi për këtë janë shpërthimet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës. Me krejt këtë, siç thotë Shala, Serbia po mundohet që ta formojë një strategji të re që t’i arrij synimet e saja. “Lufta dhe veprimet hibride të Serbisë përmes elementit kriminal në veri të vendit (sulme me mjete shpërthyese) po na tregojnë veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e strukturave të Beogradit, sepse është tregues se…

Lexo më Shumë