Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dhe shumë dëme materiale. Sipas njoftimeve më të fundit në media dhe nga të dhënat e rrjetit PowerOutage.us, vazhdonin të ishin të enjten pa energji mbi 3 milionë shtëpi dhe janë raportuar të paktën dhjetë viktima. Përmbytjet më të rrezikshme duket se kanë ndodhur në Qarkun Sarasota, ku niveli i ujit arriti në deri 3 metra. Sipas guvernatorit DeSantis, deri të enjten pasdite ishin shpëtuar nga ekipet e emergjencave 340 persona dhe 49 kafshë shtëpiake. Kupola e stadiumit Tropicana Foto galeri Megjithatë, sipas drejtores së agjencisë federale…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilltari i BDI-së Komunën e Tetovës, Liridon Disha akuzon drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë për mungesë transparencë për harxhimet dhe hedh dyshime për shpërdorim të buxhetit të shkollës, shkruan Alsat. Me përgjigje të menjëhershme kanë dalë nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës. Nazmi Dauti nga ky sektor është përgjigjur se ky borxh nuk është vetëm i shkollës së mesme të mjekësisë por i gjithë shkollave të mesme dhe ka të bëj kryesisht me transportin e nxënësve, me ç’rast bartës i këtij tenderi është shkolla e mesme e mjekësisë. “..të gjitha shkollat e mesme dhe fillore kishin…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka reaguar për neglizhimin e MASH në kohën e BDI-së që shkollën fillore komunale ‘Vizbeg’ e la në gjendje të mjerueshme. “ Si kryetar i komunës së Butelit, dua të theksoj një problem që paraqet rrezik për nxënësit e komunës sonë. Shkolla fillore në Vizbegovë, e cila është ndërtuar vitin e kaluar në periudhën kur Ministrinë e Arsimit e udhëhiqte një ministër nga radhët e BDI-së, është në gjendje të keqe! Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një ngjarje fatkeqe, ndërtimi i plotë i një dritareje me peshë mbi 50 kg ka rënë…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, 90,8 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91,2 për qind, ndërsa 76,4 për qind e kanë përdorur disa herë gjatë ditës. Në 12 muajit e fundit, 63, 5 për qind e qytetarëve në vend kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit.
Ministri i Administratës publike, Goran Minçev sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me heqjen e “balancuesit” nga ana e Gjykatës kushtetuese, porositi se Ministria nuk hyn në përmbajtjen e vendimeve, por të njejta i zbaton. Ai potencoi se koalicioni qeveritar ka kapacitet politik të fillojë me dialog në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate e cila do të ishte në pajtim me kushtetutën, por është i mendimit se nuk duhet të shpejtohet, por të hapet debat i gjerë dhe publik. Sipas Minçevit, përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori shumë e rëndësishme kushtetuese. Por, mbetet në…
BDI e ka vlerësuar si kthim në vitet e 90 abrogimin e balancuesit si mekanizëm për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore. Sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është politik dhe me qellim majorizimin e shqiptarëve. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademit ky vendim i kushtetuese godet Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutën dhe stabilitetin multi etnik të shtetit. BDI i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë të sigurojnë që barazia dhe përfaqësimi do të mbeten të paprekura. “Përmes këtij vendimi goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike nuk është një hap i izoluar, ai…
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës. Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ahmeti gjithashtu u…
LSDM kërkon dorëheqjen e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për shkak të, siç thonë, një sërë skandalesh dhe deklaratash të rreme në publik për shtetësinë e saj bullgare. “Bozhinovska gënjeu njerëzit, duke fshehur informacione për shtetësinë e saj bullgare. Ndonëse pretendonte se kishte hequr dorë nga pasaporta dhe shtetësia bullgare, nga mediat bullgare publiku mësoi se jo vetëm që nuk hoqi dorë nga ajo, por e gjithë familja e saj ka nënshtetësi bullgare”. “Fshehja e fakteve dhe gënjeshtra e publikut nga një ministër është kundër të gjitha parimeve etike në politikë. Qytetarët nuk mund t’i besojnë…
Deri në mars të këtij viti, në arkën e shtetit janë inkasuar gjithsej 1.421 milionë denarë, mbi dy baza – taksa administrative dhe gjoba dhe tarifa të tjera administrative. Kjo shumë tregon rritje të vazhdueshme të të ardhurave nga këto burime, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e veprimtarive shtetërore. Në të njëjtin tremujor, bankat e RMV-së raportuan rritje të të ardhurave nga tarifat dhe komisionet. Në arkën e tyre gjatë kësaj periudhe janë derdhur 251 milionë denarë më shumë se në periudhën paraprake, përkatësisht mbi 4 milionë euro. Kjo rritje është rezultat i tendencës së vazhdueshme…
Javën e kaluar (30.09-06.10.2024), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 25 raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, raporton Portalb.mk. Të sëmurët e kësaj jave janë rastet e para të raportuara gjatë sezonit të ri dhe janë regjistruar në Gostivar – 15, Теtovë – 5, Kavadar – 4 dhe Strumicë – 1. Sa i përket moshës, te grupmosha 15-64 janë regjistruar 14 persona, te grupmosha mbi 65 vjet – 8 dhe te fëmijët nga 5-14 janë regjistruar 3 raste. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga…
MPB ka njoftuar se me datë 09.10.2024 në ora 11:50 në SPB Tetovë, 56 vjeçarja, banuese e Leunovës së Gostivarit, ka raportuar se para një objekti hotelerik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, bashkëshorti i saj R.Gj. e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të Komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës. Përplasja duket se ka ndodhur mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. “Ulu aty, as ti ski te drejt…”, dëgjohet mes tjerash duke thënë Lladrovci. Nga pamjet në njërën anë shihen kryetarët e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Kamenicës Kadri Rrahimaj në anën tjetër Lladrovci dhe persona tjerë. Pamje janë publikuar nga kryetari i Kamenicë, Kadri Rrahimaj i cili ka…

