Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka ashpërsuar retorikën mbi aneksimin e mundshëm të Grenlandës, duke përmendur madje opsione ushtarake, dega legjislative e SHBA-së ka ndërmarrë një lëvizje urgjente diplomatike. Një delegacion dypartiak i Kongresit Amerikan pritet të mbërrijë në Kopenhagen këtë fundjavë, në një përpjekje për të ruajtur unitetin me aleatin e vjetër të NATO-s, Danimarkën. Vizita vjen në një moment kritik, pasi Presidenti Donald Trump ka përsëritur vendosmërinë e tij për të marrë kontrollin e territorit gjysmë-autonom të Arktikut, duke trazuar ujërat gjeopolitike nga Uashingtoni në Pekin. Senatori demokrat Chris Coons dhe ai republikan Thom Tillis po udhëheqin një grup…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Groenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ritheksoi këtë qëndrim përpara gazetarëve, duke theksuar se presidenti ka qenë i qartë në synimin e tij. Sipas Leavitt, presidenti beson se nëse SHBA nuk ndërmerr hapa për të blerë Groenlandën, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë, çka do të përbënte një rrezik jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën dhe vetë Groenlandën. Ajo shtoi se përfshirja…
Nga Raina Kovaçi Memorie.al / Forcimi i shtetit shqiptar dhe në veçanti miratimi i një legjislacioni bashkëkohor ku spikati Kodi i ri Civil, hapi rrugën për fillimet e përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e jetës si: kulturë, arsim, sport deri edhe në sipërmarrje. Ato bënë një luftë të hapur kundër zakoneve të vjetra dhe besëtytnive që e izolonin dhe e persekutonin femrën shqiptare. Pas formimit të shtetit shqiptar, Ikbal Çika bashkë me disa zonja të tjera, kërkuan me urgjencë domosdoshmërinë e rregullimit dhe përmirësimit të pozitës së gruas shqiptare në shoqëri. Ikbalja dha një kontribut të rëndësishëm për…
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostul Pali – Ohër vitin e kaluar kanë shërbyer 3,5 milionë udhëtarë dhe 26.500 fluturime. “Numri i udhëtarëve të transportuar 3.475.288 përmes aeroporteve të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2025 është rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa tek fluturimet e shërbyera rritja vjetore është 4 për qind”, informon TAV Maqedoni. Në dhjetor të vitit 2025, statistika e koncesionierit tregon rritje dyshifrore të përqindjes së udhëtarëve të shërbyer në dy aeroporte prej 25 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, një vit më parë ose përkthyer…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë brifingut të sotëm me gazetarët theksoi se ai mbështet idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta, respektivisht nuk preferon zgjedhje të parakoshshme parlamentare, përcjell TV21. “Unë jam mbështetës i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratim i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. Mendoj se, konceptualisht duke folur, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse gjithë kohën mbajmë zgjedhje të parakohshme, krijojmë një lloj çrregullimi politik dhe ekonomik. Mendoj se duhet të përpiqemi të përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar…
Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës, për kryerjen e veprave penale “abuzim seksual përdhunim dhe shantazh”, si dhe kundër personit me iniciale Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për kryerjen e veprës penale “abuzim seksual dhe përdhunim”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, N.A., kundër vullnetit të saj të shprehur qartë, ka kryer akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rajonin e Likovës dhe e ka detyruar atë të kryejë akte seksuale me Q.M. Më pas, N.A.…
Ndryshimet në Kodin Penal kaluan filtrin e parë parlamentar në Komisionin e sotëm për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Propozuesit e ndryshimeve janë nëntë deputetë nga shumica, të cilët besojnë se ndryshimet do të çojnë në një shtrëngim të politikës penale derisa të hartohet një Kod i ri Penal. “Shtrëngohet politika penale e krimit dhe shtohet një paragraf i ri 5, që gjithashtu kriminalizon abuzimet e prokurimit publik. Është e rëndësishme që prokurimi publik të vihet në një linjë, sepse shpenzimi përmes prokurimit publik është praktikisht një humbje e parave popullore, e parave publike dhe kjo duhet të vihet…
Më 11.01.2026, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, është raportuar një incident fizik mes dy personave, të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për sulm. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
Nga LSDM i janë kundërpërgjigjur liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë shpalli fitore absolute në zgjedhjet lokale, që përfunduan me votimin në katër komuna. Ata thonë se Mickoski është në panik, sepse opozita ka fituar dyfish më shumë vota se pushteti. “Mickoski duhet të jetë në panik të madh që thirri konferencë për media për t’u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet. Edhe me të gjitha keqpërdorimet e mundshme të institucioneve dhe presionet, kandidatët për kryetarë komunash nga partitë opozitare fituan dyfish më shumë vota sesa kandidatët e partive në pushtet. Opozita…
Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta. Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i…
Një zjarr ka shpërthyer në një vikend-shtëpi në rrethinën e Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Siç raporton Tetovasot, më 10.01.2026 rreth orës 21:10, në Njësinë Policore Tearcë, N.N. (53) nga fshati Tearcë ka denoncuar se kishte rënë zjarr në vikend-shtëpinë e tij në fshatin Përcë. Zjarri është shuar vetë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri për litër i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70.50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72.50, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 64.50 denarë. Për 0.668 denarë lirohet mazuti M-1 dhe një kilogram do të kushtojë 32.133 denarë.

