Kodra e Diellit sivjet po e fillon sezonin turistik me probleme dhe pengesa të shumta. Drejtori i Kodrës së Diellit thotë se po bëjnë të pamundurën për të aktivizuar ski liftat në kohë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pasur kontroll të kryer nga Fakulteti i makinerisë, ndërsa të shumta kanë qenë edhe pjesët që është dashur të ndërrohen. Kapacitetet hotelerike deri më tani nuk janë të hapur, ndërsa tek nga muaji i ardhshëm, mund të vihet në funksion vetëm hoteli Sllavija. “Si udhëheqësi e re jemi përballur me shumë probleme, si nga ana teknike edhe ajo materiale e…
Author: Hamdi Kumanova
“E përshëndes dhe mbështes qëndrimin e më tepër se 250 intelektualve dhe profesorëve universitar”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi. “Shqiptarët po bashkohen dhe ky bashkim po bëhet vetëm për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar së bashku nga viti 2001 e këtij. Nuk bëhet fjalë për 2-3 dispozita, siç tentuan të manipulojnë opinionin. Nuk bëhet fjalë për vërejtjet e opinionit të Komisionit të Venecias. Bëhet fjalë për shfuqizim të shqipes si gjuhë zyrtare. Ashtu siç e kemi parë, një prej iniciativave më voluminoze kundër gjuhë shqipe është iniciativa e VMRO-DPMNE-së. Me atë iniciativë kërkohet shfuqizimi i…
Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu…
VMRO-DPMNE me akuza se kreu i ri socialdemokrat, Venko Filipçe, nuk distancohet nga ish-lideri Zoran Zaev, me qëllim, sic thonë, që të mos heq dorë nga krimet në REK Manastir. Sipas partisë në pushtet, dhjetëra miliona euro janë thithur nga firma të afërta të Zaevit. “Tenderi prej 43 milionë euro për gërmime të Markovski Kompani, që është shfuqizuar nga udhëheqësia e re e REK Manastir është vetëm një nga dhjetërat, ku firma sikurse Javor Trans dhe tjera të afërta me Zaevin kanë thithur miliona si nënkontraktues. Tenderët e dyshimta në REK Manastir, përmes së cilëve thithen miliona, rezultuan me rrymë…
Punonjësit shëndetësorë do të marrin paga më të larta pasi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nënshkroi një aneks të Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore me Sindikatën e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale. Taravari tha se pasi paga minimale u korrigjua në mars të këtij viti, kur ajo u rrit nga 29,739 denarë në 33,352 denarë, u bënë korrigjime edhe në koeficientët e Marrëveshjes Kolektive në të gjitha grupet e kompleksitetit, me një koeficient prej 0,233, që në bruto shumë është 3,636 denarë. “Rritja për të gjithë të punësuarit në veprimtarinë shëndetësore do të jetë rreth 2,450 denarë…
Më datë 06.12.2024 në ora 17.10 në NjP Kamnjan, N.N.(38) nga Tetova së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, i cili është nxënës në shkollën fillore private në fshatin Kamnjan, ka raportuar se më datë 03.12.2024 rreth orës 10:30 në shkollë, djali i saj është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Më datë 06.12.2024 në ora 10.15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në afërsi të një fabrike në Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.S (24) nga fshati Trebosh i Tetovës, për shkak të dyshimit se ai është autor i veprës penale ,,vjedhje” të rreth tre tonë bobina me hekur, vepër kjo që u denoncua të njëjtën ditë rreth orës 08:55 nga punonjësi A.O. i një kompani ndërtimi. Ai është ndaluar në SPB Tetovë për zbardhjen e rastit dhe kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Miliona britanikë u paralajmëruan të qëndrojnë brenda dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji pasi mbrëmë e goditi ishullin stuhia Darragh. Një paralajmërim i rrallë i kuq është lëshuar gjithashtu për erërat e forta që mund të jenë kërcënuese për jetën e njerëzve, shkruan bbc. Pritet ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të bregdetit të Uellsit dhe pjesë të Anglisë jugperëndimore. Është anuluar edhe ndeshja e futbollit e Premierligës angleze mes Evertonit dhe Liverpoolit. Priten shira shumë të dendur në shumë zona, veçanërisht në pjesët tashmë të prekura të Uellsit Jugor. Gjithashtu janë anuluar fluturime të…
Nga Buxheti, vitin e ardhshëm duhet të tranferohen 850 milion euro vetëm për Fondin Pensional. Për pagesën e pensioneve, nevojiten 1.6 miliardë euro. Numri i pensionistëve, brenda vitit, mesatarisht rritet për 1.700 persona. Në kohën kur trendi i emigrimit të të rinjve rritet nga viti në vit, ulen të hyrat e kontributeve. Kufiri I moshës së pensionistëve dhe buxheti për pensionet, ditëve të fundit janë bërë tema diskutimesh publike, ku jepen ide dhe propozime të reja. Koordinatorja e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, gjatë një prononcimi për Agjencinë e Lajmeve – MIA, vlerëson se duhet të…
Më datë 12.07.2024 në ora 03.10, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë arrestuar personat H.L.(48), A.L.(20) dhe T.M (20) të tre nga fshati Raven i Gostivarit, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ata u ndaluan në stacion policorë për procedime të mëtejshme ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar hodhën firmat në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në mesin e firmëtarëve janë Rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti – UEJL, Prof. Dr. Jusuf Zejneli – UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri – UNT. Poashtu, në mesin e të nënshkruarve dallohen profesorë të njohur e dekanë aktualë të shumë fakulteteve, në mesin e tyre po veçojmë gjuhëtarin e njohur Prof.dr Agim Vinca, pastaj profesorët: Agni Dika, Nuri Bexheti, Abdulla Aliu, Asllan Bilalli, Safet Emruli, Qebir Avziu,…
Reshjet e borës kanë vështirësuar dukshëm lëvizjen e automjeteve të Kodrën e Diellit në Tetovë. Rrugët e papastruara kanë bërë që shumë vetura të ngecin dhe të mos mundin të lëvizin, duke shkaktuar kaos në komunikacion. Ndonëse gjatë fundjavave në stinën e dimrit Kodra e Diellit mbetet destinacion i preferuar për shumë qytetarë, kushtet e rrugës lënë shumë për të dëshiruar. Autoritetet përkatëse nuk janë marrë me pastrimin e borës, duke bërë që situatë e njejtë e para disa ditëve, të përsëritet sërish.

