Shkatërrimi i korrupsionit dhe ekonomia gri, gazifikimi i shpejtë i shtetit, likuiditeti i ekonomisë dhe infrastruktura, këto janë sfidat kryesore me të cilat po përballet ekonomia e vendit në 20 vitet e fundit, thotë Branko Azeski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë “Mendoj se të gjitha janë të segmentuara, të përpunuara nga ne, të dorëzuara në Qeveri dhe Kuvend dhe e vetmja gjë që mungon është vullneti politik që ata të bashkohen dhe ta bëjnë këtë. Që do të thotë se presim që Qeveria e re ta kalojë në Kuvend dhe ta ndihmojë biznesin dhe pastaj biznesi të jetë i…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (08.12.2024) në ora 19:20 në hyrjen e fshatit Trubarevë, Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.A.(21) dhe një të mitur, të dy nga fshati Trubarevë dhe B.D (46) nga Shkupi. Ata u kapën gjatë prerjeve të paligjshme të pemëve, të cilat së bashku me sharrën motorike u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ndalesa për kamionë në Strazhë, e cila ishte vendosur ditën e djeshme, është hequr rreth orës 18:30, njofton LAM. Ndalimi është vendosur për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qafën malore. DPHM njoftoi se deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu.Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe juglindore, mbi 15 litra për metër katror. Në male dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore do të bjerë borë.
Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të vendos për hapat e ardhshëm, njoftoi për MIA-në nënkryetari i partisë Bujar Osmani, pasi integristët dje njoftuan se filluan “Rojën për Gjuhën” me prezencë 24 orëshe para Gjykatës Kushtetuese deri në mbajtjen e seancës për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, transmeton Portalb.mk. “Deri më 11 dhjetor sigurisht që do të qëndrojmë dhe vendimet e mëtejshme do të merren më tutje. Sot është mbledhja e Kryesisë Qendrore, ka edhe koordinim të liderëve nga ‘Fronti Evropian’ ku do të vendosen hapat e ardhshëm”, thotë…
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE në një kumtesë për media thonë se BDI po tenton që t’i fsheh krimet e tyre dhe të LSDM-së. Nga VMRO-DPMNE e quajnë dramë veprimin e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese. “Drama e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese është drejtuar së bashku me LSDM-në dhe me sa duket është organizuar nga politikanë të përfshirë në vepra kriminale. BDI dhe LSDM kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha krimet dhe tradhtitë që kanë bërë, ndaj organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, që të mos përfundojnë në gjykatë tjetër. BDI dhe LSDM duke e ditur se asgjë…
Mbrëmë diku rreth orës 20:20 në SPB Shtip është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Pançe Karagjozov” dhe “Shirok Dol” në Shtip, automjeti i pasagjerëve “Citroen C2” me targa të Shtipit ka goditur këmbësorin J.E.K (18) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, pas çka shoferi është larguar nga vendi. “Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Shtipit. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë kanë gjetur shoferin S.O (44) nga Shtipi dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Inspektim është kryer…
Gjatë ditës së nesërme (10 dhjetor), Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Rregulloren sipas së cilës automjetet zyrtare duhet të jenë të njohura për publikun përmes targave të tyre me ngjyrë kuq e verdhë. Është paraparë që brenda katër muajve të gjitha makinat qeveritare dhe shtetërore të pajisen me këto targa. Pasiqë ato do jenë të dukshme qytetarët të mund të denoncojnë abuzimin me këto mjete. Paralelisht po punohet edhe për regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili do të menaxhohet nga Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Në një paketë me ndryshime të mundshme në kodin…
Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë, siguron kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me seancën e caktuar në Gjykatën kushtetuese ku duhet të debatohet për dispozitat kontestuese nga ligji për gjuhët. Ai tha se për këtë kanë biseduar me partnerin e tyre VLEN, megjithatë theksoi se askush nuk duhet të intervenojë për procedurën e këtillë që është në proces. Sipas Mickoskit, BDI me hapat e saj përpiqet të krijojë ndarje etnike për ta kthyer vëmendjen drejt vetes. “Edhe ata e dinë mirë, BDI, për shkak se mbi 20 vjet emërojnë gjykatës kushtetues dhe gjykatës të tjerë, madje edhe ata…
Mexhiti: Gjuha shqipe nuk po cënohet, po cënohen milionat e BDI-së! Loja u djeg! Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se gjuha shqipe nuk po rrezikohet, por po rrezikohet “pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së”. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Mexhitit U djeg loja! Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO! Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO! Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka njoftuar se në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, janë gjetur tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Në kontrollin fillestar nuk është konstatuar se vdekja erdhi si pasojë e dhunës, ndërkohë që trupat janë dërguar për autopsi. “Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka kryer inspektim në vendngjarje në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë…
Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale kundër pasurisë – grabitje dhe vjedhje të rënda, transmeton Portalb.mk. Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe ua ka marrë çantat, çantat e shpinës, kuletat, bizhuteritë, telefonat dhe sende të tjera me vlerë. Janë siguruar prova që japin dyshimin e arsyeshëm se ai është kryerës i së paku pesë veprave të tilla, gjatë të cilave ka përfituar dobi pasurore…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

