Ku është pika e përbashkët e pushteteve të Ramës në Shqipëri dhe Viktor Orbanit në Hungari? Të dy akuzohen nga opozitat vendase se kanë instaluar regjime autoritare. Por dallimi është tek opozitat që nuk po adoptojnë të njëjtën ligjëratë. Në Shqipëri, mesazhi i opozitës anon më shumë nga politika (Shteti i të drejtës) ndërkohë që një opozitë e re po lind në Hungari me një mesazh që anon më shumë nga ekonomia. Dhe rezultatet e para “pozitive” po fillojnë të bien për opozitën hungareze: për herë të parë pas 14 vitesh në pushtet në Hungari, Orban dhe partia e tij…
Author: Hamdi Kumanova
Berat Lahut s’i pëlqejnë veprimet e partisë së tij: Unë s’e pranoj presionin, shfaqje e shëmtuar Berat Lahu, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, ka komentuar mbi video-incizimin e publikuar në media në të cilin shfaqen Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, të cilët përpiqeshin të bindnin atë dhe Edmond Azemi për të lëshuar seancën. Lahu e ka cilësuar këtë ngjarje si një inskenim të organizuar nga Gëzim Sveçlën dhe Egzon Azemin. Ai e ka quajtur këtë një “shfaqje të shëmtuar”, e orkestruar nga dy figura të rëndësishme të qendrës së Vetëvendosjes…
Presidenti sirian Bashar al-Assad, gruaja e tij Asma dhe tre fëmijët e tyre kanë lënë pallatet e tyre në Siri dhe kanë nisur një jetë të re në Rusi, pasi iu dha azil politik nga Vladimir Putin. Asma al-Assad, vajza e një doktori londinez, është lidhur me një jetë luksoze, ku hera herës kanë dalë raporte që e akuzojnë atë se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për mobilje dhe veshje gjatë sundimit të ashpër të burrit të saj. Sipas Departamentit të Shtetit, familja ka një pasuri që arrin në 2 miliardë dollarë në llogaritë bankare, kompani guaska, parajsa fiskale dhe…
Rinisin takimet e presidentit Emmanuel Macron me liderët e partive në funksion të formimit të qeverisë së re. François Bayrou është ende në pole position për postin e kryeministrit, megjithëse ka pasur një protestë nga e majta. Si socialistët, të cilët gjithashtu kanë hapur negociatat me Emmanuel Macron për qeverinë e re, ashtu edhe ekologët e udhëhequr nga Marine Tondelier, hedhin poshtë hipotezën e emërimit të Bayrou, duke kujtuar se qendra “nuk i fitoi zgjedhjet legjislative” dhe është një personazh që mishëron vazhdimësinë politike të Emmanuel Macron. Kundër saj për arsye të ngjashme është edhe Raphael Glucksmann, i cili është…
Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, ngjarje e ndodhur javën e kaluar në qytetin e Nju Jorkut. Luigi Mangione u arrestua në një McDonald’s në qytetin Altoona, Pensilvani, rreth 450 km në perëndim të qytetit të Nju Jorkut pasi një klient e njohu atë. 26-vjeçarit, në momentin kur u vendos në pranga, iu gjet një armë dhe një dokument i shkruar me dorë. Luigi Mangione doli në një gjykatë të Pensilvanisë ku iu komunikuan 5 akuza dhe iu mohua lirimi me kusht. I veshur me xhinse dhe një bluzë blu të errët,…
Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të luftës me Rusinë në Ukrainë. Ai gjithashtu foli për mundësinë që trupat e huaja të dërgohen në vendin e tij derisa Ukraina të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s. Presidenti Zelensky i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me udhëheqësin e opozitës gjermane Friedrich Merz. Komentet sinjalizuan gatishmërinë në rritje të Kievit për negociata, ndërsa pritet rikthimi i zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Presidenti i zgjedhur amerikan, i cili ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës shpejt, bëri…
Masar Omeragiq pritet që më 22 dhjetor zyrtarisht të bëhet kryetar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut (FFM_, përcjell TV21. Omeragiq është kandidati i vetëm për kryetar të FFM-së, pas dorëheqjes së Muhamed Sejdinit. Omeragiq do të jetë kryetari i tretë i Federatës së pavarur të Futbollit të Maqedonisë e karrierë të suksesshme pas tij, duke nisur nga viti 1992, deri ë sot. Pas pavarësisë, FFM deri më tani ka pasur 6 kryetarë, Alekso Kiprovski (1992-1993), Ljubisav Ivanov-Zingo (1993-1999), Llambe Arnaudov (1999-2002), Haralampie Haxhi-Risteski (2002-2012), Ilço Gjorgjioski (2012-2018) dhe Muammed Sejdini (2018-2024). Ndër ta, i pari kryetar me…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për fermerët në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu. Në njoftimin e bërë nga TIKA, thuhet se agjencia ka ofruar pajisje për fermerët në Maqedoninë e Veriut për përmirësimin e prodhimit të qumështit. Në këtë kuadër pajisjet janë siguruar për fermerët në Llozovë, Shtip, Karbinci, Radovish, Konçe, Vasilevë, Vallandovë, Demir Kapi, Gradsko, Resnjë, Plasnicë, Gostivar dhe Qendër Zhupa. Në deklaratë thuhet se për 90 familje fermere janë pajisur me makina mjelëse, kontejnerë transportues qumështi dhe materiale higjienike. Në ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve ka marrë pjesë edhe kordinatorja e TIKA-s në Shkup,…
Duke marrë parasysh pajisjet e vjetërsuara informatike në shkollat fillore dhe të mesme në Dibër, drejtorët të shkollave me përkrahje të pushtetit vendor, pajisjet i sigurojnë me projekte dhe donatorë të jashtëm. Këto ditë, me një aktivitet të këtillë janë kompletuar kabinetet për informatikë pranë shkollës të mesme komunale në Dibër “28 Nëntori”. Pajisjet e vjetërsuara tërësisht janë zëvendësuar me kompjuterë dhe projektorë të ri. Drejtoria e kësaj shkolle të mesme ku mësimi realizohet në gjuhët shqipe dhe maqedonase, tanimë nuk ka probleme me pajisjet për kabinetet në fjalë. Realizimi i projektit “Përforcimi i Këshillave komunal në fazën e dytë”…
LSDM ka iniciuar politika të gabuara dhe ka bërë shumë gabime në trajtimin dhe sanksionimin e korrupsionit, nuk ka ofruar shërbime të denjë publike për qytetarët, kishte vendime të këqija kadrovike, sidomos në eshallonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, kishte shumë klientelizëm.Thjeshtë dhe shumë e rëndësishme, LSDM-ja harroi disa premtime kyçe, si ai që mbante “S’ka drejtësi, s’ka paqe nga Revolucioni i larmë, në valën e shpresave dhe pritjeve të të cilit erdhi në pushtet, thotë Fani Karanfilova-Panovska në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”. Duke folur për gabimet e kaluara të LSDM-së dhe se si partia duhet…
Tre trupat e pa jetë që u gjetën dje në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar në fshatin Cërveni Bregovi të qytetit të Negotinës me urdhër të prokurorit publik janë dërguar për autopsi që të konstatohen shkaqet e vdekjes si dhe është dhënë urdhër për ekzaminimin e aparatit të gazit që është përdorur për ngrohje. Sipas prokurorisë, gjatë ekspertizave fillestare, nuk janë konstatuar gjurmë dhune. Sipas informatave, dyshimet e para janë se tre personat kanë humbur jetën nga asfiksimi ndërsa prokuroria ka dhënë urdhër për ekspertizë edhe të pajisjeve me gaz që kane përdorur për…
Fronti Europian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. “U konsultuam për situatën politike, Fronti ka paralajmëruar që Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani. Ka vend për t’u debatuar për statusin juridiko-kushtetues që e gëzojnë bashkësitë etnike në Maqedoni,…

