Author: Hamdi Kumanova

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një prononcim për një media në Kosovë ka thënë se Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e dy personave ne listën e zezë. Lloga tha se Artan Grubi do të dëshmojë vetë pafajsinë ose fajsinë e tij, ndaj ky moment vetëm se po keqpërdoret nga partitë në pushtet për të legjitimuar goditjet ndaj shqiptarëve, tashmë kur Fronti Europian po mbron kauzën për gjuhën shqipe. Reagimi i plotë: Lojtës Videosh 00:00

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës. Në një postim në Facebook, Lutfiu ka shkruar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin. “Pas përgjigjes tonë lidhur me konkursin për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës, dje na ka ardhur kundërpërgjigja nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd. Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk…

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të kryera nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 2 dhjetor deri më 6 dhjetor 2024 ka marrë 204 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 204 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 50 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara të hulumtimit të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

Lexo më Shumë

Një qytetar i Maqedonisë u gjet i vdekur në qendrën e njohur për skijim “Bansko”, në Bullgari. Sipas mediave bullgare, shkaku më i mundshëm i vdekjes është infarkti i zemrës. Ngjarja ndodhi dje pasdite në pistën “Shiligarnika”. Sipas deklaratave të shpëtimtarëve, 52-vjeçari po ngjitej në një pjesë të pistës. Blagovest Obecanov, kreu i ekipit vullnetar të shpëtimit në Bansko, tregoi si u gjet trupi: “Një nga punonjësit e teleferikut njoftoi Shërbimin e Alpinistëve në ‘Shiligarnika’ për një person të pavetëdijshëm. Djemtë reaguan shpejt, shkuan në terren dhe filluan me ringjalljen, që ka zgjatur rreth 40 minuta. Ekipi i ndihmës së…

Lexo më Shumë

Këtë të martë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar sërish lidhur me kontrollet në banësën e tij dhe të familjarëve të tij, të ushtruara nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të premten e kaluar. Veliaj thotë se ato kontrolle ishin pa urdhër gjykate, ndërsa për këtë që po ndodh ndaj tij dhe familjarëve të tij, fajin e ka kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili abuzon me ngjarjen. REAGIMI I VELIAJT: Mirëmëngjes, Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të…

Lexo më Shumë

Një grua ka njoftuar policinë e Kosovës se është rrahur në Gjermani gjersa ishte atje për pushime. Në raportimin e gruas na Klina thuhet se bashkëshorti dhe kunati i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Me 09.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurort janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar për kontroll mjekësore. Rasti është në procedurë hetimore.

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të vendosur në listën e zezë Artan Grubin, ish zv/kryeministrin nga radhët e BDI-së, me qëndrim dolën edhe nga vet partia, përcjell TV21. Nga BDI thonë se respektojnë vendimin e DASH, dhe se mbeten të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me SHBA-të. “Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI.

Lexo më Shumë

Sot në Shkup do të protestohet për shkak të ajrit të ndotur. Marshi fillon në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit, vazhdon deri në Kuvend dhe përfundon para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Qyteti i gjelbër human” propozon disa masa të menjëhershme, por edhe më afatmesme, për të trajtuar në mënyrë më efektive grimcat e dëmshme në ajër. “Ne protestojmë sepse çdo vit nga 3828 deri në 5000+ persona në Maqedoni humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti se një…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me shumë parash të padeklaruara. Shuma e parave, 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500…

Lexo më Shumë

Sonte në zonën idustriale në Vizbeg ka shpërthyer një zjarr i madhe e ku janë djegur 4 kamionë, transmeton TV21. Tani për tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ekipet e zjarrfiksve kanë intervenuar menjëherë duke lokalizuar zjarrin plotësisht. Ndërkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se “në numrin 112 në QMK ka pasur njoftim në ora 21:14 për zjarr në kompaninë “Atlantic” në lagjen Vizbegë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për dy kamionë, por sipas njoftimit të telefeonuesit rrezikon të përfshihen edhe kamionë të tjerë. Në anën e kundërt të rrugës është pompa e benzinës Hib Petrol. Për situatën…

Lexo më Shumë

Në Kuvend, nesër pritet të fillojë debati rreth Propozim buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 22-të. Debati mbi amendamentet për Propozim buxhetin përfundoi më 29 nëntor, ndërsa në Propozim buxhetin e plotësuar janë futur amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme. Në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, debati rreth Propozim buxhetit të plotësuar në mbledhje të Kuvendit zgjatë më së shumti pesë ditë. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve…

Lexo më Shumë

Funksionari i BDI-së, Ardijan Muça është arrestuar si pjesë e aksionit të madh policor, i cili është zhvilluar këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve, Ardijan Muça dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Deri në këto moment janë arrestuar 29 persona. Të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar dhe keqpërdorim të thirrjes publike për furnizim me aditivë me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro në REK Manastir. Mega aksioni i MPB-së janë përfshirë persona nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërcova dhe Shkupi. Sipas medieve, i dyshuar dhe i arrestuar është edhe Vasko Kovaçevski, ish drejtor i EMV-së.

Lexo më Shumë