Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe Në seancë mungojnë dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. Gjykata Kushtetuese ka 9 gjykatës, ndërsa për momentin diskutohet nëse është plotësuar kuorumi për të vazhduar seancën.
Author: Hamdi Kumanova
Filloi si sekretar në komunën e Bogovinës, dhe arriti në pozitën e gjykatësit në Gjykatën e Apelit, i cili vendoste për fatin e rasteve të krimit të lartë dhe me interes të madh publik, shkruan Fokus. Ai bashkë me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi u shpallën non grata nga SHBA, duke u futur në listën e re të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit me personat dhe familjet e tyre të afërta, të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet…
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova, ka uruar me rastin e 11 dhjetorit, Ditës Botërore të Maleve, duke kërkuar që fëmijët ta duan Natyrën. “ Sot është 11 dhjetor-Dita Botërore e Maleve. Me këtë rast, mëso veten dhe fëmijën tënd se: – Natyra dhe gjithçka ka në të duhet ta duam; – Nuk guxojmë të hedhim mbeturina në Natyrë; – Gjallesat në mal janë pasuri e jona që nuk duhet zhdukur; – Të gjitha llojet e barnave për të gjitha sëmundjet burimin e kanë në bimë malore; Urime Ditën Botërore të Maleve!”, thuhet midis tjerash në urimin e SHBA “Karadaku”.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 6 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe e qetë. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale deri në 10 gradë. Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të…
Prezencë e shtuar e policisë vërehet mëngjesin e sotëm para dhe rreth Gjykatës Kushtetuese, ku nga ora 9:30 do të fillojë seanca për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. BDI në prag të seancës ka nisur një “roje për gjuhën” me prezencë 24 ore para Gjykatës Kushtetuese, me të cilën thonë se qëndrojnë në “mbrojtje të Ligjit për gjuhët”. Kryetarja Gordana Siljanovska Davkova u tha liderëve partiakë që të përmbahen nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski me një mesazh për qytetarët që të mos bien në…
Kuvendi gjatë pjesës së pasdites së seancës së 22-të, me 69 vota “pro” dhe 5 “kundër”, miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivelin 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se Buxheti bazohet në supozime reale makroekonomike dhe projeksione fiskale, siguron funksionim të qetë të institucioneve dhe shtetit, servisim të rregullt të obligimeve dhe ka një…
Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane. Rreth 4.000 protestues, duke valëvitur flamujt e BE-së dhe të Gjeorgjisë, u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit, të zemëruar me vendimin e fundit të Qeverisë për t’i lënë mënjanë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian së paku deri në vitin 2028. “Çdo ditë pas punës, ne vijmë këtu”, i tha AFP-së Sofia Japaridze, 40 vjeçe. “E gjithë Gjeorgjia, çdo qytet, çdo fshat, të gjithë duan [të bashkohen] me BE-në. Ne nuk duam të kthehemi në…
Rusia nuk po kërkon të rivendosë dënimin me vdekje dhe do të vazhdojë të liberalizojë kodin e saj penal në mënyrë që të zvogëlojë numrin e të dënuarve, tha Presidenti rus Vladimir Putin. Putin i bëri komentet të martën ndërsa fliste gjatë një takimi të Këshillit Presidencial për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeriut, një organ konsultativ i ngarkuar për të ndihmuar liderin e vendit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Qëndrimi i Moskës për dënimin me vdekje mbetet i pandryshuar edhe në prag të konfliktit në Ukrainë, përsëriti Putin. “Ne jetojmë në realitetin e një…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka paralajmëruar për herë të dytë brenda javësh se Uashingtoni po shqyrton mundësi të reja për të vendosur sanksione ndaj personave të tjerë të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut. Aggeler e bëri këtë paralajmërim të martën, një ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se ka vendosur ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. “Ka një sërë sanksionesh në dispozicion nga Qeveria amerikane, siç e dini. Ka sanksione të Thesarit. Ka sanksione të…
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të martën se ka transferuar pjesën prej 20 miliardë dollarësh të një kredie prej 50 miliardë dollarësh të G7ës për Ukrainën, tek një fond i ndërmjetëm i Bankës Botërore për ndihmën ekonomike dhe financiare për vendin e shkatërruar nga lufta. Departamenti i Thesarit tha se disbursimi përmbush zotimin e ndërmarrë në tetor për të dyfishuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë, të siguruar nga llogaritë e ngrira ruse. Për këtë ndihmë po kontribuohet me kredi më të vogla edhe nga Britania, Kanadaja dhe Japonia. Lëvrimi përpara inaugurimit të Presidentit të…
Policia ka bastisur zyrën presidenciale një javë pas përpjekjes së dështuar të Presidentit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin ushtarak në vend. Sipas raportimeve, Yoon nuk ishte në zyrë në atë kohë. Hetuesit ishin ngarkuan për gjetjen e të dhënave në lidhje me mbledhjet e kabinetit të mbajtura natën e shpalljes së ligjit ushtarak. Agjencia Kombëtare e Policisë, Agjencia Metropolitane e Seulit dhe Garda e Policisë së Asamblesë Kombëtare u bastisën gjithashtu. Bastisja nga ana e policisë në zyrën presidenciale erdhi fill pas lajmit se ish-ministri i mbrojtjes i Yoon, Kim Yong-hyun, tentoi vetëvrasjen ndërsa ndodhet në paraburgim në…
Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtoj kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, shkruan Alsat. Lënda është formuar nga iniciativat që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërkohë që në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht. Gjykatësit shqiptarë pranë kësaj gjykate, Osman Kadriu në një intervistë për Alsat deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ku vihen në pyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar. /Alsat.mk

