Një tërmet i fiqishëm prej 4.0 ballë të shkallës rihter ka trazuar mbrëmjen e sontme mijra qytetarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriurët, shkruan Top24 Sipas qendrës botërore të sezmiologjisë tërmeti kishte epiqendrën në afëri të kufirit Kosovë Shqipëri, afër fshatit Zhur të komunës së Prizrenit.
Author: Hamdi Kumanova
Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve. Para anëtarëve të Komisionit janë Propozim-Rregullorja për punën e Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, Propozim-Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme të Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve dhe Procedura për zgjedhjen e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme në Komisionin për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në Vjenë të Austrisë do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik. “Në këtë takim vjetor, ku Mexhiti merr pjesë së bashku me ministren e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me vendosjen e ardhshme të obligimeve shtesë legjislative në fushën e menaxhimit të ujërave, habitateve dhe shpendëve të egër (amendamentet e vitit 2009 në direktivën e BE-së), si dhe një diskutim për përmirësimin e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin”, thonë nga MMJPH. Komuniteti…
Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM akuzon BDI-në se zbaton standarde të dyfishta sa i përket përgjegjësisë së zyrtarëve të saj, duke thënë se Ramiz Merko është përjashtuar menjëherë pas sanksioneve nga SHBA-të, ndërsa ka mbetur hapësirë për Artan Grubi për ankim dhe vërtetim të pafajësisë. Micevski në “Samo Vistina” poashtu ka kritikuar BDI-në për përdorimin e temave kombëtare për të shmangur përgjegjësinë, si dhe dështimet në ekonomi, arsim dhe investime. Ai tha se në zgjedhjet e fundit qytetarët e dënuan politikën e BDI-së dhe LSDM-së, duke i mundësuar opozitës formimin e qeverisë, ndërsa “VLEN” ishte “fituesi etnik në mesin e votuesve…
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski sot mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me titull ” “Ta sjellim drejtësinë më afër qytetarëve!”, organizuar nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup në kuadër të Aksionit “Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (BPP) në Maqedoninë e Veriut”. Në përkujtim të Ditës Evropiane të Drejtësisë dhe Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, zëvendësministri Vellkovski foli për respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë të drejta dhe liri themelore që i takojnë çdo personi. Vendi ynë ka përfshirë…
Më datë 10.12.2024 në ora 21.35 nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Ndërhyrje të Policisë dhe Njësisë për tregti të paligjshme në SVR Shkup, pas urdhëresës së pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në banesën e D.A ) nga Shkupi, në zonën e Draçevës. Gjatë kontrollit u gjetën më shumë se katër kilogramë marijuanë, 18 pako me lëndë pluhur (amfetaminë) dhe një lëndë me gunga të bardha. DA i hiqet liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal pas agjërimit.
Përplasje në Këshillin e Komunës së Tetovës për ndihmën financiare ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale. Punonjësit nuk kanë marrë për 4 muaj me radhë pagat ndërsa nuk kanë as sigurim shëndetësor e pensional, shkruan Alsat. Opozita akuzoi pushtetin se nuk ka një raport të detajuar se përse jepen këto para. Kreu i këshilli nga ana tjetër thotë se këshilltarët e opozitës refuzojnë të votojnë vendimin që ishte edhe kërkesë e tyre para pak kohësh. “E rëndësishme është të theksohet kërkesa e NPK Tetova, që kërkon subvencionim rreth 69 milionë denar apo 126.000 euro. Këtë kërkesë NPK e ka bërë pa dorëzuar…
Edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese në të cilën nuk u anulua asnjë nen i Ligjit të Gjuhëve. “E dinin që VLEN nuk lejon ndalimin e Gjuhës Shqipe, por po bënin shoë me tenda dhe nxisnin qytetarët për destabilizim! VLEN kujdeset për shqiptarët! Është koha e përgjegjësisë tani!”, ka shkruar Kasami.
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve i ka shqiptuar vërejtje ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, pas denoncimit të Televizionit Alsat se ministria nuk e respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas njoftimit të lëshuar nga Inspektorati, pas denoncimit inspektorët kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në ministri dhe kanë konstatuar se e njëjta nuk komunikon me mediat në dy gjuhë dhe gjithashtu komunikatat i publikon në ueb-faqe vetëm në maqedonisht. Sipas Inspektoratit, Ministria ka vepruar në kundërshtim me nenin 1 paragrafin 2 dhe 3, nenin 2 paragrafin 3 dhe në lidhje nenin 6 paragrafin 4 të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve.…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar vendimin e gjykatës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të mbajtur seancë përgatitore Ai tha se vendimi i gjykatësve kushtetues është sjellë për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i politikanëve. Kostadinovski gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt. “Duke ruajtur Kushtetutën ne ruajmë rendin kushtetues, detyra jonë është të mos krijojmë kaos. Nuk është puna ime të komentoj qëndrimet e politikanëve, nuk dua të polemizojë me ata, por e dini se jemi të ekspozuar ndaj tyre. Duam t’u…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, tha se shtëpia ligjvënëse është e gatshme në çdo moment të nisë procesin e ndryshimeve kushtetuese, por shtoi se nevojitet konsensus dhe vullnet politik që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet e BE-së dhe të mos pengohet nga çështjet bilaterale. Ai vlerëson se vendi është në ngushticë kohore dhe se duhet të gjendet formula e vërtetë se si do të veprohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gashi, në fjalimin e tij në Konferencën e Shtatë Plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se çështjet bilaterale nuk…
Pas shpalljes së vendimit të ri të DASH, me të cilin “listës së zezë amerikane” iu shtuan edhe dy persona nga RMV, prokuroria themelore publike gjatë një brifingu me gazetarët ka njoftuar se, që nga dje kanë formuar lëndë për mbledhjen e dëshmive për lidhshmërinë e personave për akuzat për mitmarrje, raporton SHENJA. Nga prokuroria kanë vlerësuar lartë ndihmën e SHBA-së në luftën lundër korrupsionit si dhe thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin. Po ashtu, kanë shtuar se, në periudhën vijuese do të ketë rezultate konkrete për një numër të lëndëve serioze edhe për krim financiar por edhe për vepra…

