Bujar Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e seancës, tha se do të dalim kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërisë për përdorimin e gjuhës shqipe “Si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, dënojmë vazhdimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Në një shtet multietnik nuk guxon të merren vendime me përbërje monoetnike. Në emër të popullit shqiptarë për ne është e papranueshme çdo vendim tjetër, përpos refuzimit të 13 iniciativave për kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjithëve. Vazhdimi i seancës është palejuar. Kjo shumë ngjason me seancën e 17 tetorit kur Gjykata Kushtetuese abrogoi identifikimin etnik të qytetarëve, që…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se ndërtimi i objektit të ri të kopshtit për fëmijë në lagjen Butel 2 po ecën me një dinamikë të shkëlqyer. Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme, duke përfshirë forcimin dhe vendosjen e themeleve, izolimin e objektit dhe përgatitjen për vendosjen e shtresës së parë të dyshemesë. “Ky objekt i ri pritet të përfundojë pas rreth 18 muajsh dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1800 m². Ai do të ketë 3 hyrje, 7 dhoma për aktivitete dhe 7 dhoma gjumi, 2 dhoma për aktivitete me dhoma gjumi…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka përshëndetur Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij informon Tetovasot. “Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! u shpreh kreu i Aleancës Taravari Ai tha se ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk. P.s Besoj se Blendi Fevziu e ka marrë vesh këtë lajm (presim video). tha Taravari.TS
Pasi ish zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi hyri në listën e zezë amerikane për korrupsion dhe ndikim në gjyqësor, lideri i partisë, Ali Ahmeti tha se Grubi do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake në Bashkimin Demokratik për Integrim. Ahmeti tutje tha se Grubi do ta ankiomojë këtë akuzë që i është bërë, por duke bërë me dije se Bashkimi Demokratik për Integrim e respekton çdo vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit. Këto të gjitha Ahmeti i tha pas përfundimit të fjalimit para Gjykatës Kushtetuese ku pritej që të merrej një vendim për abrogimin e disa neneve…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, para Gjykatës Kushtetuese tha se, kjo e fundit duhet t’i hedhë poshtë 13 iniciativat që shfuqizimin e gjuhës shqipe, që siç tha, ky do të ishte një vendim i mençur, përcjell TV21. Ahmeti tha se, aty nuk janë mbledhur për tu përplasur por që të dëgjohet zëri i arsyes. “Sot kjo gjykatë e njëanshme duhet të hedhë poshtë 13 iniciativat për suprimimin gjuhës shqipe. Ky do të ishte vendimi më i mençur i tyre se edhe ashtu etnikisht janë të pastër aty, pa praninë e komuniteteve më të madha shqiptar dhe komunitetit…
MPB ka njoftuar se me datë 10.12.2024 në ora 16:30, në Gostivar zyrtarë policorë nga DPB Gostivar,kanë privuar nga liria personin M.Sh. (18) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të prindërve të tij, se është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre, ka dëmtuar disa nga orenditë shtëpiake, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, si dhe ka dëmtuar veturën në oborrin e shtëpisë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Gjykatësit kushtetues e ndërprenë seancën pas kërkesës së gjykatësit raportues të kësaj lënde që të përgatitet seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë ekspertë, për ta dëgjuar mendimin e tyre për këtë lëndë te ndjeshme. Ky propozim kaloi me 5 vota pro dhe vetëm një kundër Kështu që Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij në lidhje me kontestimin e Ligjit për Gjuhët. Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për…
Në ditën që Gjykata Kushtetuese po mbanë seancën për ligjin për gjuhët, ka reaguar Fatmir Bytyqi nga LSDM, që siç tha, jemi të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë vetëm për ligjin apo Kushtetutën, por edhe për atë se çfarë shteti dëshirojmë të jemi, përcjell TV21. Bytyqi tha se, Maqedoni është territor për të gjithë dhe gjuha është simbol i shpirtit tonë, dinjitetit tonë dhe lirisë sonë. Tutje, Bytyqi tha se, kur gjuha shqipe po vendoset në pikëpyetje, beson se dikush nesër mund t’ia ndalë edhe zërin por siç tha, përdorimi i gjuhës amtare nuk është privilegj, është e drejtë themelore…
Me datë 10.12.2024 në ora 22:00 në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 29- vjeçaren Xh.Z. nga Debreshi i Gostivarit. Gjatë bastisjes së ushtruar me vendim të gjykatës në banesë dhe ambiente ndihmëse në fshatin Debreshe, ku jeton me bashkëshortin e saj D.N.(29) nga Debreshi, janë gjeur dhe konfiskuar disa pako me marijuanë, një saksu të mbjellur me kanabisi, një kuti me farra nga bima e kanabisit, dy peshore dixhitale, një pushkë, 144 copë fishekë dhe para. Ajo është ndaluar në komisariat dhe po merren masa për gjetjen e D.N., i cili…
“Derisa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara kalbeshin e vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit. Përgjegjësi tani!”, ka shkruar në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. Ai me këtë në mënyrë direkte ka atakuar zyrtarin e lartë të BDI-së, Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexheti që u përfshin në Listën e Zezë Amerikane. Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.(INA)
Mëngjesin e sotëm vërehen forca të shtuara policore pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri sa në Gjykatën Kushtetuese pritet të merret vendimi mbi kontestimin e Ligjit për Gjuhët, në shtëpinë ligjdhënëse vërehen automjete të blinduara të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe forca speciale policore. Forca të shtuara policore gjithashtu janë vërejtur edhe tek objekti i Gjykatës Kushtetuese ku edhe po protestohet sot për ndryshimet e mundshme në Ligjin për përdorimin e gjuhëve!
Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes në Studion e Hapur të RTVM-së me temë “Buxheti 2025”, deklaroi se dje, në seancën e qeverisë, janë miratuar 500 milionë euro të reja nga Hungaria të cilat do të përdoren për shlyerjen e eurobondit të marrë nga qeveria e kaluar dhe theksoi se Qeveria po shlyen detyrimet e trashëguara, transmeton Portalb.mk. “Sot, pas negociatave të gjata dhe të vështira, në seancën qeveritare u miratua pjesa e dytë e kredisë hungareze, 500 milionë euro të tjera. Para zgjedhjeve, folëm për 1 miliardë euro, kur siguruam 500 milionët e para, u kritikuam se ishin vetëm 500,…

