Komunat dhe ministritë së bashku shpenzojnë më shumë se 2 milionë euro në vit për shërbime ligjore. Komunat dhe ministritë nuk kanë rregulla të brendshme të shkruara për agazhimin e avokatëve, duke pasur parasysh se prokurimi i shërbimeve nga avokatët është i përjashtuar nga Ligji për Prokurim Publik, tregojnë gjetjet kryesore të hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk. Ndër përgjigjet nga komunat, ka shpjegime të ndryshme për mënyrën e zgjedhjes së avokatit, përkatësisht: “Në bazë të reputacionit dhe përvojës së tyre në lidhje me natyrën e çështjeve”; “Lehtësisht i aksesueshëm për komunën, të cilët kanë një zyrë në…
Author: Hamdi Kumanova
Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian dhe deputet i BDI-së, Blerim Bexheti, kritikon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, se është marrë me retorikë dhe flet publikisht për balancuesin para mediave. “Fjalën “gënjeshtër” e ka përdorur nga politikanët njëqind herë dhe këndonte si Zdravko Çoliq me mikrofon dhe ka folur për tema politike. Ne nuk mund të pajtohemi me madhorizimin etnik. Dua t’ju kujtoj vetëm se Marrëveshja Kornizë dhe parimi Badenter janë miratuar që të mos ketë mazhorizimë. Kjo me Gjykatën Kushtetuese është lapsus”, tha Bexheti në emisionin “Samo Vistina” . Bexheti kritikoi edhe anëtarët e Qeverisë nga radhët…
Rumania dhe Bullgaria do të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Zonës Shengen që nga 1 janari 2025, duke përfunduar një proces që daton që nga viti 2011 kur Komisioni Evropian i shpalli të dyja vendet gati për t’u anëtarësuar. Bëhet e ditur se udhëtimi i përbashkët i Rumanisë dhe Bullgarisë për t’u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta mori fund sot. Vendimi i rëndësishëm u bë i mundur pasi Austria, kundërshtari “më i zjarrtë”, hoqi veton e saj të vendosur muajin e kaluar gjatë një takimi në Budapest. “Një fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe gjithë…
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek ka deklaruar se Lista Serbe ka vendosur të merr pjesë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt, “për faktin se serbët po përjetojnë momentet më të vështira që nga viti 1999” dhe se “represioni i përditshëm i regjimit në Prishtinë i ka çuar në situatë që të luftojnë për mbijetesë në vatrat e tyre shekullore”. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se Lista Serbe “ka qenë gjithmonë me popullin e saj, edhe atëherë kur përfaqësuesit e serbëve i kanë braktisur institucionet kosovare, duke besuar se kjo do të tërhiqte vëmendjen…
Operacioni i parë neurokirurgjik në Departamentin e Neurokirurgjisë në Klinikën Zhan Mitrev është kryer me mikroskop neurokirurgjik të një niveli të lartë, ndër më modernët në rajon. Ekipi neurokirurgjik i udhëhequr nga prof. Dr. Vladimir Rendevski, së bashku me Dr. Mihail Taushanov dhe anëtarë të tjerë të ekipit mjekësor ndërdisiplinor, kanë kryer me sukses operacionin në shtyllën kurrizore tek pacientja e cila ankohej për dhimbje të forta shpine dhe kufizim të lëvizshmërisë të këmbës së djathtë. Me vizualizimin e një niveli të jashtëzakonshëm të këtij mikroskopi modern, ekipi ynë mjekësor me përvojë realizoi mënjanimin minimal invaziv të hernies së diskut…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje ka pasur një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, të organizuar nga ambasadori hungarez, Andras Klein. Në një atmosferë miqësore u diskutua për ngjarjet dhe proceset aktuale të brendshme, rajonale, evropiane dhe botërore. Theksi u vu në problemet dhe pengesat e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane dhe nevojën për zgjidhje kreative për tejkalimin e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke respektuar vlerat dhe parimet themelore të BE-së. Presidentja ripohoi besimin, angazhimin dhe vendosmërinë e saj të thellë për të zbatuar axhendën e…
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë. Raportohet se i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar. Pas sherrit është arrestuar bashkëmoshatari i tij, 18-vjeçari Orgest Hidri. Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobta. Njoftimi i policisë: Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, reagimi në kohë i Policisë, çoi në pranga autorin e dyshuar, menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në…
Gjykata e Apelit i ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, mëson Alsat. Lënda do të fillojë nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve do të ulet sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. Lënda, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkaqet e aksidentit të autobusit të Besa Trans më 23 nëntor të vitit 2021 në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, por me falsifikimin e certifikatës së…
Kreshnik Bekteshi ka përshëndetur vendimin e bashkëpartiakut të tij, Artan Grubit që të tërhiqet nga jeta publike, transmeton TV21. “Artanin ata që e njohin, e dinë shumë mirë se sjell vendime në interes të përgjithshëm e jo atë personal! Kështu është edhe ky vendim plot guxim, ku familja është mbi të gjitha. Artani dallon nga shumë të tjerë, kur është koha për vendime të mëdha. Pavarësisht gjithçkaje, për mua dhe besoj se shumë të tjerë që të njohin kolegialisht por edhe privatisht, vazhdon të jesh njeriu punëtor dhe me vyrtyte të larta”, shkroi Bekteshi. Kujtojmë se Grubi gjatë mbrëmjes që…
Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut është matur në Kodrën e Diellit, -4 gradë Celsius, ndërsa po në këtë vend është regjistruar edhe sasia më e madhe e borës, ku shtresa e borës arrin 43 centimetra, kumton DPHM-ja. Temperatura nën zero është edhe në Berovë me -1 gradë, zero në Krushevë, një në Prilep dhe Strumicë, dy në Manastir, Demir Kapi, Shtip dhe Kavadar, tre në Ohër, katër në Gjevgjeli, Veles dhe Kumanovë, ndërsa gjashtë gradë është matur në Shkup. Në Mavrovë ka 29 centimetra borë, ndërsa në Krushevë gjashtë. Gjatë ditës do të mbajë mot…
Këtë vit nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut kanë hequr dorë 775 të rritur dhe 160 të mitur, njoftojnë nga MPB për “Faktor”. Sivjet numri i atyre që kërkuan lirim nga shtetësia është më i ulët krahasuar me vitin 2023. Vitin e kaluar ka pasur 1068 largime nga puna të shtetasve madhorë dhe 184 për të mitur. Njerëzit heqin dorë nga shtetësia e RMV-së për të marrë nënshtetësinë e një shteti tjetër. Ky trend është prezent prej vitesh dhe me këtë Maqedonia humbi një pjesë të popullsisë. “Ndjehet sikur nuk ka njerëz, dy familje që i njoh duhej të merrnin…
Nga Qeveria përmes një kumtese njoftojnë se me buxhetin për vitin 2025, janë paraparë mjete financiare për shpërndarje të vauçerëve në shumë të 250€ për çdo student, për blerjen e një pajisjeje elektronike, përcjell TV21. Gjithashtu, nga ekzekutivi njoftojnë se sipas buxhetit të ri, janë siguruar mjete financiare për të rinj deri 29 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion deri në 30.000 euro për fillim të biznesit të ri. “Në Buxhetin e vitit 2025 janë paraparë mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët,…

