Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar shtatë gazetarë që punonin për një media të pavarur rajonale të lajmeve, ka thënë një mbikëqyrës i medias, masa e fundit në një goditje gjithëpërfshirëse ndaj disidencës dhe lirisë së fjalës nga presidenti i vendit, Alexander Lukashenko. Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se shtatë gazetarët që punonin për gazetën online Intex-Press në qytetin perëndimor të Baranavichy u arrestuan në fillim të këtij muaji dhe u akuzuan për “mbështetje të aktiviteteve ekstremiste”. Akuza të tilla përdoren gjerësisht nga autoritetet për të heshtur zërat e pavarur. Agjencitë e zbatimit të ligjit të Bjellorusisë kanë nisur një valë…
Author: Hamdi Kumanova
Elon Musk shpallet njeriu më i pasur në botë Elon Musk është personi i parë që ka arritur një pasuri prej më shumë se 400 miliardë dollarë, sipas “Forbes” dhe “Bloomberg”. Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në kompaninë e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla” dhe kompaninë e hapësirës ajrore “SpaceX”. Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Musk në 431,2 miliardë dollarë – dhe kompania e shërbimeve financiare “Bloomberg” tha se ishte afërsisht 447 miliardë dollarë. Që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të “Tesla-s”, në veçanti e ka bërë 53-vjeçarin…
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka folur lidhur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës duke përfshirë organet e sigurisë. Ai u shpreh se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë. Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent. “Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”, u shpreh ai, raporton RTK. Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se…
Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Posaçme dhe policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorët amerikanë në Florida dhe Byronë Federale të Hetimeve (FBI), arrestuan tre persona të përfshirë në tregje të paligjshme kibernetike. Gjatë operacionit që pasoi hetimet disamuajshe, dy persona u arrestuan në Kosovë dhe një në Shqipëri. Në një njoftim të përbashkët të policisë dhe prokurorisë në Kosovë thuhet të dyshuarit “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm… kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online ‘RYDOX’, i cili u ofronte keqbërësve, shiste dhe trafikonte produkte dhe…
Një 21-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e ditës së sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”. Mësohet se viktima, shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet…
Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma shtesë për Ukrainën “deri në fund të mandatit të kësaj administrate”. Uashingtoni tha 10 ditë më parë se do t’i dërgonte Ukrainës raketa, municione, mina dhe armë të tjera me vlerë 725 milionë dollarë. Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të forcojë Ukrainën në luftën…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron “ta zhdukë Ukrainën nga harta” dhe mund t’ua mësyjë pjesëve të tjera të Evropës pastaj. Për këtë arsye, ai u bëri thirrje evropianëve t’u bëjnë trysni qeverive të veta për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje. “Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte”, tha Rutte para ekspertëve të sigurisë dhe analistëve në organizatës Carnegie Europe në Bruksel. Ai theksoi se njerëzit duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përpiqet t’i përdorë “tufa dronësh” në Evropë, siç është duke bërë me ndikim vdekjeprurës…
Fundi, kur erdhi puna për kazermën BGP5, ishte i zhurmshëm dhe brutal. Së pari, një folës i zhurmshëm që thërret për dorëzimin e tyre; më pas, një breshëri e madhe plumbash, raketash dhe pushkësh që nxorën pjesë nga ndërtesat në të cilat fshiheshin qindra ushtarë. BGP5 – “Policia e Gardës Kufitare” – ishte qëndrimi i fundit i juntës ushtarake të Mianmarit në shtetin verior Rakhine, i cili shtrihet përgjatë kufirit me Bangladeshin. Videoja e Ushtrisë kryengritëse Arakan (AA) e cila po rrethonte bazën tregon luftëtarët e tyre, shumë zbathur, duke gjuajtur një sërë armësh në bazë, ndërsa avionët e forcave…
Trembëdhjetë individë të njohur nga vendi jonë ndodhen në të famëkeqen “Listë të zezë të Shteteve të Bashkuara”. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një listë të vetme të zezë, por ekzistojnë disa lista të tilla të sanksioneve që SHBA i ka vendosur për individë dhe biznese të përfshira në korrupsion ose abuzime të të drejtave të njeriut, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Në këto lista për shkak të akuzave për korrupsion dhe minim të proceseve demokratike për dekada të tëra bëjnë pjesë edhe disa persona nga vendi jonë, e në mesin e tyre ka politikanë, ish-kryeministra e ministra, kryetarë komunash, gjykatës. SHBA…
Memedali Jusufi Gjenialiteti dhe çmenduria shkojnë shpesh krah për krah dhe ndoshta gjenet që na bëjnë të prirur drejt artit, janë “përgjegjës” edhe për disa shqetësime mendore. Frojdi dhe Fridrih NIce sinonim te personave krijues pak te cmendur Vepra më të njohura të gjeniut , Fridrih Nice janë: “Lindja e tragjedisë nga fryma e muzikës”; poema filozofike “Kështu fliste Zaratustra” e cila duhej të ishte quajtur “Vullneti për pushtet, përpjekje për rivlerësimin e të gjitha vlerave”; shkrimi moralizues dhe paraloja e filozofisë të së ardhmes “Në anën tjetër të së mirës dhe të keqes”; “Gjenealogjia e moralit”; “Antikrishti”; eseja autobiografike…
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme kanë pastruar dy deponi të egra në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit. “Ndërhyrja është bërë në rrugët ‘Vasil Çakalarov’ dhe ‘Voin Drashkoviq’, ku janë ngritur dhe transportuar rreth 20 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, të përziera dhe nga paketimi i kartonit të hedhura në mënyrë të paligjshme”, kumtoi “Higjiena Komunale – Shkup. Njëkohësisht janë larguar edhe shtatë metra kub mbetje nga deponia e egër, e vendosur në rrugën “Xhon Kenedi” në komunën Çair në afërsi të SHFK “Vasil Glavinov”, si dhe 15 metra kub mbetje komunale ndërtimore, të…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga ministri Fatmir Limani dhe ambasadorja Su Lej, nënshkruan sot Marrëveshjen për donacion. Me Marrëveshjen, Republika e Kinës, në frymën e respektimit të përgjegjësisë sociale dhe me qëllim arritjen, avancimin dhe mbështetjen e aktiviteteve me interes publik të kryera nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, dhuron dhoma ndijore me vlerë të përgjithshme prej 1.310.000,00 denarë me TVSH, për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Nënshkrimi i Marrëveshjes së sotme është një tjetër konfirmim i…

