Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Prof. Dr. Lütfi Sunar, u takua me përfaqësuesit e mediave për të ndarë vizionin e universitetit për vitin e ri akademik, arritjet e tij dhe objektivat për të ardhmen. Gjatë takimit të mbajtur më 12 dhjetor 2024, u theksuan projektet inovative të IBU-së, kontributet shoqërore dhe pozita e tij si udhëheqës në arenën ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, Rektori Sunar theksoi misionin e IBU-së si një nga institucionet udhëheqëse arsimore në rajon, duke ofruar arsim në standarde ndërkombëtare dhe duke trajnuar liderët e ardhshëm. Stafi akademik i fortë i universitetit dhe diversiteti i studentëve…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi kontrollin e djeshëm në hapësirat e Këshillit Gjyqësor. Sipas policisë procesverbali është bërë dhe duhet të kontrollohet. Nga atje thonë se hetimet paraprake janë duke vazhduar, ndërsa opinioni do të njoftohet menjëherë pas përfundimit të tij. Dje në Këshillin Gjyqësor janë kërkuar procesverbali lidhur me mandatin e kryetares së mëparshme Vesna Dameva. Bastisjet janë bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shkupit dhe qëllimi është të kontrollohet nëse ka elemente të mundshme të krimit. Prokuroria sqaroi se kontrollet nuk kanë të bëjnë me “listën e zezë” të SHBA-së, ku së fundmi përfshihej edhe gjyqtari…
Më shumë se 10 organizata civile kërkojnë që Qeveria të ndalojë importin e automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “EURO 5” dhe të kufizojë importin e automjeteve të reja me minimumin “EURO 6”. Në kërkesë ata sqarojnë se ndotja e ajrit është e lartë në vend dhe është shkaktar i një sërë sëmundjesh dhe vdekjesh te popullata. “Automjetet lëshojnë më shumë se 200 përbërje kimike toksike, të cilat automjetet e vjetra i lëshojnë në një masë më të madhe. Këto automjete, veçanërisht me kilometrazh më të madh, përveç rritjes së emetimit të grimcave PM,…
MPB Maqedoni njofton se dje në orën 18:00 në Stacionin Policor në Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Debresh, makina “Volkswagen Sharan” me targa të regjistrimit, e drejtuar nga M.H nga fshati Vrapçisht ka dalë nga rruga. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Nga MPB njoftojnë se hetim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
MPB njofton se me datë 12.12.2024 në ora 11:20 në SPB Tetovë, një 62 vjeçar nga në fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A. nga një fshat tjetër i Tetovës. Sipas raportit, ai nga A.A. ka porositur mobilje për shtëpinë, të cilat i ka premtuar se do të jenë gati për 30 ditë dhe i ka dhënë një depozitë prej 500 euro. Siç është raportuar, mobiljet e porositura nuk janë dorëzuar deri në ditën e raportimit dhe paratë nuk janë kthyer.
Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut duhet të merr masa për të gjitha çështjet e korrupsionit. Kështu tha euroambasadori në RMV Mihailis Rokas kur u pyet për qëndrimin e BE-së për futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në Listën e Zezë Amerikane, shkruan Portalb.mk. “Ne e marrim parasysh këtë listë të zezë të SHBA-ve. Mendoj se ajo që ka rëndësi është që gjyqësori këtu në vend të marrë masa jo vetëm për këto çështje të veçanta, por për çdo çështje të korrupsionit në vend”, tha Rokas. Ai tha se Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, i forcuar “Ka shumë rekomandime…
Aktori i njohur i humorit, njëherit banori i Big Brother Vip Kosova 3 Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia. Ende nuk dihen detaje përse ka rënë në pranga. Kështu po raporton Televizioni Top Channel.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se kur fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila u paralajmërua para dhjetë ditësh në konferencë për shtyp në Qeveri, sqaroi se aksioni fillon më 15 dhjetor dhe se numri i produkteve është rritur në më shumë se 800 produkte. „Po, më lejoni të them me kënaqësi të madhe se kompanitë, tregtarët, prodhuesit dhe distributorët e kanë rritur numrin e produkteve dhe tani është më shumë se 800, nuk është më 600. Të gjitha këto produkte do të jenë të shënuara dhe…
“Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1895 dhe është rinovuar 5 herë, por këtë herë është më e rinovuara” – këto janë fjalët me të cilat Visari hapi dyert e shtëpisë së tij dhe vazhdoi menjëherë me rrëfime mahnitëse për historinë e familjes. “Nuk e di me siguri, por thuhet se këtu ka pasur një pus”. Thuhet se stërgjyshi kur kthehej në mbrëmje, sillte gjithmonë një qese sheqer dhe e derdhte në pus duke thënë: “Kur të vijnë fqinjët, të mos pinë ujë, por sherbet”, shton ai duke u buzëqeshur. Një fakt pak i njohur është se kjo shtëpi…
Gjykata Themelore në Tetovë sot pritet të marr vendimin se kujt do t’i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës. Procesi ishte shtyrë disa herë deri më tani, duke akuzuar Sela dhe Taravari njëri tjetrin për ndërhyrje në drejtësi. Kjo çështje u hap nga dita që ASH pësoi fraksion, duke u ndarë dhe anëtarësia e saj ndërmjet ASH-krahu i Selës dhe ASH-krahu i Taravarit.
Pas iniciativës së dorëzuar nga qytetarët për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Shkup, ka kryer kontroll tek një operator ushqimor i cili drejton kioskat (tobakot) e duhanit, ku është gjetur një sasi e madhe e ushqimeve të pasigurta me afat të skaduar. Për shkeljen e konstatuar, kumtoi sot AUV, shërbimet inspektuese të Agjencisë kanë nxjerrë vendim për asgjësimin e 1.920 kilogramë ushqimeve të pasigurta të tërhequra nga disa kioskë me të cilat menaxhon operatori. Për veprën e kryer është shqiptuar dënim në para. “Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në një objekt hotelerek në…
Një tragjedi ka tronditur Strumicën dhe Tetovën – shoferi i eskavatorit nga Tetova humbi jetën gjatë rrënimit të një ndërtese në qytetin e Strumicës. Siç thonë dëshmitarët, punëtori i ndjerë u la për orë të tëra në vendngjarje, ndërkohë që policia dhe inspektorati i ndërtimit kryenin hetimet. Pa Censurë

