Nga sot do të vëhet hapja e sezonës së skijimit në ski-qendrën Kodra e Diellit. Me njoftim ka dalë ski-qendra ku thuhet: Të nderuar vizitorë, Ju njoftojmë se nga nesër, 13.12.2024 (e premte), fillon zyrtarisht sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. Tradicionalisht, dita e parë (e premte) është ditë promovuese. Ski-biletat janë FALAS për të gjithë vizitorët. Orari i punës, ditën e premte, është nga ora 10:00 – 14:00. Nga e shtuna, Qendra e Skijimit do të funksionojë me çmime të rregullta të ski-biletave dhe orar të rregullt pune. Ski-ashensorët dhe teleferikët: nga ora 08:45 deri…
Author: Hamdi Kumanova
“Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshortes së një kryetari të komunës nga VMRO-DPMNE, për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë muajt e fundit. VMRO-DPMNE nuk është e interesuar për drejtësi – ata duan një gjyqësor që amniston kriminelët e tyre dhe persekuton të gjithë ata që kundërshtojnë regjimin e tyre. Synimi i kësaj qeverie është i qartë – partizim i plotë dhe kthim i gjyqësorit Swarovski, i cili do të jetë vazhdim i Mickoskit dhe VMRO-DPME-së”, thonë nga LSDM. LSDM ka muaj që paralajmëron dhe ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë…
Operatori hungarez i telekomunikacionit 4iG dje ka dorëzuar dokumente në Agjencinë për Komunikim Elektronik (AKE), duke shprehur zyrtarisht interesim për t’u bërë operatori i tretë mobil në vend, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Kjo, siç tha zëvendëskryeministri në daljen e djeshme në “Samo intervju” në Kanal 5, do të nënkuptojë fundin e duopolit të dy operatorëve aktualë celularë në vend dhe ulje të çmimeve të shërbimeve celulare, transmeton Portalb.mk. “Kompania hungareze sot (12.12.2024) ka dorëzuar zyrtarisht dokumente në Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe ka shprehur interesim për operator të tretë celular. Tashmë AKE-u duhet ta udhëheqë procedurën…
Problemi që Maqedonia nuk i fillon negociatat është se vendimi strategjik i vendeve të mëdha anëtare të BE-së për më shumë se dhjetë vjet është që të mos zgjerohet, thotë zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, “përfitimi i pritjes” për Maqedoninë është “ruajtja e krenarisë kombëtare”. “Askush nuk është naiv të hyjë në lojën bullgare të kushteve të pafundme dhe vetove të pafundme. Nëse kjo është e fundit për të folur, dhe nëse nuk është e fundit, ne nuk jemi naivë që të vuajmë dhe të kemi probleme edhe një herë. Dhe mendoj se kam folur…
Ahmeti: S’jam politikan i salloneve dhe biskotave, nuk lejoj të preket shqipja Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet, në tubimin e të enjtes me qytetarët në Gostivar gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak. Ahmeti e bëri të qartë se ashtu siç nuk është e mbyllur çështjen e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë konfiskuar rreth 4 tonë marihuanë nga një kompani në Josifovo të Vallandovës, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se bëhet fjalë për një kompani që kishte licencë për prodhim të produkteve nga marihuana, për çështje mjekësore, por që pas kontrollit të bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vërejtur parregullësi, pas çka nga Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, është kërkuar që t’i merret licenca kompanisë së njëjtë. “Pas sigurimit të të gjitha provave materiale DPB Vallandovë deri te PTHP Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale të kryer nga…
Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë në objektet energjetike të Ukrainës të premten në mëngjes, tha ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko. “Armiku vazhdon terrorin e tij. Edhe një herë, sektori i energjisë në të gjithë Ukrainën është nën sulm masiv,” shkroi Galushchenko në një postim në Facebook, shkruan Reuters. Sistemi energjetik i Ukrainës ka pësuar tashmë 11 valë sulmesh ruse këtë vit, të cilat kanë shkaktuar dëme të përhapura dhe ndërprerje të gjata të energjisë në të gjithë vendin.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kanë reaguar mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Me anë të një deklarate publike, Këshilli i Ambasadorëve ka theksuar se ‘vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik’. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut, Ziadin Sela nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se gjuha shqipe duhet të ruhet me Kushtetutën dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht buron nga ndryshimet që u bënë…
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Tetovën, si pjesë të serisë së vizitave në komuna, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njihen me përfitimet nga procesi i qasjes në Bashkimin Evropian. Përmes vizitave të tilla, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në RMV, ceket rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale. U paralajmërua se ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas çka shefi i Delegacionit të BE-së do të bisedojë me anëtarët…
Qeveria e Kosovës, është shprehur kategorikisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Ky reagim i ekzekutivit vjen pasi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, ka paralajmëruar se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati i njohur amerikan, John Bolton – i cili gjatë Presidencës së Parë të Donald Trump-it mbajti postin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare deklaroi se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë mund të rikthehet sërish meqë lideri Republikan i fitoi zgjedhjet presidenciale. “Unë mendoj që gjatë mandatit të dytë të Donald…
Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka thënë se diskursi i kryeministrit, Albin Kurti është arsyeje që ai nuk është më pjesë e LVV-së. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është Albin Kurt dhe pa të nuk ekziston kjo parti dhe sipas tij nuk ka ndryshime në të – prandaj u largua. “Ky diskurs është arsyeja që unë nuk jam pjesë e LVV-së, për shkak se ky është kryetar i subjektit politik është prirës i Qeverisë, krejt kësaj agjende që unë kundërshtoj. Do të thotë merreni si person ose si organizim politik, por LVV është Albin Kurti, përndryshe nuk ka…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës mbrëmë vonë ka marr vendim që nga 1 janari 2025 shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës. Kurti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook. “Qeveria mbrëmë mori vendimin tashmë të paralajmëruar me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë. Në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime…

