Author: Hamdi Kumanova

Më i ftohti është regjistruar sot në mëngjes në Berovë. Aty është matur -1 gradë. Pasohet nga 2 gradë në Manastir, Strumicë, 4 në Kriva Pallankë, Llazaropole, 5 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi, Gjevgjeli, Kumanovë, Mavrovë, 6 në Pretor, Shtip, Veles, 7 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kavadar. Më e ngrohta me 8 gradë është në Krushevë, Vinicë, Kodrën e Diellit-Tetovë.

Lexo më Shumë

Një në shtatë adoleshentë evropianë vuan nga çrregullime mendore”, thotë UNICEF-i. Kjo organizatë e OKB-së thekson se si afërsisht gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor globalisht shfaqen pak a shumë para moshës 18-vjeçare. “Shumë fëmijë janë të mbushur me trishtim, dhimbje ose ankth. Disa pyesin se ku po shkon kjo botë dhe cili është vendi i tyre në të. Është një ajsberg që ne e kemi injoruar për një kohë të gjatë dhe, nëse nuk veprojmë, do të vazhdojmë të kemi rezultate katastrofike për fëmijët dhe shoqëritë, shumë kohë pas përfundimit të pandemisë”, theksoi Henrietta H. Fore, drejtore…

Lexo më Shumë

Në edicionin e sotëm të emisionit Trilling, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare që mund të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Në pyetjen për mosmarrëveshjen me partinë e koalicionit ZNAM, Mexhiti deklaroi se është më e lehtë dhe më logjike që mund të funksionojë koalicioni VMRO dhe VLEN, sesa VMRO dhe ZNAM, sepse nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarë. Zëvendëskryeministri theksoi se VLEN ka një qasje serioze dhe transparente dhe udhëhiqet nga synimet e vendosura në fillim, që janë lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik…

Lexo më Shumë

Ideja për hapjen e një reparti për gra në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese të tipit të hapur në Strugë është riaktualizuar gjatë vizitës së djeshme të ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov dhe takimit me drejtuesit e burgut Sipas ministrit dikasterial i gjithë departamenti i grave nga burgu në Idrizovë do të transferohej në burgun e Strugës, ndërsa të burgosurit nga Struga do të transferoheshin në një burg tjetër. “Si ide është hedhur kohë më parë. Shpresojmë se do të gjejmë në mbështetje nga të gjithë partnerët dhe do të mund ta realizojmë së shpejti. Sapo të merremi vesh me të gjithë…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, përmes masave nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural, po ndihmon fermerët që të rikthejnë mekanizimin e tyre prodhuese. Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike 5/2024 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2024. Thirrja publike i referohet masës 121, për dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e makinave të posaçme kultivuese të orizit dh tharëse orizi të lëvizshme. Vlera maksimale e kostove të pranueshme për përdorues është 600.000 denarë. Afati i fundit për…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Saraj ka ftuar koalicionin shqiptar, VLEN që të tërhiqet nga Qeveria, pasi siç thotë, shqiptarët u poshtëruan dhe u turpëruan duke ua shkelur legjitimitetin, transmeton TV21. Por, Ahmeti hedh poshtë mundësinë që BDI dhe Fronti Europian të bëhen pjesë e Qeverisë. “Shqiptarët janë poshtëruar dhe turpëruar duke ua shkel legjitimitetin. Besoj të reflektojnë. Le të tërhiqen! Sepse historia gjërat edhe i shënon. Nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne, zyrtarisht kemi deklaruar si…

Lexo më Shumë

Nga sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës, me ç’rast akrepat e orës do të kthehen një orë prapa. Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur përsëri fillon llogaritja verore e kohës. Përveç te ne, llogaritjen dimërore e aplikon edhe shumica e shteteve të kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Parlamenti Evropian më 4 mars 2019 votoi për të hequr ndryshimin sezonal të kohës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë një vendim…

Lexo më Shumë

Në periudhën 18-24 tetor janë raportuar 10 raste të reja me kollë të keqe, 42.9 për qind më shumë krahasuar me shtatëditorin e kaluar. Nga rastet e reja, tre persona janë shtruar në spital, njoftoi pasditen e sotme Instituti për Shëndet Publik në RMV-së. Shumica e rasteve janë raportuar në Kumanovë – pesë, pasuar nga katër raste nga Shkupi dhe një rast nga Kriva Pallanka. Mosha e pacientëve varion nga dy muaj deri në 70 vjeç. Shumica e rasteve i përkasin grupmoshës deri në katër vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të pacientëve, shtatë ishin të pavaksinuar, të pavaksinuar…

Lexo më Shumë

SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër A.Sh. (24) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrëmbim” dhe “cenim i sigurisë”. “Me datë 29.09.2024, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme familjare, i raportuari ka tentuar të sulmojë me thikë XH.R., në një shtëpi në një fshat të Shkupit, dhe duke kanosur të pranishmit e tjerë ka marrë me dhunë dy fëmijët e mitur dhe është larguar”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Qëndrime të ndryshme dhe paqartësi të tjera rreth ndërtimit të hekurudhës që lidh Shkupin me Sofjen në kuadër të Korridorit 8. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski thotë se më në fund ka dialog me palën bullgare për projektin por se ai nuk do të ndërtohet deri sa nuk ka një marrëveshje konkrete mes dy vendeve. “Hekurudhë me Bullgarinë do të ketë në atë moment kur ne do të merremi vesh se bashkë do ta mbarojmë hekurudhën sepse qëllimi i asaj hekurudhe është që Shkupi dhe Sofja të bashkohen dhe jo të mos bashkohen. E dyta, kostoja duhet të rishikohet. Ne…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor me afat për miratim deri në qershor të vitit 2025 në vend të shpërbërjes së plotë të tij është paraparë në agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut, për të cilën Komisioni Evropian dha dritë jeshile dy ditë më parë. Në agjendën e reformave, Qeveria angazhohet para Brukselit se reformat në Këshillin Gjyqësor do të jenë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias nga shtatori 2023 dhe sipas rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së nga dhjetori i vitit të kaluar. “Konsolidimi i funksionimit të Këshillit Gjyqësor të pavarur përmes miratimit të një ligji të…

Lexo më Shumë

Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare. “Atë që unë e kam bërë së bashku me drejtorin e…

Lexo më Shumë