Author: Hamdi Kumanova

Shkruan: Hamzi Ibraimi Turqia, një ndër fuqitë më të rëndësishme të rajonit euroaziatik, vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të shteteve ballkanike. Politikat vizionare e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan kanë thelluar marrëdhëniet e Turqisë me këtë rajon, duke synuar forcimin e bashkëpunimit reciprok dhe krijimin e një Ballkani më të qëndrueshëm dhe të integruar. Nën drejtimin e Erdoğan-it, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme aktive dhe dinamike në Ballkan, e cila mbështetet në diplomacinë e butë dhe një rol aktiv në proceset ndërmjetësuese. Hakan Fidan, me përvojën…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 40 vjet punë, është pensionuar akusherja në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, Emine Zumeri, shkruan Open-TV. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të komunitetit, ajo ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e shëndetësisë. Ajo vlerësohet si një prej njerëzve të dashur dhe të kujdesshëm, pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve, duke punuar me vullnet e pasion punën e saj. Ajo iu ka ndihmuar mijëra njerëzve. Emine Zumeri ka lindur në vitin 1963 në Kumanovë. Ajo për herë të parë është punësuar në vitin 1983, pranë…

Lexo më Shumë

Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në ora 00:15, të datës 01.01.2025 janë ndjerë lëkundje të tokës për shkak të tërmetit i cili ka qenë në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ka qenë 80 kilometra në perëndim të Shkupit, me lartësi prej 3.3 ballë të shkallës së Rihterit. Tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe në rrethinë.

Lexo më Shumë

Fillon sezoni turistik dimëror në Kodrën e Diellit. Nga kjo qendër thonë se janë të gatshëm për vizitorë të shumtë, kurse ski-liftet janë funksionale kurse mysafirët e parë tashmë gjenden në shtigjet e skijimit. Lartësia e dëborës në Kodrë e Diellit është mbi 40 centimetra. Këtë sezon, nga objektet hotelerike që janë pronë e ski-qendrës do të punojë vetëm hotel “Slavija” derisa hoteli “Kodra e Diellit” është i mbyllur dhe jashtë përdorimit. Në funksion për vizitorët janë edhe disa hotele private. Nga kjo fundjavë, qytetarët dhe turistët që duan ta vizitojnë Kodrën e Diellit, mund ta shfrytëzojnë linjën e rregullt…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot dekaloi se ish-ambasadori Lubomir Fërçkosvki është nën dyshime serioze për keqpërdorim të fondeve publike nga buxheti shtetëror, transmeton Portalb.mk. Siç tha ministri, Indikacionet tregojnë se dëmi është me shifra gjashtëshifrore në euro. “Nuk mund të them konkretisht se sa për momentin, por po ndaj disa informacione që jam i autorizuar t’i publikoj në këtë fazë pasi procedura është ende në vazhdim. Është zhvilluar një proces i brendshëm në MPJ dhe informacionet që më kanë ardhur janë vërtetë shqetësuese. Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme dhe…

Lexo më Shumë

Edhe pse më shumë se 14,000 pacientë trajtohen çdo vit në spitalin e nefrologjisë në Strugë, spitali përballet me mungesë serioze të personelit shëndetësor. Drejtuesit shpresojnë në ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, për zgjidhjen e këtij problemi të madh. Nga ministria kanë marrë premtim se pas Vitit të Ri do të ketë vende të reja pune, me çka do të rritet numri i personelit mjekësor, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Pjesë e problemit, si në të gjitha objektet shëndetësore, është edhe zgjidhja e statusit të punonjësve me kontratë në vepër. Me ndihmën e Ambasadës…

Lexo më Shumë

Do të rritet përqindja e ambasadorëve të emëruar nga radhët e diplomatëve profesionistë në MPJ dhe në vend se një e treta si deri më tani, do të jetë gjysma. Këtë e parashikojnë propozim-ndryshimet e Ligjit të punëve të jashtme të cilat tashmë janë dorëzuar në Qeveri. Siç tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ndryshimet ligjore planifikohet edhe mandati i diplomatëve të jetë deri katër vjet, në vend se tre vjet sa ishte deri më tani. Sipas Mucunskit, ndryshimet do të miratohen në mënyrë transparente dhe në procedurë të rregullt. “Po korrigjohet…

Lexo më Shumë

Lagje të shumta këtu në fshatin Çajlë të Gostivarit me vlerë qindra mijëra euro, por, për fat të keq, rezultojnë me dyer e dritare të mbyllura. Shkak migrimi. Kanë mbetur vetëm të moshuarit. Për Alsat me lot në sy rrëfejnë mallin për fëmijët, nipërit e mbesat. “Më vështirë s`ka ku shkon më, s’ka ku shkon më keq. Kanë mbetur vetë të gjithë. Katër fëmijë kam gjithë i kam jashtë. Pesë- gjashtë nipa. Këtu jetoj vetëm me plakën. Sa e kam plakën s’është shumë rëndë por kur të ik ajo e të mbesim vetëm atëherë është keq”, tha Qefli Fazliu banor…

Lexo më Shumë

Ekspertët juridikë vlerësojnë se nuk nevojiten ligje të reja, pasi edhe me ato ekzistuese mund të nisen procedura kundër personave që janë pjesë e listës së zezë amerikane. Darko Avramovski tha se për këta persona, shteti mund të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të merr dëshmitë që i posedon SHBA-ja dhe më pas të zbatojë hetim të pavarur këtu. “Sinqerisht mendoj se një zgjidhje e tillë ligjore do të bënte shumë probleme sepse në aspekt ligjorë është problematik që të keni vendim administrativ të tillë nga një shtet tjetër, që kanë efekt direkt mbi qytetarët e shtetit…

Lexo më Shumë

Ish anëtari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Shemsi Sallai në një intervistë për Alsat duke folur për Listën e Zezë të SHBA-vë në të cilën u përfshinë ish zv.kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti tha se ka elemente korruptive dhe se ky është mesazh për shtetin që të ngriten procedura ndaj të gjithë personave të përfolur si të korruptuar dhe që përmes partive apo ryshfetit pengojnë gjyqësorin. Sallai tha se në përbërjen e kaluar të Antikorrupsionit ka pasur lëndë ndaj ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe se e njëjta është dërguar në Prokurori. “Bëhet fjalë për persona që kanë…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vepron ndaj tre raportimeve nga Policia Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me krimet e mundshme në Lotarinë Shtetërore, megjithatë, deri më tani ende nuk ka përfunduar procedura e sigurimit të provave. Prokuroria ka formuar disa lëndë për punën e Lotarisë Shtetërore dhe ndaj tyre veprojnë disa prokurorë, të cilët janë në koordinim me organet e policisë, brifuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Lotaria Shtetërore është llogaritur nga përfaqësuesit e partive qeveritare si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare,…

Lexo më Shumë