Author: Hamdi Kumanova

Në vitin 2025 qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, pesë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët jopune transferohen të hënën. Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë festave të Krishtlindjeve, kur e hëna dhe e marta janë ditë jopune – 6 janar Buzmi dhe 7 janar, Krishtlindjet. Qytetarët në fundjavë të zgjatur do të festojnë edhe Kurban Bajramin, që është më 30 mars, por sipas ligjit transferohet si ditë jopune për të…

Lexo më Shumë

Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë, përcjell TV21. Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore. “Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare,…

Lexo më Shumë

Plagoset me kapsollë në sy një fëmijë në Elbasan. Burime nga urgjenca e Elbasanit bënë me dije se fëmija u paraqit me dëmtime në sy dhe pasi mori ndihmën e parë në Elbasan, u nis për shërbim të specializuar në Tiranë. Ndërkohë nga hedhja e kapsollave dhe fishekjarreve ka pasur disa lëndime të lehta. Gjithashtu disa raste janë paraqitur nga abuzimet me alkoolin. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lexo më Shumë

Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me kompaninë ruse Gazprom. Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën pezullohen deri kur të kenë përfunduar luftimet. Një javë më pas, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk kishte mbetur kohë e mjaftueshme për të nënshkruar një marrëveshje të re. Cilat do të ishin opsionet e mundshme pasi të ndalet kalimi i gazit rus…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur. Rasti ka ndodhur më 29 dhjetor në Prishtinë. “Prishtinë 29.12.2024-NN. Më 31.12.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar, prej të cilëve njëri plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg. Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një video – fjalim në profilin e tij të fejsbukut ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025. Në fjalim Toshkovski theksoi se gjatë vitit të kaluar 2024, që nga dita e parë e marrjes së përgjegjësisë, ai u angazhua në zgjidhjen e situatave të hasura me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe transparent dhe së bashku arritën suksese të rëndësishme. “Kemi identifikuar lëshimet dhe kemi marrë menjëherë masat për të rikthyer besimin e qytetarëve. Nuk ka më cenim të dinjitetit të askujt, të asnjë qytetari. Në atë drejtim, çdo ditë vazhdojmë me përmirësimin dhe…

Lexo më Shumë

Në ditën e parë të Vitit të Ri, mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes me paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri…

Lexo më Shumë

Nga sot patentat e shoferit në Maqedoninë e Veriut, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, do të ndalojnë të vlejnë. Qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patent shoferi me emrin e vjetër, do të gjobiten me 100 euro. Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.

Lexo më Shumë

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë në Shkup m, në ora 00:01 ka lindur foshnja e parë në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, përcjell TV21. “Ka lindur një bebe djalë i shëndoshë, me peshë 3190 gram dhe 50 centimetra i gjatë”, informuan nga Klinika. Nëna e foshnjes është Sanja Talevska.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Momentet e fëmijërisë të kaluara tek gjyshja ose të afërmit në fshat mbeten më mbresëlënëset. Pjesë e këtyre momenteve janë padyshim pemët. E merrni me mend shijen e mrekullueshme të arrave të njoma dhe gjurmët e lagështa që na linin nëpër gishta? Këto arra të shijshme mund të ruhen gjatë gjithë vitit, disa i ngrijnë e disa i ruajnë kryesisht në formën e glikosë.Për më tepër,arra eshte ushqim edhe per trurrin e njeriut. Ne fakt eshte një nga ushqimet më ushqyese për trurin janë arrat, të cilat ndihmojnë trupin të rimëkëmbet nga puna e rëndë mendore dhe fizike.…

Lexo më Shumë