Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga ajo që ka ndodhur në seancën gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se Meta nuk ka sulmuar vetëm Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë, por ka etiketuar edhe Monika Kryemadhin duke e quajtur “dumdumane”. Lala tha se ka një përpjekje të Metës për të fajësuar Kryemadhin, siç e tregon edhe mesazhi që ai ka shkruar nga burgu ditën e djeshme. Gazetarja dha detaje për qëndrimin e Metës në burg dhe takimet që ka zhvilluar me familjarë. “Kam një…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Marikaj deri në Berat çmimi i shitjes së vajit të paambalazhuar, varion nga 700, 800 deri 1,100 lekë për litër. Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%. Përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër. Përpunuesit kryesorë pohojnë se sivjet shtrenjtimi i çmimit ka ardhur nga rritja e kostos së prodhimit për shkak të…
Deputeti Flamur Noka debatoi me panelin e gazetarëve në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me drejtësinë e re, SPAK dhe kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Gazetarët i sollën në vëmendje Nokës se përkundrejt tezës së PD se SPAK dhe kreu i saj janë të kapur nga Edi Rama, sipas sondazheve SPAK rezulton institucioni me besimin më të madh nga ana e publikut. “Ju të dashuruarit e Dumanit, ju që dashuroni Dumanin, po ju kthej një përgjigje, vazhdoni dashurojeni. Ju të dashuruarit e Dumanit duhet të mësoni një gjë, nuk jeni njerëz të lirë, në një vend ku nuk…
ProCredit Bank vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj duke hapur një filial të ri modern në Çair. Pas rinovimit të disa filialeve ekzistuese dhe hapjes së filialeve të reja në mbarë Maqedoninë, ProCredit Bank po pasuron rrjetin e saj në Shkup. Tash e tutje, klientët e bankës do të mund të përdorin të gjitha përfitimet digjitale, si dhe këshillat e ekspertëve nga ekipi i ProCredit në lagjen Çair në rr. Xhon Kenedi nn, Shkup. Filiali në Çair ka një dizajn bashk;kohor që u ofron klientëve të saj një eksperiencë moderne bankare në çdo kohë, pa pritur në radhë në sportel,…
Dy muaj pas zjarrit që përfshiu tre depo makinash në Veleshtë të Strugës, policia dhe Prokuroria ende nuk bëjnë të ditur se cilat ishin shkaqet e zjarrit, në të cilin u dogjën mbi 200 vetura, shkruan Alsat. “Prokuroria Themelore Publike Strugë ka lëshuar të gjitha urdhrat e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe identifikimin e autorit të mundshëm të veprës penale. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas urdhrave”, tha Prokuroria Themelore, Strugë. “Të gjitha masat e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit po zhvillohen sipas udhëzimeve dhe drejtimeve të Prokurorit publik. Hetimi po vazhdon”,…
Pas më shumë se dy vjet ngecje, për shkak të shpronësimit të tokave, rinisën sot punimet për ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan, pjesë e projektit Korridori 8 të cilën e ndërton konzorciumi Behtel&Enka, shkruan Alsat. “Për herë të parë pas 50 vitesh këtu fillojnë punime reale, që do të thotë se për rrugëtimin nga kryeqyteti për në Ohër e Strugë do arrihet për një orë e njëzet minuta apo tridhjetë, që do e ndryshojë krejtësisht funksionimin e ekonomisë dhe turizmit dhe do e përshpejtoj rritjen ekonomike”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit. Kryeministri Mickoski paralajmëroi përfundimin e…
Shpërbërja e Këshillit të prokurorëve publik nuk është opsion, sepse numri më i madh i anëtarëve të saj janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e prokurorit publik, deklaroi kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik, Dushica Dimitrievska. E pyetur për atë se si i sheh paralajmërimet për reforma në Këshillin gjyqësor dhe në prokurori, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese të cilët punojnë për ndryshimin e ligjeve. “Këshilli i Prokurorëve publik i zbaton kompetencat e saj ligjore. Në lidhje me pyetjen, dua të sqaroj se anëtarët e këshillit kanë…
Pas letrës drejtuar zyrtarëve ndërkombëtarë dhe kreut shtetëror të Shqipërisë e Kosovës, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, po me letër i është drejtuar edhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Opozitari Ahmeti, duke ia sqaruar Mickoskit kontekstin gjeopolitik të ngjarjeve në Ukrainë, ndikimin e Kinës, apo ngjarjet në Ballkan si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë dhe Serbi, thekson që periudha është jashtëzakonisht e ndjeshme për vendin dhe se çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike, do të kishte pasoja serioze për kohezionin e brendshëm. Duke ia numëruar shqetësimet për çështjen e balancuesit dhe ligjit të gjuhëve, Ahmeti e fton Mickoskin të reflektojë.…
Shporta sindikale minimale është ulur për 1000 denarë, masat konkrete të Qeverisë japin rezultate thonë nga VMRO-DPMNE. “Në shportën minimale sindikale, të cilën e llogarit Sindikata e Maqedonisë, është llogaritur se shpenzimet për ushqim dhe pije të një familjeje katër anëtarëshe janë ulur për 1000 denarë në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti. Duke marrë masa realiste, qeveria ruan dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve. Qytetarët marrin një partner në Qeveri. Pensionet dhe pagat po rriten, klima e biznesit po përmirësohet. Inflacioni tani është nga 2 deri në 2.5%, gjatë qeverisjes së LSD-së ishte dyshifror. Maqedonia po…
Një grua 30 vjeçe është gjetur pa ndjenja në banesën e saj në lagjen Ilinden në Shkup, përcjell TV21. Joryrtarisht, dyshohet se gruaja është sulmuar nga hajnat në banesën e saj. Nga MPB e konfirmojnë rastin, por që theksojnë se shkaqet që gruaja u gjet e alivanosur ende nuk janë përcaktuar. “Më datë 28.10.2024, rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë në SPB-Shkup është raportuar se në një banes në lagjen Ilinden në Shkup është gjetur pa ndjenja M.M. (30) nga Kriva Pallanka, pas çka është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore. M.M. është gjetur…
Nuk ka vaksina kundër gripit të shpendëve, dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik janë që personat që janë në rrezik të sëmuren nga ky virus të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal. Ky është një rekomandim, jo diçka e detyrueshme. Është e vërtetë se po investohet në teknologji të reja për prodhimin e vaksinave, por kjo nuk ka të bëjë aspak me situatën aktuale të gripit të shpendëve, e aq më pak me situatën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, shkruan Vërtetmatësi. Po analizojmë një postim në Facebook që thotë: “DRAMË NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK Ë SHKUPIT DHE NGORDHJA E…
Maqedonia e Veriut sërish nuk do të të marrë pjesë Eurovizion Nga Radio Televizioni Shtetëror kanë konfirmuar lajmin se vendi nuk do të marrë pjesë në garën e vitit 2025. Edhe pas 3 viteve munges, autoritetet kanë vendosur që sërish të mos garojnë në Eurovision. Shkak për këtë vendim janë sfidat financiare me të cilat përballet televizioni kombëtar. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të marrë pjesë në Eurovizionin për Fëmijë.

