Deputeti nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se letra e Ali Ahmetit është poentim politik dhe se nuk sheh diskriminim nga kjo qeveri ndaj shqiptarëve. “Letra e z.Ahmeti një poentim politik, nuk e shoh si shqetësim rreth reformave brenda shtetit. Ka pas situata tjera edhe më shqetësuese, si Alfa, Kumanova, etj dhe në atë kohë Ali Ahmeti ishte në qeveri dhe nuk ka pasur reagime me letra apo diçka të ngjajshme. Kjo letër është një poentim politik i tij, sepse nuk ka kërcënim nga situata aktuale politike, kur ajo marrëveshje është firmosuar…
Author: Hamdi Kumanova
Një banor i Izmirit në Turqinë perëndimore ka kthyer në bankë rreth shtatë milionë dollarë, të cilat ishin transferuar në llogarinë e tij nga persona të panjohur. Institucioni financiar ka refuzuar ta informojë atë për detajet e transaksionit. Ozkan Ajdik, një pastrues që jeton në lagjen Menderes të Izmirit, mbeti i shokuar kur pa më shumë se 23 milionë lira (6,7 milionë dollarë) në llogarinë e tij në aplikacionin i-bank, ndërsa po përpiqej të paguante faturat e shërbimeve publike, raportoi Sabah. Ai shkoi në bankë dhe i ktheu të gjitha paratë, pasi, sipas tij, ishin para të gabuara (“haram”), të…
Një grup i të burgosurve nga Burgu i grave në Idrizovë, sot përmes mediave kanë dërguar apel tek institucionet kompetente për, siç thuhet në apel, marrëdhëniet çnjerëzore në burg, lagështia në mure, erë e keqe, barnat e skaduara, dhomat e ftohjes gjatë sezonit të ngrohjes dhe ushqimin e mykur. Meqenëse teksti është i shkruar në një fletë, ku apelin e përcjellim në tërësi. Drejtorit të KPU-së – Idrizovë, Ibrahim Elezi. Drejtorit të administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova. Të nderuar, Kjo kërkesë apo letër e hapur nga Burgu…
Përdorimi dhe shitja e lëndëve narkotike nga nxënësit në shkollat e Tetovës ka shpërthyer në një problem serioz që po ngre alarmin në qytet. Statistikat nga institucionet përkatëse janë shqetësuese. Ekspertët po analizojnë arsyet që nxisin këtë sjellje devijante të të rinjve dhe ofrojnë rekomandime për parandalimin e saj, shkruan Portalb.mk. Që ky problem është evident nëpër shkollat e Tetovës, tregon edhe anketa e bërë nga Këshilli Komunal për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve në Tetovë. Aty drejtorët e shkollave dhe personeli profesional si një ndër problemet kanë paraqitur përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike nga nxënësit. Lidhur me…
Gjithçka ka thënë Hristijan Mickoski, çdo premtim që ka bërë sa ishte në opozitë ka rezultuar një gënjeshtër dhe mashtrim i madh. Qytetarët shohin se Mickoski si kryeministër po bën gjithçka, por fjalë për fjalë gjithçka është e kundërta e asaj që ka thënë dhe premtuar para zgjedhjeve, akuzojnë nga LSDM-ja. Nga LSDM thonë se me qëndrimin “Kur ishte në opozitë, Mickoski e shpalli “krim historik” marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” dhe pretendoi se ishte “kontestuese në të gjitha bazat”. Epo, pasi u ul në karrigen e kryeministrit, Mickoski ndërroi korsinë brenda natës. Tani, thonë nga LSDM, papritmas Mickoski e…
Qeveria e re këtë verë tashmë ka dërguar një paralajmërim se nga shtatori BDI do të fillojë të provokojë skenën e brendshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike sepse nuk janë pjesë e qeverisë. Në fund të tetorit ende nuk ka asgjë nga ato njoftime. Së fundmi BDI ka nisur takimet me qytetarët, por thonë se nuk përjashtohen edhe protestat. “Para së gjithash, nuk përjashtohen edhe protestat. Pse? Sepse BDI ka vendosur të dalë në terren dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve. Qytetarët na dhanë besimin dhe tani sigurisht që qytetarët kërkojnë që ne t’i përfaqësojmë, duke qenë se ky besim është…
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar arrestimet me urdhër të SPAK, teksa është shprehur se prokurorët e posaçëm duhet të hetojnë çështje aktuale siç janë inceneratorët. “Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin”, u shpreh gazetari në emisionin “Të paekspozuarit”. Blendi Fevziu theksoi se nëse SPAK nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i Prokurorisë së Posaçme është joekzistent. “Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me…
Ekonomia dhe përpjekjet luftarake të Federatës Ruse janë nën tendosje në rritje, duke ngritur dyshime për aftësinë e Vladimir Putin për të mbështetur luftën në afat të gjatë. Kështu thuhet në një raport të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), siç raporton Ukrinform. Analistët e ISW iu referuan një artikulli në The Washington Post, i cili vuri në dukje se ekonomia ruse është “në rrezik të mbinxehjes”. Artikulli përmendi se shpenzimet tepër të larta ushtarake të Rusisë kanë nxitur rritjen ekonomike në një mënyrë që i ka detyruar kompanitë ruse të rrisin artificialisht pagat për të përmbushur kërkesën për fuqi…
Gjashtëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane më 29 tetor të vitit 1863, formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë. Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku 24-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse që po ia vendoste një mjeti në lagjen lagjen “Shënkoll”. Viktima raportohet se po vendoste eksplozivin në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit me iniciale R. Ç., rreth orës 04:10. Por, lënda plasëse i ka shpërthyer dhe 24-vjeçari ka mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar në spital dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas…
Dita e sotme i gjen demokratët në mosbindje civile, ku për 3 orë mbështetësit e opozitës do të bllokojnë lëvizjen në 6 akse kryesore nga veriu në jug. Segmenti i Sheshit “Shqiponja” është ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës. Deputetët dhe drejtuesit e degëve të Durrësit, Krujës e Shijakut do të protestojnë në rrethrrotullimin e Shkozetit. Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës e Shkodrës. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bëhen bashkë demokratët e Korçës dhe Elbasanit. Degët e Lushnjës, Kavajës, Rrogozhinës e Divjakës janë udhëzuar…
Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t’u trajnuar në Rusi. “Ne besojmë se DPRK-ja ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për t’u trajnuar në Rusinë lindore”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh, duke iu referuar inicialeve të emrit zyrtar të Koresë së Veriut. “Një pjesë e ushtarëve tashmë janë zhvendosur më afër Ukrainës dhe ne jemi përherë e më të shqetësuar se Rusia synon t’i përdorë ata në luftime ose për të mbështetur operacionet luftarake kundër forcave ukrainase në rajonin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën”, shtoi ajo. Më herët,…

