Fotografja afrohej duke ecur së prapthi te helika e avioni të ndaluar por të ndezur, teksa përpiqej të bënte foto. 37-vjeçarja nga Kansas, Amanda Gallagher kishte marrë avionin për të fotografuar parashutistë në fundjavë, dhe ishte ulur në tokë pas lëshimeve të parashutistëve, kur ndodhi incidenti tragjik. Aerodromi Air Capital Drop Zone ku ndodhi ngjarja, njoftonte se avioni vogël Cessna 182 ishte i ndaluar por me helikë të ndezur, çka solli tragjedinë. “Për arsye të paditura ajo doli para krahut të avionit, që është një shkelje e rregullave të sigurisë. Me aparatin e saj për të fotografuar ajo bënte hapa…
Author: Hamdi Kumanova
Dekreti i qeverisë Meloni për përcaktimin e 19 vendeve të sigurta për çështjen e emigrantëve të paligjshëm përfundon në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Sipas mediave italiane ka qenë pikërisht Gjykata e Bolonjës që iu është drejtuar pikërisht kësaj gjykate referuar një rasti të një azilanti nga Bangladeshi që kishte kërkuar një mbrojtje ndërkombëtare. Sipas gjyqtarëve, kriteret e përdorura nga qeveria në përcaktimin e një vendi “të sigurt” bien ndesh me ligjet e BE-së. Ndaj ajo kërkon që të sqarohen se cilat rregulla duhet të mbizotërojnë: qofshin ato italiane apo evropiane. Më 21 Tetor qeveria Meloni me dekret të posaçëm përcaktoi…
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku, sollën para drejtësisë së Republikës së Kosovës, tre nga 45 të akuzuarit e këtij sulmi. Seancat gjyqësore kanë nisur ndaj Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, por jo edhe për 42 bashkëpunëtorët, përfshirë këtu edhe kryekriminelin, Milan Radoiçiq ani pse prokurori i rastit, Naim Abazi, kërkoi gjykim në mungesë. Pas kësaj Gjykata Themelore kishte kërkuar nga Supremja mendim juridik në rastin “Banjska”, mirëpo, Gjykata Supreme ka njoftuar se nuk jep mendime juridike për dilema që ka gjykata e shkallës së parë. Sipas Supremes, është në diskrecion të…
Një hotel dhjetëkatësh u shemb sot në qytetin bregdetar të Villa Gesell në provincën Buenos Aires të Argjentinës, njoftuan autoritetet lokale komunale. Të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorë në një kantier ndërtimi, besohet se kanë qenë brenda ndërtesës në momentin e ngjarjes. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja./vizionplus.tv
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara. Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë…
Një gjykatë në Moskë dënoi një specialist të IT-së me më shumë se 13 vjet burg për përpjekjen për t’i kaluar sekretet shtetërore CIA-s, tha Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB). Firuz Dadoboyev u shpall “fajtor për tradhti në dobi të Shteteve të Bashkuara”. Ai gjithashtu u gjobit me 300,000 rubla (3,000 dollarë). FSB e Rusisë pretendoi se Dadoboyev kishte marrë në mënyrë të paligjshme informacione që ishin “sekret shtetëror” dhe planifikoi t’ia kalonte ato një oficeri të inteligjencës amerikane. “Me këtë qëllim, ai vendosi kontakte me CIA,” tha agjencia e zbatimit të ligjit. Dadoboyev, i cili thuhej se…
Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit “Maqedonia jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend. Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin. Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë.
Memedali Jusufi Mendimi endet në hapsirat e pafund të universit ndalet në çdo lindje dhe perëndim dielli, retë e bardha shpërndahen pak nga pak për ta bërë më të dukshme kthjelltësinë e qiellit, kaltërsia e shpërndan pak nga pak magjinë e saj kristalet e dritës janë pjesë e kësaj mrekullie të rrallë. Ja ku shfaqet hëna me energjinë e saj të plotë dhe krejt hapsirën e mbush me ndriçimin e saj, eci nëpër megullën e kohës duke kërkuar një tjetër dimension ku e pamundura bëhet e mundur, krejt lulet dhe gjelbërimi të jetë i përhershëm dhe ndërrimi i stinëve…
Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier u ndal tek skema e pensioneve. Rama u shpreh se është trashëguar një situatë shumë e vështirë, duke bërë thirrje që të mos shmanget sigurimet shoqërore. “Duhet të kuptohemi jo vetëm për atë që duam të bëjmë, por edhe si mund ta bëjmë. Pensionet janë pjesa me e vështirë e të gjithë mozaikut të zhvillimit dhe sot tema e pensioneve nuk është thjesht për vende si ne, por për të gjitha vendet e pasura, ku në mënyrë të vazhdueshme ngrihet problemi i vështirësisë për të rritur pensione dhe për t’ju përgjigjur…
Me datë 28.10.2024, në ora 15:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.S (23) nga Reçica e Vogël e tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është autor i veprës penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal, i raportuar më 25.10.2024, kur i kishte vënë flakën një shisheje me lëng të ndezshëm përballë subjekti juridik në Tetovë. Xh.S. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference për media ka shprehur kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik. Kjo vetëm sa konfirmon vizionin tonë të qëndrueshëm dhe politikat tona afatgjata për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore. Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin…
Për gati gjysmë viti nuk është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin e lehonës nga Dibra, Jilldiz Veaposka, së cilës në vitin 2020 pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës i janë hequr tre organe vezorja, mitra dhe njëra veshkë, shkruan Alsat. Arsyet për zvarritjen e procesit gjyqësor janë se ende nuk është përgatitur superekspertizë nga profesorët e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, pasi prokuroria dhe mbrojtja kanë ofruar dy ekspertiza krejtësisht të ndryshme. Avokati i Jilldizit druan se për shkak të kësaj, çështja mund të vjetërsohet. Ai nuk dëshiron të dyshojë se i gjithë procesi po…

