Gjykatësi Aleksandar Kambovski është kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli sot në seancën e 510-të me 13 vota zgjodhi Kambovskin, i cili vjen nga Gjykata e Apelit të Manastirit dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar. Pas zgjedhjes për kryetar, Kambovski falënderoi për besimin dhe tha se do të punojë për ta përmbushur atë. “Unë sinqerisht shpresoj se së bashku do të kemi sukses në arritjen e standardeve më të larta të profesionalizmit, paanshmërisë dhe standardeve që lidhen me forcimin e themeleve të shtetit ligjor. Nuk kam…
Author: Hamdi Kumanova
Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, -7 gradë Celsius, ndërsa më së shumti borë ka në Mavrovës, ku shtresa e borës arriti 45 centimetra. Sipas DPHM-së,deri në orën 08:30 janë matur -6 gradë në Shkup Petrovec, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, -4 në Manastir, Veles, Kumanovë, Kodra e Diellit, -3 në Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Kavadar, Kriva Pallankë , -2 Lazaropole, -1 Gjevgjeli, Prilep, 0 Ohër, Pretor, 1 Vinicë, Dibër, Hanet e Mavrovës, si dhe 2 gradë në Krushevë. Trashësia e borës është 44 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Krushevë dhe 5 në…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive “25 Maji” në Radovish. Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive. Me projektin, i cili është realizuar në më pak se dy muaj, janë rinovuar plotësisht dyshemeja dhe tribunat në sallë. Vlera e investimit është 20 milionë denarë, theksojnë nga pres shërbimi i qeverisë.
Sot në mëngjes Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe renditet i 11-ti në botë sipas të dhënave të “IQAir”, platformë kjo e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit. Indeksi i ndotjes është 166, që e vendos qytetin në kategorinë e mjediseve shumë të ndotura, të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, transmeton Portalb.mk. Në nivel global, qyteti më i ndotur është Delhi në Indi, i ndjekur nga Lahore, Wuhan, Karaçi dhe qytete të tjera. Shkupi është në vendin e 11-të, i vetmi qytet evropian ndër më të ndoturit në botë. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është vazhdimisht…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të realizojë takim me përfaqëuses të Trupit nacional studentor, Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe Forumit për ndryshime arsimore. Takimi do të mbahet në Qendrën kulturore studentore Shkup. Pas takimit është paralajmëruar deklaratë për mediume e ministres Janevska.
Prokuroria themelore publike Shkup e përfundoi procedurën pë sigurim të dëshmive dhe parashtroi aktakuzë kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se morën pjesë në veprime të kontrabandimit të automobilave luksoz, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe të tjera, kumtoi Prokuroria shtetërore publike. “Gjatë vitit 2021 dhe 2022, ata me dokumente të rrejshme dhe numra të korrigjuar të shasisë, futje në vend të automobilave të cilët ishin lëndë e ndjekjes ndërkombëtare, si dhe automobila për të cilët në mënyrë tjetër e evituan kontrollin doganor. Dy nga të akuzuarit janë persona zyrtarë – referentë nga Sektori për punë menaxhuese në MPB,…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi” që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe. Aksidenti është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik. “Në orën 18:00 nga SPQ “Shën. Naum i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj, një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, kanë humbur jetën, ndërsa një shqiptar 17-vjeçar po lufton për jetën. Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti në të cilin udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina drejt Agio Germano. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro. Ndërsa 17-vjeçari shqiptar, Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos, ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Papabilolaou” të Selanikut dhe është bërë apel për dhurim gjaku për të…
Drejtori i Klinikës Kirurgjike për Fëmijë, Llazo Jovçeski thotë se fëmija 4 vjeç që u shpëtua nga aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai thotë se për shkak të mënyrës së aksidentit, fëmija po mbahet ende në spital për vëzhgim të mëtutjeshëm. “Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, tha mjeku Lazo Jovçeski…
Sot varroset ish-ambasadori kosovar dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai do të varroset në varrezat katolike në Pejë. Varrimi bëhet nga ora 13:00.
Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrainën në javët e para të luftës, të gjithë e kanë përsëritur vetëm një shprehje për mbi dy vjet rresht, që luftës nuk po i shihet fundi. Por, në javët e fundit situata ka ndryshuar, nisur nga lëvizjet në fushëbetejë, si dhe qëndrimet publike të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Ai është zotuar se do t’i japë fund konfliktit më të madh në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore, brenda një apo dy ditëve. Atëherë, a do të marrë…
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjithashtu konservator, prandaj dy burrat kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i rrisë përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm. Rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, ka rezultuar me çuarje përpara të migrimit nëpër agjenda politike. Liderët e BE-së kanë thënë në tetor se janë duke analizuar një skemë, sipas së cilës,…

