Kërstiq me keqardhje: 90% e votave të serbëve do të shkojnë për Listën Serbe, janë nën kontrollin e Beogradit Gazetari serb, Branislav Kërstiq, ka thënë se është i bindur se dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit partia Lista Serbe do të marrë 90 për qind të votave nga serbët e Kosovës. Kërstiq tutje tha se për vite me radhë serbët nga veriu i vendit por edhe në të gjithë Kosovën janë nën kontrollin e Beogradit zyrtarë. “Më vjen keq, por për 12 vite me radhë serbët në të gjithë Kosovën janë nën manipulime dhe nën kontrollin e Beogradit dhe kam…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Robert A. Wood, dje ka folur për epilogun e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh se mbetet njohja eventuale e ndërsjellë. Megjithatë, në Këshillin e Sigurimit, ai përsëriti qëndrimin shqetësues amerikan, mbi veprimet siç tha të pakoordinuara të qeverisë kosovare, që nuk përkojnë me zotimet për të bashkëpunuar me BE-në për dialogun, transmeton klankosova. ”Këto veprime ndikojnë te ata të cenueshmit dhe komunitetet pakicë dhe minojnë rrugën për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”. Tutje veç kritikave, ai pati edhe kërkesë drejt autoriteteve të Kosovës. ”Asociacioni duhet të themelohet”, tha…
Avokati, Azem Vllasi, e ka cilësuar qesharake projektligjin e Serbisë që ka të bëjë me organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në Kosovë Vllasi ka thënë se projektligji është diçka qesharake, nisur prej faktit që Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj. “Me pretendimet e tyre përmes këtij ligji ata së pari e konsiderojnë ndjekjen e një sërë veprash penale… këndo që e konsiderojnë se po bënë vepra penale kundër Serbisë me e ndjekë. Ata nisen e dinë që kjo është qesharake, nisen prej faktit që Kosova akoma…
WISCONSIN – Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit. Ish-presidenti republikan veshi një jelek fosforeshent ngjyrë portokalli dhe u ngjit në sediljen e pasagjerit të një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në Green Bay, Wisconsin, për të tërhequr vëmendjen ndaj një komenti të martën nga Presidenti demokrat Joe Biden, që ai tha se zbuloi përbuzjen që udhëheqësit demokratë ndjejnë ndaj mbështetësve të ish-Presidentit Trump. Duke marrë pyetje nga gazetarët ndërsa…
Një gjykatë ruse e ka gjobitur Google me një shumë “që as nuk ekziston në tokë” – dhe ajo mund të vazhdojë të rritet. Një çështje gjyqësore katërvjeçare kundër gjigantit të teknologjisë amerikane thuhet se ka kulmuar me një gjobë prej 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000, ose 20 decilionë dollarë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, situata filloi kur Google ndaloi kanalin ultra-nacionalist Tsargrad nga YouTube në vitin 2020, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA kundër pronarit të tij. Dhe pasi Rusia filloi agresionin e plotë mbi Ukrainë në vitin 2022, të tjera kanale u shtuan në “listën e të ndaluarve”. Disa…
Shefi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Hybrid – Qendra për Përsosmëri në Ballafaqimin me Kërcënimet Hibride, Tapio Pisalo, flet për qëllimin e punës së tyre, dobësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me tensionet ndëretnike, qasjen e të gjithë shoqërisë që qeveritë duhet të marrë parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të BE-së dhe NATO-s në përballimin e sfidave në të ardhmen, shkruan Portalb.mk. Dezinformimi dhe ndikimi psikologjik, sulmet kibernetike, teknologjitë e reja përçarëse, sabotimet, ndërhyrjet në zgjedhje, ndërhyrjet ekonomike, instrumentalizimi i migracionit – këto janë vetëm disa nga çështjet me të cilat merret Hybrid – qendra e ekselencës në…
Gjashtë nga 28 sallat e reja sportive shkollore të paralajmëruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërtohen në shkollat fillore të Tetovës, megjithatë detajet nuk janë përcaktuar ende, shkruan Portalb.mk. Në Tetovë vetëm dy shkolla fillore kanë salla sportive, të tjerat me vite janë lënë në mëshirë të fatit pa salla ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit të njëjtat i kërkojnë vazhdimisht. Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk thanë se gjashtë sallat e reja sportive do të jenë në shkollat “Migjeni,” “Naim Frashëri,” “Liria,” “Kirili dhe Metodi,” “Istikball,” dhe “Skënderbeu” në Xhepçisht. “Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë më…
Çmimi i arit arriti rekord të ri sot, teksa një ons u tregtua për afër 2.790 dollarë mes pasigurive rreth zgjedhjeve të ardhshme në SHBA më 5 nëntor, raporton Anadolu.Dje, ari arriti dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 2.771 dollarësh për ons dhe po tregtohej sot për 2.785 dollarë. Duke filluar vitin me 2.065 dollarë, ari ka fituar përafërsisht 35 për qind në vlerë që nga janari.Performanca e fortë e metalit të çmuar i atribuohet kryesisht rritjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe një zhvendosje graduale nga politikat e shtrënguara monetare.
Është ngritur aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës. Kështu ka njoftuar ndërmarrja me anë të një postimi në Facebook, ku tregon se të njëjtit janë larguar përkohësisht nga puna. “Me datën 30.10.2024, B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H dhe Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim Njoftim 🏛️ Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna. Me vendim…
LSDM kërkon që drejtori i ri i ANB-së tw referoj rreth certifikatës në gjuhën angleze në seancën publike të komisionit parlamentar mbikqyrje tw punws sw kwsaj Agjensie. Në kwtw seancë, siç tha deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, drejtori i ri i ASK-së, Bojan Hristovski, duhet të përgjigjet në pyetjet lidhur me emërimin e tij në Agjenci, për dyshimet lidhur me certifikatën e gjuhës angleze, si dhe se ku ishte ai në ditën e provimit, por edhe një ose dy ditë para testit TOEFL. “Ku ishte Bojan Hristovski në ditën e provimit? Ku ka qëndruar, ditën apo disa ditë para datës…
Shkrim-leximi mediatik është aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Ata, nga ana tjetër, janë dukuri veçanërisht të shpeshta në hapësirën globale të internetit, ku me zbatimin e inteligjencës artificiale krijohen përmbajtje gjithnjë e më të sofistikuara dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë aftësitë për t’i njohur ato, në dallimin e fakteve nga fiksioni, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencë, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në Konferencën Nacionale “ Shkrim-lexmi mediatik në Arsim. “Me arsimin për shkrim-leximin mediatik, nxënësit fitojnë aftësi për të analizuar përmbajtjet në mënyrë kritike të cilat i marrin…
Prokuroria Publike nuk do të procedon mbi indikacionet që ditë më parë i shpalosi drejtori i Fondit për Inovacion, Nikola Dodov. Organi akuzës thotë se derisa drejtori ka paralajmëruar procedimin e rasteve nga ekipi i tij ligjor, duart e tyre janë të lidhura për të vepruar në bazë të zërave publik. “Ne veprojmë në bazë të zërave në opinion atëherë kur organet kompetente për kontroll dhe hetim nuk e bëjnë punën e tyre dhe nuk veprojnë në përputhje me ligjin. Në rastin konkret drejtori tha se ka dyshime për veprime në kundërshtim me ligjin dhe po përgatit dokumentacionin e nevojshëm…

