Author: Hamdi Kumanova

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 18-të, në rend dite të të cilës janë pyetjet e deputetëve, të cilat do të jenë të parat në përbërjen e re parlamentare pas konstituimit më 28 maj të këtij viti. Sipas Rregullores, pyetje për kryeministrin dhe ministrat të parët do të parashtrojnë deputetët e opozitës. Zakonisht, seancat për pyetje të deputetëve mbahen të enjten e fundit të muajit.(INA)

Lexo më Shumë

Ish-drejtoresha Sonja Bibanovska fitoi 9.2 milionë euro brenda një dite pas shitjes së 11 për qind të aksioneve që kishte në kompaninë më të madhe hotelierike vendore “Maqedoniaturist”. Bibanovska, ish-drejtoreshë dhe anëtare e Bordit Drejtues të “Maqedoniaturist”, tanimë në pension, që nga dje nuk është as aksionare e kësaj kompanie. Ajo i shiti të gjitha aksionet me të drejtë vote (gjithsej 50.953 aksione) me çmim prej 11.070 denarë për aksion dhe nga shitja për një ditë arkëtoi 9,2 milionë euro. Jozyrtarisht mësojmë se aksionet janë blerë nga një grup i përbërë nga tre persona juridikë nga vendi, të cilët synojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të marrë pjesë në Konferencën ministrore për dimensionin human të Formulës për paqe në Ukrainë e cila po mbahet në Montreal, Kanada. Konferenca është organizuar në partneritet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës. Në konferencë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, ministrat pritet të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime në lidhje me kthimin e të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar ilegalisht si rezultat i luftës ruso-ukrainase, si dhe gjetjen e mekanizmave më të përshtatshëm për…

Lexo më Shumë

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjilan. Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u kapën mes vete pas një konflikti verbal. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si pasojë e mosmarrëveshjes, çifti eskaloi në dhunë fizike, duke e sulmuar njëri – tjetrin. Bazuar në informacionet e para, burri fillimisht e ka rrahur gruan, duke e tërhequr edhe zvarrë, teksa…

Lexo më Shumë

Rezultatet e zgjedhjeve në Moldavi dhe Gjeorgji vunë në pah mënyrat krejtësisht të ndryshme të qeverive dhe shoqërive civile të të dyja shteteve për t’i rezistuar ndërhyrjes ruse dhe elementëve të tjerë keqdashës në momentet vendimtare për të dyja vendet. Votimet – zgjedhjet presidenciale dhe një referendum kushtetues për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të mbajtura në Moldavi dhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Gjeorgji – kishte një potencial për një rireshtim dramatik të orientimit gjeopolitik të dy ish-republikave sovjetike apo forcimit të kursit aktual të tyre, me sfida në rritje për të dyja shtetet ndaj preferencave të forta të publikut…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po e përfaqëson Kosovën në Këshillin e sigurimit të OKB-së. Ajo i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit serb për emërtimin e vendit, i cili sipas tyre quhet “Kosova dhe Metohia”. Gërvalla tha se me këtë emër nuk ekziston asnjë vend në botë. “Nuk ka vend në botë në këtë glob që quhet “Kosovë dhe Metohi”. Është Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës. Do të ishte e njëjta gjë që sa herë ta përmend unë Serbinë të fillojë ta quaj Kalevinë apo në ndonjë emër tjetër por nuk do ta bëjë këtë gjë”, tha…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ishte fatal për nxënësin nga Peja, Aron Mazrekaj. Aroni u përplas dje nga një veturë, e plagët që mori ishin të papërballueshme, raporton IndeksOnline. Mazrekaj ishte nxënës shembullor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, madje edhe bursist. Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit. “Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do…

Lexo më Shumë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë ka ndodhur në orën 13:15 të së mërkurës (me orën lokale) në zonën detare në brigjet e Oregonit në SHBA. Sipas Shërbimit Gjeologjik i SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhet 279 kilometra në perëndim të qytetit të Bandon dhe thellësia fokale llogaritet në rreth 10 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëm materiale deri më tani. Sakaq autoritetet theksuan se nuk ka rrezik për cunami.

Lexo më Shumë

Toyota Motor ka thënë se prodhimi i saj në mbarë botën ra për të tetin muaj në shtator, pasi shitjet dhe prodhimi ranë në dy tregjet e saj më të mëdha, Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Prodhimi global i prodhuesit japonez të automjeteve për shtatorin ra 8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë në 826,556 automjete, me prodhimin në SHBA në 14 për qind dhe Kinën me 19 për qind, shkruajnë mediat e huaja. Prodhimi në SHBA vuajti nga një pezullim prodhimi dhe shpërndarjeje i automjeteve sportive Grand Highlander dhe Lexus TX për shkak…

Lexo më Shumë

Kërstiq me keqardhje: 90% e votave të serbëve do të shkojnë për Listën Serbe, janë nën kontrollin e Beogradit Gazetari serb, Branislav Kërstiq, ka thënë se është i bindur se dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit partia Lista Serbe do të marrë 90 për qind të votave nga serbët e Kosovës. Kërstiq tutje tha se për vite me radhë serbët nga veriu i vendit por edhe në të gjithë Kosovën janë nën kontrollin e Beogradit zyrtarë. “Më vjen keq, por për 12 vite me radhë serbët në të gjithë Kosovën janë nën manipulime dhe nën kontrollin e Beogradit dhe kam…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Robert A. Wood, dje ka folur për epilogun e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh se mbetet njohja eventuale e ndërsjellë. Megjithatë, në Këshillin e Sigurimit, ai përsëriti qëndrimin shqetësues amerikan, mbi veprimet siç tha të pakoordinuara të qeverisë kosovare, që nuk përkojnë me zotimet për të bashkëpunuar me BE-në për dialogun, transmeton klankosova. ”Këto veprime ndikojnë te ata të cenueshmit dhe komunitetet pakicë dhe minojnë rrugën për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”. Tutje veç kritikave, ai pati edhe kërkesë drejt autoriteteve të Kosovës. ”Asociacioni duhet të themelohet”, tha…

Lexo më Shumë

Avokati, Azem Vllasi, e ka cilësuar qesharake projektligjin e Serbisë që ka të bëjë me organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në Kosovë Vllasi ka thënë se projektligji është diçka qesharake, nisur prej faktit që Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj. “Me pretendimet e tyre përmes këtij ligji ata së pari e konsiderojnë ndjekjen e një sërë veprash penale… këndo që e konsiderojnë se po bënë vepra penale kundër Serbisë me e ndjekë. Ata nisen e dinë që kjo është qesharake, nisen prej faktit që Kosova akoma…

Lexo më Shumë