Author: Hamdi Kumanova

Me datë 30.10.2024 në ora 10:00 në DPBGostivar, T.P (20) nga Gostivari ka raportuar se,derisa ishte në arkë në një market në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ka hyrë S.I. dhe ka filluar të debatojë me të dhe ta ofendojë dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, më pas ka marrë një produkt për shitje nga rafti dhe e ka goditur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe se është vendosur në sistemin qeveritar ENER (Regjistri kombëtar elektronik i rregulloreve). Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008 “Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Në propozim-ligjin janë integruar sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave menaxhmenti i MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur një takim pune konstruktiv”, kumtoi MASH. Nga aty…

Lexo më Shumë

Në kuadër të muajit tetor – muajit të kursimit, UNIBank organizoi një sërë aktivitetesh interaktive nën moton “UNIFin Adventures”, me synim edukimin financiar të të vegjëlve. Fushata përfshinte kategori të ndryshme të institucioneve arsimore, përkatësisht kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin. Këto aktivitete kishin për qëllim edukimin e të rinjve për rëndësinë e kursimit dhe menaxhimit të financave, njohjen e fëmijëve me konceptet e kursimit, përgjegjësisë financiare dhe ndërgjegjësimit të përgjegjshëm shoqëror. Me ndihmën e shembujve praktikë, studentët morën pjesë në mënyrë aktive, bënë pyetje, por gjithashtu mësuan për planifikimin e shpenzimeve të tyre aktuale si…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada. Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti. Postimi i tij: “Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton që reterimi i tërësishëm i Qeverisë pa legjitimitet etnik konfirmoi në tërësi pastërtinë e projektit të Korridorit 8 dhe të veprimeve të qeverisë së kaluar. Për dy vite me rradhë, VMRO dhe Vlen, e kundërshtonin dhe pengonin projektin, u zotuan që do ta anulojnë, por, pa ndryshuar asnjë pikë as presje as në kontratë e as në çmim, e pranuan, e vazhduan, e quajtën të arritur historike dhe u munduan që ta përvetësojnë. Qytetarët e dijnë se ky projekt është ideuar, projektuar, negociuar, firmosur, është vëndu gurthemeli dhe kanë nisur punimet në kohën e Qeverisë…

Lexo më Shumë

Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë Gjashtëdhjetë e katër vjeçar, banor i fshatit Obllavcë, ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, pasi është goditur nga vetura e drejtuar nga një shtetas i Serbisë. “Sot (30.10.2024) në ora 17:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën kryesore Kumanovë – Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet “Pasat” me targa të Serbisë i drejtuar nga V.B.(47) nga Republika e Serbia ka goditur një këmbësor B.D. (64) nga fshati Obllavcë. Në aksident këmbësorja ka…

Lexo më Shumë

Dy persona i kanë thënë policisë se derisa po bartnin dru në Rahovec, ndaj tyre është shtier me armë. Sipas të njëjtëve, dy persona të panjohur, të maskuar dhe me veshje ushtarake kanë gjuajtur me armë zjarri drejt tyre. Nga rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dalur në vend ngjarje dha ka sekuestruar 7 gëzhoja. “Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar…

Lexo më Shumë

Media bullgare BGNES ka publikuar një tekst në të cilin thotë se përcjell përmbajtjen e deklaratës së Sanja Bozhinovskës, ministres së re të Energjetikës të Maqedonisë së Veriut, në të cilën ajo ka kërkuar shtetësinë bullgare. Sipas njoftimit të kësaj medie, Bozhinovska në vitin 2004 kur është pajisur me shtetësinë bullgare ka plotësuar Deklaratën me rëndësi të veçantë ku ajo nënshkruan se ka rrënjë bullgare: “Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”. Bozhinovska dy javë më parë theksoi se “asnjë shtetas i Maqedonisë, i cili ka marrë nënshtetësinë bullgare, nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendoi se kishte dorëzuar…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), Apostol Simovski, thotë se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Eurostat i pranon. Ai thekson se nuk sheh mundësi që Gjykata Kushtetuese ta pranojë iniciativën e deputetit Skender Rexhepit dhe konsideron se një iniciativë e tillë është me interes politik. “Ajo që mund të them me siguri është se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Eurostat, të cilat vlejnë për Evropën dhe më gjerë. Në këto standarde, që quhen rekomandime,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë para qendrës tregtare “City Mall” në Shkup, kalimtarët e rastit ishin dëshmitarë të një skene të pazakontë. Një automjet i parkuar ishte “dekoruar” me shkronja që sugjeronin një hakmarrje në dashuri. Në automjet ishin shkruar fjalë si “debil”, “idiot” dhe “tradhtar”. Evidentisht, një histori e dikurshme e bukur dashurie ka përfunduar me një fund të hidhur, i manifestuar përmes një reagimi krijues, por brutalisht të dukshëm. Megjithatë, motivet dhe detajet mbeten të paqarta. Pyetja që ngrihet është: kur jeta na jep një goditje, a do të guxojmë të hakmerremi hapur apo do të zgjedhim një largim të qetë? Çfarë…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark e shpalli si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua unanimisht nga Këshilli i Komunës dhe përfaqëson, siç thotë komuna, një mirënjohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. “Me iniciativën dhe propozimin tim, së bashku me Këshillin e Komunës, sot shpallëm gjeneralin Wesley Clark “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit. Ky vendim është marrë njëzëri, pasi është një nder dhe mirënjohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ky titull, i cili përkoi me Ditën e Veteranëve të SHBA më 11…

Lexo më Shumë