Kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte deklaruar se Kosova synon ta padisë Serbinë për gjenocid, por as katër vjet pas mandatit, një padi e tillë nuk është hartuar. Zyrtarë qeveritarë thonë se janë duke punuar në këtë drejtim por që nuk mund të jepen detaje për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Në anën tjetër, në Kosovë ka skepticizëm se një premtim i tillë do të mund të realizohet. Mbi 13 mijë civilë të vrarë, mbi 20 mijë të përdhunuar seksualisht, mbi 6 mijë të zhdukur – prej tyre rreth 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur, e më shumë se 800.000…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”. Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e…
Roli i gruas në politikë dhe rëndësia e Çairit si një bastion politik ishin në qendër të takimit të Kryetarit të Lëvizjes Demokratike dhe Zëvendëskryeministrit të Parë me Forumin e Gruas në Çair. Gjatë takimit, u diskutua mbi koordinimin dhe strukturimin e degës së partisë në këtë komunë, ndërsa u theksua rëndësia jetike e përfshirjes së grave në politikë. “Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese, duke ndikuar pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e shoqërisë,” deklaroi ai. Mexhiti nënvizoi se Çairi mbetet një pikë strategjike për vizionin politik të Lëvizjes Demokratike, duke e cilësuar këtë komunë si një…
Ministri i shëndetësisë Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka uruar besimtarët ortodoks për festëne ujit të bekuar, Buzmin, shkruan Top24
Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit. Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. “Petar Dejlan”, në të djathtë në rr. Boris Trajkovski”, në të majtë nëpër bul “Makedonija”, në vazhdim në rr. “Shën Kirili e Metodi” deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. “Makedonija”, në vazhdim deri në sheshin “Makedonija”…
Ne, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së pensionistëve, duke vendosur për një rritje të ndjeshme të pensioneve prej 5000 denarë nga muaji mars. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët. Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për t’u kujdesur për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për shoqërinë dhe ekonominë tonë gjatë angazhimit të tyre aktiv që kanë shpenzuar potencialin e energjinë e tyre pa kursyer asgjë për…
Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe në viset veriperëndimore të vendit. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencorë Matematikor në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 23:12 me epiqendër 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit me magnitudë Rihter prej 2.8 gradë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Fatmir Beqir Limani ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka kërkuar që çertifikatat të jenë të përkthyera dhe të lëshuara në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri për mbrojtjen e barazisë gjuhësore në vend. Në postimin e tij, Limani thekson: “Për shqiptarët edhe në gjuhën shqipe, sepse ndryshe s’bën dhe s’do të bëhet.” Kjo thirrje ka ngjallur reagime në mesin e qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë një zbatim më të plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që…
Kafeja që kemi pirë në Ohër është më e shtrenjtë se sa në Gjermani, thotë një mërgimtar i ardhur në vendlindje për festat e Vitit të Ri, shkruan Alsat. Ai thotë se është i shqetësuar se si jetojnë të afërmit e tij në Ohër dhe Maqedoni me këto çmime. “Sa i përket çmimeve, janë të njëjta si në Evropë kurse disa produkte janë më shtrenjtë se në Gjermani. Në këtë pjesë jam pak i zhgënjyer, sepse e di sa fiton familja këtu, si mbijetojnë, si i kalojnë muajt, a mund të bëni krahasim? Sa është një kafe në Gjermani? 2.5…
Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në Mitrovicë, ku një 24-vjçar, përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij. Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë. midle Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Pas një rritje mbresëlënëse të Bitcoin në vitin 2025, investitorët e kriptomonedhave dhe drejtuesit e kësaj industrie pohojnë se ata presin që ajo të arrijë nivele të larta në vitin 2025. Në dhjetor kriptomonedha kryesore në botë theu pragun e 100 mijë dollarëve, duke vendosur një rekord të ri. Kjo ndodhi pas fitores historike të zgjedhjeve nga Donald Trump – i cili ushtroi një agjendë politike pro kriptomonedhës – në nëntor. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rritur investimet te kriptomonedhat dhe vëmendjen e investitorëve te Bitcoin. Nga Trump, drejtues të kësaj industrie dhe analistë financiarë presin që…
Ramazan Mataj quhej i riu që u gjend i pajetë mëngjesin e djeshëm në mjetin e tij, në një fshat të Shkodrës në Postribës. Trupi u konstatua nga një banor i zonës, i cili ka parë makinën të bërë shoshë me plumba dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit u gjend në vendin e ngjarjes rreth 8 orë me vonesë, ndërsa si gjithnjë mblodhi gëzhojat në vendin e krimit ku edhe u konstatua se ndaj të riut është qëlluar me dy armë automatike. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa jo vetëm që nuk ka…

