Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar nënën e tij për ditëlindje. “Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi Nënat! Gëzuar Ditëlindjen!”, ka shkruar Taravari. (INA)
Author: Hamdi Kumanova
Kompania hungareze e telekomunikacionit “4iG” pritet të bëhet operatori i tretë mobil në Maqedoninë e Veriut, por kjo do të vendoset pas shpalljes së tenderit që pritet të finalizohet muajt e ardhshëm, përcjell INA. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) paralajmërojnë se së shpejti do të hapet dëgjesa publike për hyrjen e operatorit të tretë të telefonisë mobile, që më pas të vijojnë procedurat e tjera. “Pas letrës së qëllimit nga kompania 4iG për të hyrë në treg, hapi i radhës në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike është hapja e dëgjesës publike në mënyrë që të gjitha palët e…
Një tërmet është ndjerë mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në Shkup në pjesën juglindore të vendit njoftoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup transmeton Portalb.mk. Tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës së Maqedonisë me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike europiane. Observatori Sizmologjik Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore informoi se tërmeti ishte me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit.
Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin familjar dhe më të dashur. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjeve. Në një kohë kur sfidat janë të shumta, kjo atmosferë festive na nxit të mendojmë për bashkimin, si themeli më i fortë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Krishtlindja le të jetë një kujtesë se me besim, punë…
BDI sot ka akuzuar pushtetin për nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut. Nga atje thonë se Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in. “Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre. Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që…
Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet çështje e hapur ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës apo miratimi i një ligji të ri, ndonëse iniciativa për ndryshime ka nisur para tre viteve, transmeton Portalb.mk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, në një deklaratë për MIA, tha se ka filluar procedura për analizimin e nevojës për hartimin e ligjit të ri dhe se është formuar grupi punues, por deri më tani askush nuk i ka ftuar. Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet çështje e hapur ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimet në…
Edhe pse në fund të vitit 2024, pas 100 telasheve, ministri Fatmir Limani nënshkroi pëlqimet për hapjen e çerdheve në Likovë dhe Haraçinë, procedura nuk është kryer ende dhe puna vazhdon të mos zhbllokohet. Kreu i Likovës, Erkan Arifi duke folur për Klan Maqedoni thotë se janë në pritje të pëlqimit për vitin 2025, po nga Ministria e udhëhequr nga Fatmir Limani. Thotë se me pëlqimin që morrën në fundvit, kanë hapur konkursin për punësin të edukatoreve. Ndryshe, para festave të fundvitit deklarata e Ministrit Limani për çerdhet Likovë dhr Haraçinë shkaktoi tërmet politik, më pas ndërhyrja…
Heqja e mekankzmit të Balancuesit sjell rezultatet e para në dëm të shqiptarëve. Si pasojë e këtij vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese, Komuna e Likovës është obliguar që ta anulojë një konkurs të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Pishat”, në të cilën kërkoheshte punësimi i 4 shqiptarëve. Për këtë foli kreu i Komunës, Erkan Arifi. Kjo temë u bë nacionale dhe kundër punësimit të shqiptarëve kishte reaguar dit më parë edhe Ministri i Administratës, Goran Minçev. “Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo…
SPB Tetovë njofton se dje (05.01.2025) në ora 15:00 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin T.M.(41) nga fshati Bërvenicë, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj. Ai ishte i dënuar për veprën penale “rrezikim të sigurisë” gjatë dhunës në familje nga neni 144 paragrafi 2 i Kodit Penal. “Personi është dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.
VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së në lidhje me ajrin e ndotur. Nga VLEN thonë se BDI vazhdon të nënvlerësoj intelegjencën e qyetarëve. “Ky klub njerëzish të etur për pushtet e të zhytur në korrupsion me vite të tëra kanë udhëhequr me mjedisin me kuadro katastrofal që për pasojë edhe sjellën këtë gjendje. Madje, nuk duhet të harrojmë edhe nismën e kaçakut, Artan Grubi, që tentoi BDI-në ta shndërroj në parti të gjelbër pasi kishin shkatrruarmjedisin, por edhe në këtë tentativë dështuan siç dinë më së miri vetë ata”. “Ajri ndotur e…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka dërguar urim deri te besimtarët ortodoksë në vend të cilët sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Krishtlindjeve. “Në këtë festë më të gëzueshme për lajmin e lindjes së Krishtit, deri te të gjithë qytetarët që kremtojnë festën dërgoj urime të sinqerta për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Buzmi na kujton se pikërisht tani është koha për të qenë më afër dhe më unik”, thotë ai në urimin në profilin e tij në Fejsbuk. Tryeza le të jetë e mbushur me dashuri, paqe në familje me gëzim e shpresë për…
Mbrëmë rreth orës 21:30 në Ohër është djegur vetura e korrespondentes së SDK.mk Suzana Vrentcovska. Makinës i është vënë zjarri në oborrin e shtëpisë së familjes, në garazhin ku ishte parkuar, transmeton Portalb.mk. Në vendin e ngjarjes kanë dal një ekip i njësisë zjarrfikëse Territoriale të Ohrit dhe ekipe policore të Sektorit të Punëve të Brendshme të Ohrit, dhe me urdhër të prokurorit publik automjeti BMW X3 është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. “Me datë 05.01.2025 në ora 21:30 në Stacionin Policor Ohër, S. V. nga Ohri ka raportuar se automjetit të saj “BMW X3” me targa të Ohrit i vënë…

