Publikohet fotoja e njërit prej vëllezërve, të arrestuar si autorë të vrasjes së Ramazan Matajt më 5 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës. Viktima dhe autorët ishin banorë të të njëjtit fshat. Sipas policisë vrasja kishte ndodhur pasi dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.
Author: Hamdi Kumanova
Universiteti i Tetovës ka nisur procedurën ligjore për shkarkimin nga puna të Artan Grubit, i cili mban vendin e punës asistent profesor në Fakultetin Juridik, drejtimi i Gazetarisë. Sipas Safet Emrulit, dekan në Fakultetin Juridik, Artan Grubi, kishte pezulluar vendin e tij të punës shkaku i ushtrimit të funksionit publik edhe atë deri në muajin gusht të këtij viti, kur edhe është kthyer në punë, megjithatë, mungesa prej disa ditësh e tij pa dhënë sqarim nënkupton marrjen e masave ndaj tij. “Prej javës së kaluar, personi i apostrofuar, nuk është paraqitur në vendin e punës që d.m.th nuk i ka…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq ngrënien e ‘hot-dogëve’, duke e konsideruar këtë si akt tradhtie, ka shkruar DailyMail. Kushdo që shërben hot-dog ose kapet duke e gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës. Jong-Un gjithashtu ka urdhëruar që divorcet mes çifteve të dënohen me punë të rënda. Ai ka thënë se ata që vendosin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”. Prishja e martesave po konsiderohet si “veprim antisocial”.
Sanitarja gjendet e pajetë në ambientet e shkollës 9-vjeçare, dyshohet se… NJOFTIMI Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ish-presidenti, Hashim Thaçi është vetdeklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë. Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ndryshe, Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje. Ish-kreu i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj, Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor në…
Një grua 66-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë. “Me datë 06.01.2025 në ora 16:30, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin nga rr. “Boris Kidriç” me bulevardin “Blagoja Toska” në mjetin e pasagjerëve të Tetovës ka goditur G.J (66) nga Tetova, pas së cilës drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar G.J., të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga MPB. Një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer kontroll dhe po…
Jean-Marie Le Pen, një figurë e ekstremit të djathtë francez dhe një favorit presidencial i vitit 2002, vdiq në moshën 96-vjeçare në Paris, në një institucion ku ishte shtruar në spital prej disa javësh. “Jean-Marie vdiq i rrethuar nga familjarët e tij”, tha familja në një deklaratë. Themeluesi i Frontit Kombëtar u tërhoq nga jeta politike në vitin 2011, kur vajza e tij, Marine Le Pen mori detyrën si presidente e partisë. Më 21 prill 2002, në moshën 73-vjeçare ai hodhi kandidaturën e tij të katërt për në Elysee duke u kualifikuar për në raundin e dytë zgjedhor. Triumfi i…
Indonezia i është bashkuar zyrtarisht BRICS si një anëtar me të drejta të plota, njoftoi sot Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të grupit. BRICS u themelua në vitin 2009 nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, me Afrikën e Jugut që iu bashkua dy vjet më vonë. Megjithëse grupi fillimisht u parashikua si një platformë për investime të ndërsjella dhe stabilitet financiar pasues, ai më vonë u shndërrua në një forum me një axhendë më të gjerë, duke përfshirë çështjet e sigurisë. Kandidatura e Indonezisë u miratua nga drejtuesit e BRICS në vitin 2023, por kombi i katërt…
I dërguari i ardhshëm i Donald Trump për Ukrainën ka shtyrë një udhëtim në Kiev deri pas inaugurimit, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters katër burime me njohuri për planifikimin e udhëtimit. Keith Kellogg kishte planifikuar fillimisht një mision në kryeqytetin e Ukrainës për t’u takuar me udhëheqësit e vendit në fillim të janarit. Por udhëtimi, i cili do të ishte hera e parë që zyrtarët e ardhshëm të Trump kishin vizituar Kievin që nga zgjedhjet në SHBA, është shtyrë, sipas burimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Kellogg tani pritet të udhëtojë në Ukrainë pasi Trump të marrë detyrën…
Politikanët në Maqedoni gjithnjë e më shumë janë të pranishëm në TikTok, i cili po bëhet një mjet i fuqishëm për fushatat politike. Kjo platformë “shkaktoi” një kthesë të papritur në zgjedhjet presidenciale në Rumani. Analizat dhe hulumtimet tregojnë se TikTok-u përdoret për ta përhapur ndikimin rus dhe rregullatorët evropianë kanë nisur hetime, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Portalb.mk. Politikanët në mbarë botën që një kohë e kritikonin platformën sociale TikTok tani po i bashkohen në një përpjekje për të arritur deri tek përdoruesit e rinj. Këtij trendi botëror iu bashkuan edhe politikanët në Maqedoni. Pas zgjedhjeve që u…
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Fotot nga periferia e qytetit tregojnë automjete pothuajse tërësisht të përmbytura. Shërbimi Meteorologjik i Arabisë Saudite ka lëshuar një alarm të kuq për Mekën, Medinën dhe qytetin port Xheda, i cili gjithashtu ishte vendi i një përmbytjeje katastrofike në vitin 2009, ku humbën jetën mbi 100 persona. Pamjet tregojnë banorët duke braktisur makinat e tyre në rrugë për t’u larguar në vende të sigurta. Departamenti i Arsimit në Medinë ka publikuar foto të punëtorëve që riparojnë energjinë elektrike dhe kondicionerët, si dhe…
As nuk kam pasur qëllim, as ndonjëherë do të bëj një gjë të tillë të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë, as nuk jam udhëhequr nga këshilla partiake, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova lidhur me veton të cilën e vendosi në Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve. Në një deklaratë për mediat të dhënë sot pas liturgjisë në Katedralen në Shkup, Siljanovska – Davkova tha se është e detyruar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet. “Unë shpjegova që nuk jam ligjvënëse, nuk do të propozoj zgjidhje, nuk jam Gjykatë Kushtetuese, ndaj nuk do ta vlerësoj me veto, thjesht bëra…

