Author: Hamdi Kumanova

Komunat humbin 100-120 milionë euro në vit nga mos vjelja e tatimeve, shkruan Alsat. Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski iu bëri thirrje krerëve të komunave që sa më mirë t’i mbledhin të ardhurat e veta, e që janë tatimi i pronës, dhe taksat komunale. “Paramendoni ne me masë intervente do kapim rreth 274 projekte me 100 milionë euro, e paramendoni nëse këto do mblidheshin si duhet, do të kishte gjithnjë cikle e cikle të reja të investimesh”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal. Perinski përsëriti se komunat që nuk arritën të përfitojnë nga thirrja e qeverisë për financimin…

Lexo më Shumë

Me datë 31.10.2024, në ora 23:00 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me vendim të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në afat prej 3 muaj e 10 ditë, për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorimn të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” kanë arrestuar A.A.(20) nga Llërca e Tetovës. Ajo do të dorëzohet në INKP burgun për femra në Shkup, për të vuajtur dënimin. Ts

Lexo më Shumë

Me datë 31.10.2024 në ora 20:25 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (45) nga Tetova, i cili është raportuar nga A.M. (46) nga Gostivari, me të cilën jetonin në bashkësi jashtëmartesore, se e ka sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Tetovë ku ajo punonte. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Lexo më Shumë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë duke u ashpërsuar për nga retorika midis dy kandidatëve, Kamalla Haris dhe Donald Trump, transmeton Almakos. Ajo që është e habitshme është sjellja e autoriteteve të Maqedonisë, gjegjësisht faqes zyrtare të MPJ e cila në Platformën X ka bërë reshare një postim të Trump.

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas nga konferenca e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani theksoi edhe një herë se BE-ja rekomandon të merren seriozisht reformat që përfshin grup kapitullin “Themeloret”, besimi në sistemin gjyqësor duhet të përforcohet dhe duhet të ketë dënime të rasteve të korrupsionit të lartë. Rokas tha se BE-ja do t’i mbeshtesë institucionet në ndërtimin e kapaciteteve të tyre për hapjen e negociatave. Rreth ndryshimeve kushtetuese më afat të prolonguar, Rokas përsëriti qëndrimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen. “Është e pamundur të spekuloj për hipoteza, por ajo që është e qartë…

Lexo më Shumë

Ju informojmë se gjatë ditës së djeshme në klinikat kirurgjikale u realizua edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë. Falë aktit human, guximit dhe empatisë së një familjeje që vendosi të japë pëlqimin për dhurimin e organeve të një të afërmi të tyre, dy pacientë me grup të rrallë të gjakut morën një veshkë dhe do të vazhdojnë të jetojnë një jetë normale, pa nevojën për dializë. “Gjatë 24 orëve të fundit kryem transplantimin nga një dhurues i ndjerë. Shpreh një mirënjohje të veçantë për familjen e dhuruesit, e cila, në momentin më të dhimbshëm të humbjes…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Micksoki paralajmëroi që prej javës së ardhshme do të nisë procesi i konsultimeve dhe praktikisht reformave në Këshillin Gjyqësor. Gjatë seancës së djeshme të pyetjeve të deputetëve në Kuvend, kryeministri tha se pjesë e konsultimeve do të jetë një ekspert polak i financuar nga Bashkimi Evropian, por që nuk ia zbuloi identitetin, ndërkaq në bisedime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të kabinetit të tij. “Vetëm se gjatë javës së ardhshme do të kemi fillim të procesit pasi që deri më tani, më vjen keq që nuk arritëm të marrim propozime më konstruktive, gjegjësisht të marrim, çfarëdo propozimesh.…

Lexo më Shumë

Me datë 01.11.2024 në ora 00:00 në Tetovë, në rrugën ,,Radovan Coniç”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 53-vjeçaren A.B.nga Tetova, pasi që ishte denoncuar nga bashkëshortii saj 66 vjeçar senjë ditë më parrë rreth orës 17:30 në shtëpinë e tyre familjare, ajo ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, ndërsa gjatë sulmit ka marrë edhe një send të mprehtë, të cilin gjatë tentimit që t’ia marrë nga dora, djali i saj është lënduar. Ajo është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Mbi 1800 gjoba janë shqiptuar nga policia e Kumanovës në gjashtë muajt e parë të vitit, thuhet në raportin gjashtëmujor të Stacionit Policor. Siç thuhet në raport, ka pasur 1825 gjoba, pra vetëm 45 më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Janë përjashtuar nga qarkullimi gjithsej 243 automjete dhe siç thuhet në raport, në të shumtën e rasteve shkak ka qenë mosrinovimi i regjistrimit deri në 30 e mbi 30 ditë, si dhe automjetet me defekt. Gjithsej 1582 persona janë përjashtuar nga qarkullimi, shumica prej tyre për kundërvajtje më të rënda si drejtimi i mjetit nën efektin…

Lexo më Shumë

Më shumë se 161.5 milionë euro është fitimi i përbashkët i tri bankave më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Këto të dhëna janë për 9 muajt e këtij viti, ndërsa sipas pari.mk, fitimi pritet të rritet. Pjesa më fitimprurëse e biznesit bankar është kreditimi, por edhe tarifat për shërbimet që ofrojnë këto banka. Tri bankat së bashku nga interesi (kamatat) kanë arritur fitim neto prej 204.4 milionë euro. Nëse merren parasysh faturat mes kamatës së paguar dhe pagesave të depozitave, më së shumti para ka fituar “Stopanska banka” – 75,5 milionë euro. Që shënon rritje të fitimit…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se është shpallur konkursi për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025. Aplikimi është vetëm në formë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati përfundimtar është deri më datë 15.11.2024. Gjithsej 1,470 bursa janë të dedikuara për studentë të rregullt të kategorisë sociale. Për studentët të fushave shkencore të shkencave tekniko-teknologjike, bioteknike, sociale dhe humane, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë gjatë studimeve, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në informatikë. Nga 15 bursa janë dedikuar për studentët të regjistruar në programet…

Lexo më Shumë

Nikolla Joshevski, menaxher i përgjithshëm dhe pronar i Mint Fintech Group dhe kryetar i Grupit të Kompanive Financiare në Odën Ekonomike të Maqedonisë, nga dje po merr pjesë në konferencën prestigjioze Microbalkans 2024, e cila po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Si panelist kyç në temën e dixhitalizimit në sektorin mikrofinanciar, Joshevski foli për rolin e zgjidhjeve fintech në modernizimin e shërbimeve financiare, duke theksuar se “teknologjia po ndryshon në mënyrë drastike jetën tonë të përditshme dhe u mundëson institucioneve mikrofinanciare të ofrojnë shërbime më efikase, më të përshtatshme dhe të sigurta për përdoruesit përmes platformave dixhitale.” Në…

Lexo më Shumë