Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende në duart e ekspertëve të grupit të punës në qeveri. Versioni final pritet të jetë gati, pasi vetë zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti kohë më pare ka deklaruar se korniza ligjore do të hyjë në procedurë parlamentare në janar. Madje ministri i administratës Goran Minçev disa herë është shprehur mbi projekt ligjin. “Zgjidhja ligjore do të jetë afatgjate dhe e zbatueshme. Përfaqësimi i drejtë është një kategori kushtetuese. Duhet të arrihet një draft-ligj, i cili pas një debati serioz duhet t’i dërgohet Komisionit të Venecias me qëllim që të kemi një…
Author: Hamdi Kumanova
Pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi ta nënshkruajë dekretin, për Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse duke ju referuar amendamenteve për licencat në dy gjuhë, kanë reaguar nga Qeveria nga ku thonë se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të përpunohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit. “Si Qeveri, informojmë se ligji do të përpunohet dhe do t’u prezantohet deputetëve në përputhje me procedurat ligjore”, kanë deklararuar nga Qeveria. Lidhur me veprimin e presidentes nuk kanë të nalur reagimet e partive politike. Bashkimi Demokratik për Integrim këtë veprim të presidentes e…
Forcat e armatosura të Ukrainës nisën një ofensivë të papritur në rajonin Kursk të Rusisë, duke synuar të rimarrin iniciativën në fushëbetejë, ndërkohë që bota pret kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pamjet filmmike tregojnë kolona të blinduara ukrainase duke përparuar nëpër fusha të mbuluara me borë drejt fshatit Bolshoe Soldatskoe, në veri-lindje të qytetit Sudzha, i cili mbahet nga forcat ukrainase. Automjete të tjera u panë duke kaluar nëpër vendbanime të braktisura. Luftime të ashpra, përparime taktike Zyrtarë ukrainas konfirmuan se një operacion i rëndësishëm ishte duke u zhvilluar, ndërsa blogerë ushtarakë rusë raportuan për luftime të…
Pandeli Majko nuk do të jetë më drejtuesi politik i PS për Kukësin. Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli raporton se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka njoftuar largimin e Majkos nga Kukësi dhe rikthimin e tij në Tiranë. Megjithatë nuk është caktuar ende zona elektorale që do të mbulojë në kryeqytet. Në Kukës, detyra e drejtuesit politik të PS i është besuar Eduard Shalsit. Këto ndryshime brenda radhëve të socialistëve bëhen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në mbledhjen e Kryesisë së PS morën pjesë online edhe kryebashkiakët socialistë. /tvklan.al
Me datë 05.01.2025 në ora 20:00 në NjP Mavrovë, personi S.D. (54) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Mavrovë, vajza e saj M.D. është kafshuar nga një qen endacak.TS
SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së Klubit Alpin “Gjilani” për t`u ngjitur në Majën Syrinika në Prevallë ose Oshlak. Kurrizi i Oshlakut është një ndër bjeshkët që ofron pamje më impozante në Kosovë, ku do ta shohim komplet faqen veriore të Sharrit lindor dhe shumë bjeshkë tjera të Kosovës dhe eshte kurrizori më i gjati në Ballkan! Koha ishte jashtëzakonisht e mirë me një shoqëri fantastike gjatë ngjitjes për në Majen e Oshlakut, 2212 metra lartësi.
Shkupi edhe këtë mëngjes është qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave aktuale të platformës “IQ Air”, transmeton Portalb.mk. Me Indeksin e Cilësisë së Ajrit prej 169, ajri në Shkup vlerësohet si i pashëndetshëm. Vlera e grimcave PM 2.5 është 80.5 mikrogramë për metër kub. Përveç që është qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi sot në mëngjes renditet edhe në vendin e shtatë për nga ndotja në botë. Përpara saj janë qytetet Lahor (Pakistan), Delhi (Indi), Hanoi (Vietnam), Katmandu (Nepal), Çongqing (Kinë) dhe Dhaka (Bangladesh). Foto: Printscreen nga www.iqair.com (6 janar 2025 në ora 10:08) Qyteti tjetër evropian…
Në frymën e ditëve të festës, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive. Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët. Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi… Jemi të zhgënjyer edhe…
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të përpunohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit, thanë për MIA-n nga Qeveria, pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi ta nënshkruajë dekretin, transmeton Portalb.mk. Nga Qeveria shkurt kanë thënë se procedura do të zhvillohet në përputhje me afatet ligjore. “Si Qeveri, informojmë se ligji do të përpunohet dhe do t’u prezantohet deputetëve në përputhje me procedurat ligjore”, kanë deklararuar nga Qeveria. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 31 dhjetor 2024 i ka dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë…
Me datë 05.01.2025 në ora 18.30 në rrugën ,,Nikolla Teslla” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë arrestuar personin D.S. (69) Gostivari, i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në INKP-Burgun Tetovë për vuajtje të dënimit.TS
Më 05.01.2025, në ora 15:00, në fshatin Bervenicë, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar T.M. (41) nga fshati Bervenicë, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti e pesë muajsh për veprën penale “rrezikim i sigurisë” gjatë dhunës në familje, sipas nenit 144, paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Korrigjues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
Pritjet e gjata për të dalë nga Kosova vazhdojnë në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në tri orë e 40 minuta. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 10:00 të mëngjesit, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë rreth 2000 metra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, situata është më e qetë, me pritje deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona atje arrin rreth 200 metra. Ndërkaq, në pikat tjera kufitare nuk ka raportime për pritje, as për hyrje dhe as…

