LSDM edhe sot pyert drejtorin e AKS-së ku ka qenë ditën kur prtendon se ka dhën provimin për gjuhën angleze në Pllovdiv të Bullgarisë. Kjo parti dje kërkoi të thirret seancë e Komisionit parlamentar për mbikqyrjen e punës së AKS-së në të cilën do të referoj në seancë publike vetë drejtori I sapoemruar I këtij agjensioni rreth dyshimeve për plotësimin ose jo të kushteve për tu emruar si drejtori. “Një nga ato pyetje bazohet në informacionin që na është dhënë nga sinjalizuesit se ku ishte Bojan Hristovski ditën kur ai pretendon se ka dhën provimin për një certifikatë të gjuhës…
Author: Hamdi Kumanova
Në studion e Daily Click në TV21, nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi tha se pushteti duhet tu kërkojë falje publike për akuzat që ua kanë bërë të tjerëve në lidhje me Korridorin 8 dhe 10D. Ai tha se gjithçka që është filluar ka qenë me nijet të mirë.
Deputeti, Rijad Shaqiri ka takuar nxënësit e shkollës së mesme “Kiro Burnaz” nga Kumanova. “Sod pata nderin që në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut të marr pjesë në nji seance të simuluar me nxënësit e shkollës mesme ,,Kiro Burnaz nga Kumanova,,së bashku me profesoret: Arta Bajrami Memishi -Sociologe (Arsim qytetar dhe Histori) Anita Latifi (Gjuhë Maqedone) Albina Zimberi (Agronome). Jam i lumtur që Kumanova ka nxënës kaq të pregaditur dhe profesor kaq dinjitoz. Zoti ju bekoftë krenar me ju…. Me rrespekt Rijad Shaqiri.”, ka shkruar ai. (INA)
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik. “Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne. Për sa i përket Kuvendit, shërbimeve dhe procedurës jemi gati. Shpresojmë se do ta arrijmë atë marrëveshje politike sa më shpejt që të jetë e mundur për të…
Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej: “PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”
Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda, Departamenti për hetime kriminale, Njësia për krime financiare, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup ndaj B.K.S. nga Manastiri, si ish-ministre në Ministrinë e Kulturës e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim pozitën dhe autoritetin zyrtar”, shkruan Telegrafi Maqedoni Siç njoftoi sot MPB, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ENER propozim ligjin e ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur. Sipas MInistrisë së Arsimit, të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Propozimi i ligjit integron sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e…
Me datë 30.10.2024, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë në f. Negotinë të Gostivarit kanë privuar nga liria personin B.I. (29) nga fshati Llomnicë, i cili është denoncuar nga fqinji i tij M.K (67) nga i njëjti fshat, se rreth orës 17:00, derisa ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij në fshat, e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij F.K. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorur edhe një mjet druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Me datë 30.10.2024 në ora 10:00 në DPBGostivar, T.P (20) nga Gostivari ka raportuar se,derisa ishte në arkë në një market në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, ka hyrë S.I. dhe ka filluar të debatojë me të dhe ta ofendojë dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht, më pas ka marrë një produkt për shitje nga rafti dhe e ka goditur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe se është vendosur në sistemin qeveritar ENER (Regjistri kombëtar elektronik i rregulloreve). Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008 “Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Në propozim-ligjin janë integruar sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave menaxhmenti i MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur një takim pune konstruktiv”, kumtoi MASH. Nga aty…
Në kuadër të muajit tetor – muajit të kursimit, UNIBank organizoi një sërë aktivitetesh interaktive nën moton “UNIFin Adventures”, me synim edukimin financiar të të vegjëlve. Fushata përfshinte kategori të ndryshme të institucioneve arsimore, përkatësisht kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin. Këto aktivitete kishin për qëllim edukimin e të rinjve për rëndësinë e kursimit dhe menaxhimit të financave, njohjen e fëmijëve me konceptet e kursimit, përgjegjësisë financiare dhe ndërgjegjësimit të përgjegjshëm shoqëror. Me ndihmën e shembujve praktikë, studentët morën pjesë në mënyrë aktive, bënë pyetje, por gjithashtu mësuan për planifikimin e shpenzimeve të tyre aktuale si…
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada. Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti. Postimi i tij: “Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy…

