Më 28.10.2024, rreth orës 23:00, oficerët e Policisë për Mbikqyrje e Kufijve nga Stacioni Policor në Sopot, , ndaluan F.A. (21) nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “trafikimi i migrantëve,” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 23:00, në një vend të quajtur “Kosturnik”, në komunën e Kumanovës, policia vuri re një automjet pasagjerësh “Audi A3” me targa kosovare, të drejtuar nga i dyshuari, në të cilin ndodheshin migrantë. Policët i dhanë shenjë automjetit të ndalonte, por ai vazhdoi në drejtim të një…
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 28.10.2024 rreth orës 12:20 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Zherovjan të Tetovës, vetura ,,vento” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.F.(92) nga Zherovjani, ka goditur këmbësorët I.S (65) dhe O.S (69) nga Zherovjani dhe M.Z (66) nga fshati Tenovë. Në aksident lëndime të rëndatrupore kanë pësuar shoferi J.F. dhe këmbësori O.S., ndërsa I.S. dhe M.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për falje, përbërjen e dorëhequr ditë më parë dhe ekspertë të fushës, shkruan Alsat. Të pyetur për një veprim të tillë, vila “Vodno” sot u mbrojt në heshtje. Nuk dihet nëse është caktuar takim i ri, por ashtu siç tha Davkova ditë më parë, do të ketë konsultime mbi përbërjen e re. “Qëllimi i mbledhjes është që të diskutohen të gjitha mangësitë ligjor dhe institucionale me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin skandale të ngjashme si kjo e fundit…
Propozim buxheti për vitin 2025 sot do të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski. Në pyetjen e gazetarëve Mickoski vlerësoi se treguesit janë duke u përmirësuar dhe po lëvizin punët për projektet e mëdha infrastrukturore. Ai theksoi se është mirë që nuk ka rritje dramatike të deficitit dhe se ka barazim gradual me investimet kapitale. “Investimet kapitale janë diku në vlerë prej 50 miliardë denarë prej të cilave 32 miliardë janë nga buxheti bazë dhe rreth 80 nga huatë dhe programe që janë tashmë në vazhdim ose ende për t’u marrë. Deficiti buxhetor mendoj është…
Mëngjesin e sotëm u raportua se një mjet shpërthyes ishte vendosur në një fabrikë që ndodhet në lagjen Ilinden, transmeton Portalb.mk. “Sot në mëngjes rreth orës 08:20 në SPB Shkup, një e punësuar në një institucion në Ilinden raportoi se në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në emailin zyrtar të institucionit ka pranuar mesazh se fabrikë është vendosur mjet shpërthyes. Aktualisht në terren janë edhe ekipet e SPB Shkup dhe njësiti kundër terrorizmit. Pasi u bënë të gjitha kontrollet e nevojshme, u konstatua se nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, u vërtetua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë”,…
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Daily Click tha se, me heqjen e përkatësisë etnike në ligjin për evidencat amë por edhe për nëpunës administrativ, e kthen Maqedoninë në pikën zero që siç tha, në vitin 199 Lloga tha se, më nuk ka evidenca se se fëmijë shqiptarë, maqedonas apo të komuniteteve të tjera lindin që sipas tij, Maqedoninë e bën shtet qytetar ku të gjithë janë maqedonas duke krijuar hendek në politikat zhvillimore.
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij. “Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë…
Ish diplomati amerikan Daniel Server, profesor në universitetin Xhon Hopkins në Uashington, Daniel Server, ka komentuar mbi letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dërguar liderëve rajonal dhe ndërkombëtar. “Sot mora një letër nga Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Është partia kryesore opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i letrës është të gjenerojë veprime nga SHBA dhe BE: Lexuesit e rregullt mund të imagjinojnë se unë kam ndjenja ambivalente për disa nga çështjet e ngritura në këtë letër. Rreth gjuhës: Megjithatë, nuk kam asnjë dilemë për çështjen e gjuhës. Marrëveshja e Ohrit është e…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot tha se “një gjë është e sigurt”, e ajo është se funksionarëve nuk do t’u rriten pagat. Sipas tij, kjo do të bëhet përmes korrigjimit të raporteve të pagave. “Nuk e di si është, ta shohin përgjegjësit. Një gjë është e sigurt, përveç faktit që një ditë do të largohemi të gjithë nga kjo botë, është se nga viti i ardhshëm nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve”, tha kryeministri. Ndryshe, ishte planifikuar që nga janari i vitit 2025 pagat e funksionarëve të rriten sërish sipas rritjes së pagës mesatare…
Fushata “Projektojmë bashkë” e nisur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, që ka për qëllim të përfshijë qytetarët në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte lokale, pas takimit në Zdunjë dhe Debresh, mbrëmë vazhdoi edhe në Vërtok dhe Reçan. Banorët e këtyre vendbanimeve në bashkëbisedim me kryetarin Limani treguan interes dhanë idetë e tyre për investimet e ardhshme, ndërkaq kryetari Limani theksoi se çdo vendbanim do të preket nga investimet që do t’i kryej komuna në të ardhmen me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë.. Fushata “Projektojmë bashkë” ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve…
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi sot po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi ku u takua me homologun e tij Omer Bolat. Në takim, siç njoftojnë nga shtypi i qeverisë, u bisedua për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve teksa u përqendrova edhe në mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve si dhe rritjen e investimeve turke në vendin tonë. “Në takim Ministrin Bollat e informova se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vend që vazhdimisht investon në ekonominë…
Të rinjtë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi më së voni në Evropë i lëshojnë shtëpitë e prindërve të tyre, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhëna të Eurostatit. Ballkani është në krye të kësaj liste. Të rinjtë në Mal të Zi mesatarisht jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 33,3 vjet, në Maqedoni të Veriut deri 32,1, në Kroaci 31,8, në Serbi deri 31,5, Greqi 30,6, ndërsa në Bullgari deri 30 vjet. Në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjet jetojnë me…

