Dy persona janë duke u trajtuar në QKUK, pas lëndimeve trupore që i kanë marrë.
Viktimat dyshohet se janë sulmuar me thikë nga dy të tjerë, në orët e para të mëngjesit në Graqanicë.
Rasti po hetohet ndërsa ai është hapur si ‘Vrasje në tentativë’.
“Dy viktima meshkuj kosovarë janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht (dyshohet me thikë) nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.


