Author: Hamdi Kumanova

Me datë 25.10.2024 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin I.H. (49) nga Tetova, pasi që gjat bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapsirat ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar heroinë. I.H. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Lexo më Shumë

“LSDM i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë që të tregojnë përkushtim real për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe urgjentisht ta pranojnë propozimin për ngritjen e pagës minimale në 450 euro. Kjo masë do të sjellë mbështetje të konsiderueshme për punëtorët dhe do të sigurojë stabilitet social për mijëra familje që e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbulojnë kostot bazë të jetesës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM. Nga LSDM thonë se Qeveria deri më tani nuk ka arritur të marrë masa konkrete për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Të ardhurat e…

Lexo më Shumë

Deri më tani në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova. Edhe pse të dhënat nga Gjermania nuk përputhën me ata nga Kosova. Për këtë çështje kanë folur profesionistë të ndryshëm ku tregojnë se cilat janë shifrat e sakta dhe pse Gjermania vazhdon të prijë e para për nga numri i qytetarëve nga Kosova. Gjermania është vendi me më së shumti qytetarë nga Kosova. E krejt kjo po vlerësohet pasi ky shtet përveç se ka nevojë për fuqi punëtore ka krijuar lehtësira duke i njohur të gjitha dokumentet e Kosovës. Germin që është një organizatë joqeveritare…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën. Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian. “Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa të miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar…

Lexo më Shumë

Po a kanë vërejtur qytetarët ndonjë dallim pas masës qeveritare për “shporta e vjeshtës” dhe çfarë mendojnë për këtë masë? Qytetarët e anketuar nga TV21, thonë se masa nuk luan rol të madh në standardin e qytetarëve. “Nuk e di çfarë t’u them por marzha nuk luan rol të madh në standardin e qytetarëve. -Për çmimet çfarë mendoni? -Çmimet varet për kë?! Ata që qëndrojnë mirë, p.sh për ata që i kanë rritur pagat për 78% ata munden t’i përballojnë, qytetarët e thjeshtë nuk mund t’i përballojnë”, tha një qytetar. “Ajo tani dikujt i sjellë mirë, dikujt keq! Neve qytetarëve…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një banori nga Reçica e Vogël, i cili në mënyrë të paligjshme mbante lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët. Ai regjistroi dhe fotografoi me celularin e tij dy granata dore, duke i mbajtur në dorë. Ai gjithashtu kishte një vendndodhje të shënuar në telefonin e tij në fshatin Dobrosht. Më pas ka shkuar me veturë në lokacion, por në hyrje të fshatit fshatarët e kanë vërejtur menjëherë si person të panjohur të dyshimtë. Për të mos u zbuluar, ai i ka hequr bombat dhe i ka lënë…

Lexo më Shumë

Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja. Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i…

Lexo më Shumë

Washington Post tha të premten se nuk do të mbështesë një kandidat në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ose kurrë më, duke thyer dekada traditë dhe duke shkaktuar kritika të menjëhershme për vendimin. Por gazeta botoi gjithashtu një artikull nga dy reporterë të stafit duke zbuluar se punonjësit e faqes editoriale kishin hartuar një miratim të kandidates demokrate Kamala Harris ndaj kandidatit të GOP Donald Trump në zgjedhje. “Vendimi për të mos publikuar u mor nga pronari i The Post – Amazon themeluesi Jeff Bezos”, thuhet në artikull, duke cituar dy burime të informuara mbi ngjarjet. Trump, kur ishte president,…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e së shtunës, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht nga dy persona. Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku në një prononcim u tha se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 08:50, teksa dy persona u arrestuan si të dyshuar për këtë rast. Media zbuloi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar në këtë rast, të cilët janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj. Sipas informacioneve të para, dyshohet që sulmi ka qenë i motivuar për shkak të funksionit të tij. Siç mëson media përmes burimeve, sulmi lidhet me një pronë të të dyshuarve,…

Lexo më Shumë

Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Policia e Kosovës i ka arrestuar që të dy pas sulmit ndaj Muhaxherit në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Lidhur me sulmin ndaj Muhaxherit është deklaruar prokuroria dhe policia në rajonin e Pejës. Ato bërë me dije se Muahxheri është dërguar në spital për të parë dëmtimet, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Sipas Policisë, Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar. Pas këtij akti barbar, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se Munaxherin nuk mund ta ndalin e as ta frikësojnë. I pari i LDK-së, iu bënë thirrje organeve të drejtësisë mbajnë përgjegjës ata që provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë. “Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të…

Lexo më Shumë