Pas shpalljes së Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, si persona non grata na State Departamenti Amerikan, ka reaguar edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se e përshendet këtë vendim të SHBA-së dhe se të apostrofuarit të tërhiqen nga jeta politike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe se si Alancë, gjithmonë kanë qenë ata që kanë denoncuar dhe dënuar lidhjet e gjyqësorit me politikën. Ja dhe reagimi i Selës: Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Në momentin kur u rreshtove krah Ali Ahmetit dhe Artan Grubit dhe Ramiz Merkos në Strugë, e definuat qartë se më shumë vlerësoni interesat personale dhe privilegjet sesa të ardhmen e shqiptarëve. Ti zgjodhe Artanin dhe Ramizin – persona që SHBA-të i futën në lista të zeza për korrupsion! Distancimi yt tani nuk ka më vlerë. Ju zgjodhët SORAVINË, milionat dhe luksin. Nuk zgjodhët popullin! Nuk zgjodhët të qëndroni krah shqiptarëve të lodhur nga padrejtësitë, nga korrupsioni dhe nga premtimet boshe. Ky akt është një tradhti e hapur, një tradhti ndaj atyre që dikur ju besuan, ju shpresuan dhe ju…
Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm Policia dhe Prokuroria Publike kanë filluar një aksion për të luftuar korrupsionin në REK Manastir duke u përpjekur të zgjidhin problemin e korrupsionit të trashëguar për 30 vite në këtë sektor. Kjo situatë është përshkruar si një “pandemi korrupsioni” që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe sistemin energjetik të vendit . Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është vërejtur një prani e shtuar policore pranë shtëpive të personave që janë të lidhur publikisht me tenderë milionësh. Kjo tregon se aksioni i autoriteteve për luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik po vazhdon në nivel kombëtar .…
Memedali Jusufi Gjenialiteti i burshtetasve boterore eshte se ato e porositnin kritiken qe mos te shkojne ne humnere , bile jane edhe te detyruar qe te degjojne cdo dite dike qe nuk mendon si ato. Keshtu ata ishin te obliguarr ne nje forme ti iknin mendimit uniform. Shoqerite perendimore arriten qe ti iknin asaj qe ne e shohim ne vatrat tona , qe diktatura e shumices ndaj pakices eshte bere parim shoqeroro-politik .Kriticizmi në përgjithësi nënkupton gjykimin demokratik mbi përshtatshmërinë e një çështjeje për qëllimet e paramenduara, si kundërshtim me urdhrat autoritariane, të cilat do të nënkuptoheshin si një realizim…
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka akuzuar pushtetin se po i përdorin veturat e shtetit sikur të ishin private. Gjini ka thënë se është në dijeni se qindra vetura të shtetit po keqpërdoren nga zyrtarët e shtetit. “Janë qindra vetura të shtetit që janë të regjistrume me 01 që do të thotë këshilltarët politikë, zyrtarët administrative të lartë po i përdorin veturat zyrtare sikurse private”, ka thënë Gjini. Madje, Gjini ka theksuar se ka zyrtarë të shtetit që po shkojnë edhe në deti me vetura zyrtare, ndërsa atyre ua kanë ndërruar tabelat në 01, në mënyrë…
Serbia po negocion me Rusinë për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz, e cila do të skadojë në mars, duke synuar të ruajë vëllimet aktuale me Gazprom, raportoi Bloomberg. Serbia është në një pozicion të fortë për të negociuar një marrëveshje gazi me Rusinë, falë lidhjeve të saj të ngushta me Moskën, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin për Bloomberg në një forum në Emiratet e Bashkuara Arabe. Serbia i është shmangur bashkërendimit me sanksionet perëndimore kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Kremlini. Vendi, i cili konsumon rreth 3 miliardë metra kub gaz në vit, mbështetet në Gazprom…
Sekretari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Egzon Azemi, e ka justifikuar largimin e mikrofonit nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, duke e cilësuar si veprim “jo-tragjik”. “Nëse hiqet një mikrofon nuk është që ndodh diçka tragjike. Nuk pat asnjë lëndim, madje as pajisja nuk u lëndu.” – tha ai. Ai theksoi më tej se shkulja e mikrofonit nuk kishte të bënte me buxhetin, por me diskutimet rreth planit zhvillimor komunal. “Ka qenë një seancë e grumbulluar me pika jashtëzakonisht pika të rëndësishme, duke filluar prej buxhetit për të cilin nuk…
Në vetëm dy javë, rebelët sirianë janë larguar nga enklava e tyre në veriperëndim për të kapur një varg qytetesh të mëdha, përpara se të arrinin në kryeqytetin Damask dhe të rrëzonin presidentin Bashar al-Assad, 13 vjet pas fillimit të luftës civile të vendit. Në kolona automjetesh të vogla dhe motoçikletash, luftëtarët e udhëhequr nga grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) lëvizën me shpejtësi përgjatë një autostrade veri-jug, e cila formon shtyllën kurrizore të vendit për të marrë Damaskun pa rezistencë. Por, ndërsa shumë në vend po festojnë rënien e një dinastie familjare që sundoi Sirinë me një dorë të…
Është vërtetuar patriotizmi i rrejshëm i BDI-së, Artan Grubi është futur në listën e zezë në SHBA, reagojnë nga VMRO-DPMNE. “Vendosja e Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-ve, së bashku me gjyqtarin Enver Begjeti, dëshmoi partishmërinë e shtetit nga BDI. Enver Bexheti, gjyqtari që e mbajti në sirtar rastin Mijallkov, dëshmon partishmërinë e gjyqësorit. Gjyqtarët e mbështetur nga Artan Grubi dhe BDI dalëngadalë po përfundojnë në listën e zezë të SHBA-ve, së bashku me anëtarët e BDI-së. Artan Grubi dhe Enver Bexheti, si dhe anëtarët e tjerë të BDI-së që janë në listën e zezë të SHBA-së, janë…
“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X. Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë. “Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan ambasadorja Ageler në rrjetet…
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro. Kjo shifër përfshin investimet totale që janë bërë në vite nga shtete të ndryshme të BE-së. E dhëna është bërë e ditur në bazën e të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2023, investimet e huaja nga vendet e BE-së në Shqipëri ishin 457 milionë euro. “Monitor” ka krahasuar stokun e investimeve të huaja nga BE në vendet e rajonit, në raport me madhësinë e ekonomisë përkatëse (prodhimin e brendshëm bruto-PBB) për të parë se…
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar në rrjete sociale pasi u fut në listën e zezë nga Departamenti i Shtetit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Grubi thotë se vendimin e DASh-it e mësoi nga mediat. “Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, ka shkruar ai. Grubi më tutje…

