Me datë 20.10.2024, në ora 19:20, në lagjen Hanet e Mavrovës, punonjësit policorë të NjP Mavrovë, kanë privuar nga liria personin R.Gj. (54) nga Gostivari. Ai në ora 19:00 është denoncuar nga bashkëshortja e tij 56-vjeçare se ka tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë në vikend shtëpinë e tyre në hanet e Mavrovës. Ai është ndaluar në Stacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe i është marrë mjeti i mrehtë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresa përkatëse.TS
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët. Nga gjykata thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te dëshmitarët. “Dy dëshmitarët që duhej të merren në pyetje sot, në të dyja lëndët, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancë”, deklaroi avokati i Merkos, Igor Petkovski. Në cilësinë e dëshmitarëve sot është dashur të paraqiten ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon që në të ardhmen, të prezantojë fluturime ndërkontinentale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njoftoi portali exyuaviation.com. Siç shkruan në njoftimin e tyre, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë në të dhe se është i vetëdijshëm se është një ambicie e madhe, transmeton Portalb.mk. “Qeveria ka plane për organizimin e fluturimeve ndërkontinentale nga aeroporti i Shkupit, që do të jetë rast unik jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Tashmë kemi filluar punën për të dhe besoj se është një ambicie e madhe, por do…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që sipas tyre, kërkohej nga Interpoli i Austrisë “Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë. Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë…
E mërkura e ardhshme (23 tetor) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu njofton Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinis. Të mërkurën do të shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2024 (e mërkurë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. ” Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët…
Policia njoftoi se dje, në orën 21:00, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan M.P. (43). I arrestuari, më 18.10., rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, ka kërcënuar gruan dhe vajzën e tij, dhe më pas e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 19-vjeçare, duke përdorur një objekt të fortë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Nga VMRO-DPMNE thonë se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska “e cila njihet se nuk kujdeset për qytetarët, nuk kujdeset për paratë e popullit, tani ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve”. Thonë se Danela Arsovska së bashku me koalicionin LSDM, BDI dhe “Levica”, me të cilët bën të gjitha marrëveshjet e dyshimta, janë të interesuar vetëm për intriga dhe për pak ka shpëtuar të jenë shkaktare e gripit të shpendëve dhe epidemisë në të gjithë qytetin. “Arsovska, i mbështetur nga LSDM, BDI dhe “Levica”, ka ndërruar vetëm drejtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, i…
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Njëri nga viktimat…
Kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Samka Ibraimoski, thotë se në klubin e partisë së tyre në Tetovë është hedhur një mjet shpërthyes. Në njoftimin e PEPR-së nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa thuhet se ka dëme të mëdha materiale. “Njoftojmë opinionin se me datë 21.10.2024 në klubin PEPR është hedhur një mjet shpërthyes. Të gjitha xhamat janë thyer dhe nga e gjithë kjo janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ne e dënojmë ashpër këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. Ftojmë institucionet…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë gjithmonë janë karakterizuara nga një ndjenjë miqësie vëllazërie dhe mbi të gjitha Turkiye ka qenë një ndër partnerët më strategjik të Shqipëris.Por gjithashtu vitet e fundit kjo lidhje dhe ky bashkpunim është përforcuar edhe më shumë përmes vizitave të shpeshta zyrtare anasjtelltas dhe aritja e bashkëpunimeve të fundit në fusha të ndryshme. Vizitat e Zyrtarëve të Lartë dhe Bashkëpunimi në Fusha Strategjike Vizitat e rëndësishme nga zyrtarët e lartë nga të dyja vendet kanë dëshmuar një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor. Ndërsa vizita e…
Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se mosformimi i disa fondeve janë si pasojë e dështimeve të partisë në pushtet. Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka nevojë për fushatë të re se e ka të vjetrën pasi sipas saj, nuk i ka realizuar asnjërën nga premtimet. “Për fondet e tjera të parealizuara është dështim, por LVV edhe këtu ka një përparësi sepse duke qenë se nuk e ka realizu asnjë premtim e zotim, nuk ka nevoje të bëj program qeverisëse për fushatë elektorale, i vlen i njëjti vetëm se këtë herë qytetaret nuk ju besojnë fjalëve dhe mashtrimeve…
Nga 15 punëtorët e Kopshtit zoologjik të Shkupit për të cilët tashmë ka përfunduar anketa epidemiologjike nga ana e epidemiologëve të Qendrës për Shëndet Publik (QSHP) dhe Institutit për Shëndet Publik (ISHP), për katër prej tyre gjatë ditës së nesërme do të jepen vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa te njëri prej tyre i cili të premten ka shfaqur simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për praninë eventuale të gripit të shpendëve. Për shkak të shpërthimit të “gripit të shpendëve”, Kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur për të tretën ditë. Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët sigurojnë se pavarësisht…

