Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:00, në pikën e pagesës “Kadrifakovë”, policia ka konstatuar parregullsi teknike në një autobus me targa të Shkupit, përcjell TV21. “Është ndaluar dhe është kontrolluar një autobus i markës “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e një kompanie nga Shkupi, që po drejtohej nga M.Z. (42) nga Shën Nikolla. Në kuadër të kontrollit është konstatuar se tahografi nuk ka qenë në rregull, gjegjësisht shoferi nuk ka pasur certifikatë për kontroll. Për ngjarjen është njoftuar Inspektorati Shtetëror për Transport dhe Lidhje, i cili ka shqiptuar gjobë…
Author: Hamdi Kumanova
Një grua 43-vjeçare nga fshati Luboten, në afërsi të Shkupit, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Më 18.10.2024, në orën 14:30, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” se në Qendrën e Urgjencës, ndërsa ishte në dhomën e kontrollit, ka ndërruar jetë M.S. (43) nga fshati Luboten, Shkup, njoftuan nga MPB. Vdekja është konstatuar nga mjeku pa shenja dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
“Vendimi për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve infrastrukturore në komunat nuk është politik. Ka komuna të kryesuara nga kryetarët e komunave nga LSDM-ja, e që morën mjete si për shembull Dellçeva, Berova, Kriva Pallanka… Nëse do të ishte politikë, ata nuk do të kishin marrë”, shprehet ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për Agjencinë Informative të Lajmeve. Ai nuk deshi të komentojë deklaratën e kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila e quajti vendimin e tillë të Qeverisë një përballje me kundërshtarët. Shprehet se problemi në kryeqytet është sistemor dhe asnjë masë ndërhyrëse nuk mund…
Këshilli Lokal për Parandalimin e Delikuencës në Tetovë, ka ngritur alarmin, duke theksuar se shkollat janë të mbushura me nxënës që jo vetëm konsumojnë, por edhe tregtojnë lëndë narkotike. Blerta Ademi nga ky këshill thotë se, bazuar në një anketë të realizuar, kjo problematikë bashkë me lojërat e fatit vazhdon të rritet në Tetovë. Për të luftuar këtë dukuri rekomandojnë të rritet bashkëpunimi me SPB-Tetovë kurse policia të patrullojë afër objekteve shkollore. Por, një shqetësim tjetër që paraqitet është edhe fshehja e rasteve nga shkollat. Nga praktika jonë, nuk mund të themi se shkollat i fshehin këto raste. Ne kemi…
Derisa funksionarët shijojnë luksin, cdo I treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri. Reagimi vjen nga “Levica”, sic thonë, të dhënat janë konfirmuar nga UNICEF-i, me të dhëna shqetësuese ku një numër I madh I fëmijëve janë pa mbrojtje shëndetësore, ushqime dhe veshmbathje. “Maqedonia sipas Kushtetutës është shtet social, por sistemi i egër kapitalit dhe lakmia e elitave politike, tërësisht anashkalojnë këtë përcaktim kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të gjejë zgjidhje për shkurtimin e harxhimeve joracionale të funksionarëve dhe destinimin e tyre për të shkatëruar varfërinë e fëmijëve. Një shtet ku çdo i treti fëmijë jeton në varfëri,…
Kopshti zoologjik është i mbyllur që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa janë evakuuar edhe punëtorët, mëson Meta.mk nga burime në kopshtin zoologjik të Shkupit, të cilët këmbëngulin në anonimitet, transmeton Portalb.mk. Jozyrtarisht bëhet fjalë për një bakter dhe nuk përjashtohet një virus te patat që mund të infektojë edhe njerëzit. Ditët e fundit kanë ngordhur një duzinë patash dhe tani po ngordhin edhe pjesa tjetër. U.d drejtori i kopshtit zoologjik në Shkup, Zoran Popov, nuk iu përgjigj thirrjeve të Meta.mk, ndërsa drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, shkurt tha se në kopshtin zoologjik ka qenë që në…
Të dielën, më 27 tetor 2024, orët do të kthehen 1 orë pas (nga ora 3 e mëngjesit në 2 të mëngjesit) në pjesën më të madhe të Evropës me përfundimin e kohës së lirë. Meqenëse Evropa përfshin disa zona kohore, kalimi nga koha verore në atë standarde (e njohur edhe si ora dimërore ose standarde) ndodh në kohë të ndryshme lokale. Ndryshimet e motit në Evropë janë të sinkronizuara. Sipas rregullave aktuale të BE-së, DST fillon në javën e fundit të marsit dhe përfundon në javën e fundit të tetorit. Vendet evropiane që nuk kanë DST përfshijnë Rusinë, Islandën…
Temperatura më e ulët sot në mëngjes në vend është matur në Berovë, 0 gradë Celsius, në Kodrën e Diellit dhe Kriva Pallankë 5, Strumicë dhe Krushevë 6, Vinicë dhe Lazaropole 7, Shtip dhe Hanet e Mavrovës 8. Prilep, Shkup- Petrovec, Pretor, Kumanovë dhe Kavadar 9, Ohër, Manastir dhe Veles 10, Tetovë, Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli 11 dhe Demir Kapi 13 gradë. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta shiu, kryesisht në pjesën jugore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë Vardarit erë herë pas here…

