Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në TV24, foli mbi çështjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, ndryshimet në Kushtetutë, si dhe ligjin për përfaqësim të drejtë. “Nuk ka asnjë forcë që mund ta bëjë popullin maqedonas të thotë se ekziston që nga viti 1945. Nuk ka forcë që mund ta detyrojë popullin maqedonas të ketë një histori të përbashkët me Republikën e Bullgarisë. Nuk ka maqedonas që mund të pranojë se Goce Dellçev është bullgar. Maqedonia nuk ka alternativë përveç BE-së, por ne duam të hyjmë atje si gjithë të tjerët – me kokën lart, sipas…

Lexo më Shumë

Qendra Tregtare “Garnizon” në Kumanovë dikur ishte e mbushur me rreth 200 hapsira afariste, ndërsa sot vetëm 40 janë funksionale. Kushtet në këtë qendër tregtare janë të këqija, ka mbeturina të hedhura gjithandej, vjen erë e keqe si dhe nuk ka ndriçim. Qytetarët ankohen se objekti është lënë pas dore dhe nuk është investuar asgjë, kurse Komuna e Kumanovës thotë se kanë intervenuar disa herë për mbeturinat, megjithatë, nuk treguan nëse kanë ndonjë plan për revitalizim të qendrës. Kur e viziton qendrën tregtare “Garnizon” në Kumanovë përballesh me mbeturinat që janë gjithandej, në shporta, në shkallë, në tokë. Kati përdhesë…

Lexo më Shumë

“LSDM është sinonim i partizimit të çdo gjëje që është në shtet dhe me karakter qytetar. Ndërsa ishte në pushtet, LSDM emëroi personel partizan partiak dhe të paaftë në poste kyçe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencinë e Inteligjencës (AI). LSDM gjatë qeverisjes së saj e ka partizuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës”, thonë nga VMRO-DPMNE. “Viktor Dimovski, zyrtar partiak, është emëruar nga LSDM për kryetar të BSHB-së. Dimovski ka luajtur një rol aktiv në strukturën e LSDM-së dhe është i lidhur me skandale të rënda të sigurisë dhe diplomatike. Erolld Musliu, i cili drejtonte…

Lexo më Shumë

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar me qëllim ekstradimin në Shqipëri. I arrestuari rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. “Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.…

Lexo më Shumë

Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e djeshme ( 18 tetor) 67-vjeçari me origjinë shqiptare vdiq në vend, pasi u rrëzua nga një pemë, në të cilën kishte hipur për të mbledhur dardhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalavrita. Shqiptari fatkeq ishte duke lëvizur me makinë drejt Dafni Kalavryton, kur në një moment anash rrugës pa një pemë me dardhë. Ai ndaloi për të marrë disa dardhë nga pema, por për fat të keq u rrëzua dhe ndërroi jetë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas. Në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit evropian, përkatësisht rëndësia që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën evropiane, si dhe nevoja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në. Në takim u theksua se integrimi i shtetit është çështje e interesit kombëtar dhe çdo vonesë në përmbushjen e kushteve të kornizës së negociatave është një hap prapa për të ardhmen e qytetarëve. Kryetari i LSDM-së, Filipçe, ka shprehur shqetësimin për politikat e…

Lexo më Shumë